LDK vendos: Mustafa kryeministër

0
663

Lima

Marrëveshja mes partive të Bllokut duhet të ridizajnohet, ndërsa Isa Mustafa do ta marrë drejtimin e Qeverisë së re të Kosovës. Kështu ka vendosur të martën kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi që, sipas tyre, kjo është alternativa e vetme për zgjidhjen e ngërçit politik dhe krijimit të institucioneve të reja në vend.

Burime të gazetës “Zëri” brenda kryesisë së LDK-së po ashtu bëjnë të ditur se edhe partnerët e koalicionit paszgjedhor (LAN) janë pajuar se duhet të lëvizet në drejtim të rikonfigurimit të marrëveshjes, për të mos lejuar që vendi të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme.

“Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i Nismës janë pajtuar për ridizajnim të marrëveshjes, sikurse Kryesia e LDK-së.

Pas mbledhjes së djeshme të Kryesisë, përmes një komunikate për opinion, kjo parti theksonte:

“LDK-ja vlerëson se është e domosdoshme që në vend të ndërrohet mënyra e qeverisjes dhe së Kosovës i duhet një qeveri demokratike, e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe e cila do të punojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në këtë komunikatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu