Lepaja: E turpshme dhe antiligjore ndërhyrja e policisë, ndaj studentëve për Kishën!

0
858

fadil-lepaja

Analisti politik, Fadil Lepaja ka reaguar ndaj mënyrës se si policia e Kosovës arrestoi disa studentë, që vendosën një mbishkrim tek kasha serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se kjindërhyrje ishte e turpshme dhe e paligjshme.

Shënimi i plotë i Lepajës:

Është e turpshme, dhe antiligjore ndërhyrja e policisë ndaj studentve të cilët refuzojnë vendimet e regjimit kriminal të Serbisë, dhe kriminelit Millosheviq me të cilat dhunohet Universiteti i Kosovës duke ndërtuar kishë politike dhe objekte tjera përcjellëse për murgj, në zemër të kampusit universitar.
Kjo përpjekje për të legalizuar dhunën e dikurshme ndaj arsimit shqip në Kosovë, dhe përpjekja për të rikthyer korpusin e klerikëve në ambientet e objekteve të ndërtuar me vendime të regjimit kolonizues përkundër vullnetit të kosovarëve, është mesazh jocivilizues, dhe mazohist që i dërgohet botës, si thirrje që të dhunohet në vazhdimsi një popull dhe të privilegjohen të tjerët.
Në vende të qytetruara dhe me dinjitet, prej ministrit dhe drejtuesve të policisë do të jepnin dorëheqje, por në këtë vend qytetarët nuk i pyet askush.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu