Leo i EULEX’it dhe terrorizimi i tij ndaj shqiptarëve

0
854

Prishtinë 18 prill- Stefan Loren, ose shkurt Leo, është emri i pjesëtarit të EULEX-it që për një kohë të gjatë ka terrorizuar stafin vendor të këtij misioni. Klan Kosova që raportoi e para për ngjarjen ka dhënë detajet e sjelljeve të turpshme të këtij individi.

Në raportin e ankesës për të thuhet se Leo ka thënë se “është kënaqësi që me flamurin shqiptar të fshijë prapanicën dhe se Kosova është vend i mirë për ta pshurrur”.

Ai u ka thënë punëtorëve lokalë se “ju shqiptarët jeni të marrë, se nuk keni shtet dhe se Serbia nuk do të lëshojë kurrë Kosovën”, raporton Indeksonline.

Ai ka pranuar se ka lidhje nga e kaluara me Serbinë dhe se gjyshi i tij ka luftuar me serbët kundër shqiptarëve, pasi nuk i konsideron si të edukuar. Ai raportohet të ketë abuzuar psikikisht stafin lokal dhe ka përqeshur fenë e shumicës së kosovarëve, Islamin.

Gjithashtu ka kërcënuar punëtorët lokalë me përjashtim nga puna nëse flasin duke përmendur lidhjet e forta që kishte me Brukselin. Rezultatet e hetimit për të do të bëhen publike deri në fund të muajit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu