LDK u frikësohet zgjedhjeve

0
674

Të gjitha partitë në opozitë duken të gatshme për zgjedhje. Përveç, që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), preferon të kryej mandatin deri në fund.

Kryeministri Mustafa ka thënë ditë më parë që në muajin mars do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, dhe beson se koalicioni Qeveritar i ka votat për ta kaluar atë në Kuvendin e Kosovës. Por edhe nëse kalon apo dështon demarkacioni, të gjithë pothuajse duken të disponuar për zgjedhje, sidomos partitë në opozitë.

Zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje, janë shprehur pro zgjedhjeve të parakohshme, duke thënë se kjo është zgjidhja e vetme. Gjithashtu qeverinë e kanë quajtur si të pafuqishme dhe antikombëtare.

“Kjo qeveri është e pafuqishme, antishtetërore, është antikombëtare, dhe mu për këtë ne ka kohë që kemi kërkuar dorëheqjen e saj. Largimi i kësaj qeverie nga pushteti do të hapte mundësinë për t’iu dhënë fund koncesioneve të dëmshme me Serbinë dhe për ndërtimin e zhvillimin e Republikës. Pra, tani zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet’’ kanë thënë zyrtarë të Lëvizja Vetëvendosje për gazetametro.net

Edhe partia tjetër nga opozita, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehur e gatshme për zgjedhje të parakohshme. “Mos kalimi i demarkacionit, do ishte fitorja më e madhe për Kosovën dhe për dinjitetin e secilit qytetar e deputet”, ka thënë Pal Lekaj për gazetametro.net

“Rrëzimi i demarkacionit, i këtij versioni, do të thoshte më automatizëm zgjedhje. Sot nuk kemi mirëqeverisje, por kemi kapokraci, pra shteti është i kapur në të gjitha segmentet e tij. Sa ma parë të shpallën zgjedhjet e ardhmja e Kosovës mund të përmirësohet” ka shtuar Lekaj.

Ndërsa analisti politik, Halil Matoshi, për gazetënmetro ka thënë se në shkollën kosovare është mësuar gabimisht për sipërfaqen e tokës, dhe për këtë çështje dhe gabimet  e saj në vazhdimësi duhet të përgjigjet Qeveria.

“Nëse ratifikimi nuk kalon, gjerësisht besohet se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ndoshta edhe për faktin se PDK’së nuk i konvenon që  Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa të ketë ndonjë sukses të nivelit kombëtar, siç janë liberalizimi i vizave ose bërja e vendit me ushtri”, ka vlerësuar më tej Matoshi.

Gjithashtu, partitë në e Koalicionit udhëheqës, kanë folur për zgjedhje të parakohshme. PDK duket më e disponuar, përderisa LDK, që udhëheq me qeverinë është shprehur se pret të rrespektohet kalendari zgjedhor dhe të kryhet mandati deri në fund. Më herët është raportuar nga gazetametro, se zgjedhjet nacionale mund të mbahen në vjeshtë të këtij viti, bashkë me ato lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, poashtu ka shprehur gadishmërinë teknike, për t’i organizuar ato, kurdo që mendojnë partitë kosovare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu