Le Monde: Fundi i epokës së Hashim Thaçit

0
682

Thaqi dhe Kadria

“Dita e 9 dhjetorit shënon fundin e një epoke, asaj të Hashim Thaçit të gjithëfuqishëm”. Kështu e përfundon shkrimin e saj për zgjidhjen e krizës politike në Kosovë gazeta Le monde e së enjtes.

Në shkrim thuhet se pas gjashtë muajsh krize politike, Kosova ka një qeveri të re dhe sipas saj ky është një lajm dyfish i rëndësishëm: “Fillimisht se u zgjidh kriza dhe së dyti se shefi i kësaj qeverie për herë të parë në historinë e Kosovës së pavarur, nuk do të jetë më Hashim Thaçi.

Autori Benoit Vitkine shpjegon më pas se megjithëatë me mjeshtëri Thaçi i’a ka arritur të bëhet numri dy i qeverisë dhe ministër i jashtëm, megjithëse që nga viti 2007 ka qeverisur pa ndërprerje “duke u mbështetur tek rrjetet klienteliste”.

Në shkrim më pas flitet për bekimin që i dha komuniteti ndërkombëtar kësaj qeverie pasi ishte i shqetësuar për vazhdimin e dialiogut me Serbinë dhe për ngritjen e gjykatës speciale për krimet e luftës. Le monde përshkruan edhe rolin vendimtar të ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson, e cila përpara vendimit për koalicion, i përmendi Isa Mustafës rreth 70 dosjet e korrupsionit që gjendeshin në prokurorinë e Prishtinës, në ngarkim të tij. Ajo mori pjesë në mbledhjen e parë të vendosjes së koalicionit. “Përpara kësaj – thuhet në shkrim- Uashingtoni vendosi të mbështesë Z. ThaçI i cili është më shumë sesa një simbol stabiliteti, sesa i një qeverisje të pastër.”

Më pas Le monde bën një pasqyrë se përse një marrëveshje e tillë i duhej Hashim Thaçit. i sulmuar nga të gjitha anët, i dyshuar për korrupsion, i akuzuar për krime lufte dhe madje i përmendur në në dosjen e ngatërruar të trafikut të organeve të të burgosurve serbë, Thaçi ka arritur të bëjë një lëvizje prej mjeshtri politik. Për të ishte një çështje jete apo vdekjeje sepse pjesa më radikale e opozitës pretendonte të ngrinte një sërë padish kundrejt tij, menjëherë sapo të largohej nga pushteti. (përgatiti Lapsi.al)

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu