Lejet e Punës: Ambasadori Gjerman ia bënë bajat Petrit Selimit

0
166
Lejet e Punës: Ambasadori Gjerman ia bënë bajat Petrit Selimit

Duke u nisur nga një shkrim i Al Jazeer-së, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Petrit Selimi, në Twitter bëri një përmbledhje të atij shkrimi ku tregon se Gjermania do të rrisë edhe më shumë numrin e leje të punës për Ballkanin, shkruan Gazeta Insajderi.

“Gjermania do të rrisë edhe më shumë numrin e lejeve të punës për Ballkanin. 56% e kompanive gjermane ankohen për mungesë të stafit. 100,000 banorë që largohen nga Ballkani Perëndimor çdo vit”, ka shkruar fillimisht Selimi.

Mirëpo, këtë gjë duket se nuk e ka ditur ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Ai i ka bërë retweet Selimit, duke i thënë se është mirë të mësojë gjëra të reja për vendin e tij, ndërsa ka vazhduar t’i thotë se sigurisht, Selimi, ka burime më të forta se vetë ambasadori për vendin e tij.

“Kënaqësi të mësosh më shumë për vendin tim, unë nuk e kam këtë informacion. Por sigurisht keni burime më të forta se unë në vendin tim”, i ka shkruar si me shaka ambasadori Heldt, Petrit Selimit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-ministrit Selimi, duke i thënë ambasadorit që është bazuar në shkrimin e AJ – ne gjuhen Serbe.

Pas kësaj, shakatë nuk kanë munguar nga qytetarët e Kosovës që përveç në Twitter, kanë shkruar edhe në Facebook dhe rrjetet e tjera sociale, duke u tallur me Selimin./ Insajderi

Lejet e Punës: Ambasadori Gjerman ia bënë bajat Petrit Selimit
Lejet e Punës: Ambasadori Gjerman ia bënë bajat Petrit Selimit
Lejet e Punës: Ambasadori Gjerman ia bënë bajat Petrit Selimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu