Leter e Hapur drejtuar organeve përgjegjëse për sigurinë në Kosovë

0
804

Kaluan më shumë se 12 vite që nga largimi i forcave okupuese e ne ende kemi një situatë okupimi në veri të Kosovës. Stukturat e Serbisë, në asnjë moment nuk pushuan së vepruari. UNMIK dhe KFOR, ishin në dijeni të plotë të situatës dhe me mosveprimet e tyre, lejuan funksionimin normal të këtyre sturukturave, të cilat vazhduan traditën kriminale dhe gjenocidale të Millosheviqit. Në kohën kur Kosova kontrollohej ashpër nga UNMIK-u dhe KFOR-i dhe kur nuk kishte asnjë organ ekzekutiv vendor, natën në mes 3 dhe 4 shkurtit 2000, mbi 1500 familje shqiptare me rreth 12 mijë banor u deportuan me dhunë nga shtëpitë e tyre në veri të Kosovës, me ç’rast u vranë 10 persona dhe u plagosën shumë të tjerë. Që nga ajo kohë, organet përgjegjëse të sigurisë ndërkombëtare dhe vendore, kanë dështuar të sigurojnë popullatën shqiptare në atë pjesë, e dëbimet vazhduan dhe po vazhdojnë edhe më tutje me metoda nga më të ndryshmet, tanimë edhe në sytë e EULEX-it, i cili në vend se të kryejë detyrën e vet, vetëm se po e pengon shtetin e ri të Kosovës, që të marë masat e duhura për të siguruar jetët e qytetarëve.

Përderisa faktori shqiptar ka qenë i heshtur dhe i durueshëm, duke besuar në organet përgjegjëse të sigurisë, tani pas ngjarjeve të fundit, që argumentuan dështimin total të këtyre organeve, ne kërkojmë aktivitet e presion të shtuar nga Qeveria e Kosovës, unitet të të gjitha forcave politike shqiptare rreth situatës së krijuar.

Organeve të sigurisë iu apelojmë që urgjentisht:

–         Të mirren masat për kthimin e menjëhershëm të banorëve shqiptar në pronat e veta

–         Të shuhen strukturat e Serbisë dhe të arrestohen pjesëtarët e tyre

 

Këto masa janë parakusht i ruajtjes së sigurisë në Kosovë dhe do krijojnë kushtet për jetë të lirë e të qetë, për organizimin e pushtetit lokal legjitim dhe për mirëqenien ekonomiko-sociale të banorëve në atë pjesë.

Nëse KFOR-i, EULEX-i dhe Qeveria e Kosovës, do të rrijnë edhe më tutje duarkryq, Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, do të jenë në ballë të organizimit popullor. Përgjegjës të kësaj situate do të jenë vet organet e sigurisë, që me mosveprimin e tyre shkaktuan tërë këtë situatë.

 

 

Prishtinë 11 prill 2012

Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së

Muharrem Xhemajli

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu