Letër Proteste!

0
877

Anglezi i njohur Bekon thoshte:”Heshtja është virtyt i budallenjeve”.Heshtni buçasin mediat,gazetat e financuara nga qeveritaret,bisedimet me Serbin janë të nevojshme.Këto thirrje për heshtje i vëjnë në spikam edhe mashtruesit e mëdhenj  në Kosovë që janë në pushtet me vota të vjedhura.Pak a shumë të njejtën thirrje e bëjnë edhe politikanët aktual në Tiranë,përveq Aleancës Kuq e Zi e cili shquhet për angazhime të sinqerta për Kosovën shqiptre.E njejta gjë vlen të thuhet për Lëvizjen Vetëvendosje për angazhimin e saj veprues me në krye (Hasan Prishtinën) siç e quajnë në Kosovë veprimtarin e palodhur për zgjidhjen e ç’ështjes shqiptare Albin Kurtin,i cili po përpiqet me mish e shpirt që ç’ështja shqiptare kësaj radhe të mos mbetët në gjysmë të rruges siç ka mbetur gjer më tani,dhe njëkohësisht dëshiron që protestat, demostratat nga paknaqsia e madhe popullore të mos devijojnë por se ato të jenë paqësore duke i bërë trysni politikanëve dhe të huajve që mos të luajnë me fatin e popullit shqiptar.

A thua politikanët aktual në trojet shqiptare nuk e kanë lexuar a dëgjuar ndonjëherë këtë thënie të Bekonit.”Elita” politike shqiptare vaçmas kjo e Kosovës,ka dëshmuar se nuk ka pikë respekti për interesat dhe vullnetin për liri e ribashkim kombëtar që e ka populli i Kosovës.Kjo u pa menjëherë pas luftës çlirimtare ku disa politikan të dalur nga lufta e UÇK-së përvetësuan dhe kopjuan”artin” e mashtrimit.Pranimi në heshtje dhe angazhimi i tyre për Kosovën “multietnike”ishte devijimi dhe mashtrimi i madh që po i bëhej popullit shqiptar dhe interesave të tij.Koncesionet që i bëheshin politikave të huaja po thelloheshin vazhdimisht.Kosova veriore po kontrollohet qind për qind nga Beogradi.Ekonomia dhe pasuria kombëtare po rrënohet, sistematikisht dhe po tjetërsohet nga abuzuesit e mëdhenjë të AKM-së.

 

Roli i këtyre forcave regresive bëhet gjithnji e më i rrezikshëm për lirin dhe të drejtat vetëvendosëse të shqiptarëve. Premtimet dhe përbetimet e politikanëve se nuk do të negociojnë pavarësin me Serbin,dalin se ishin mashtrime të pastra.Hyrja në bisedime me Serbinë për Kosovën e bëri atë ortake të padiskutueshme dhe e legjitimoi të drejtën e Serbisë mbi Kosovën shqiptare anipse ky shtet dhe populli serb bënë masakra,dhunime,thjesht ky ishte një gjenocid i serbisë ndaj shqiptarëve.

 

Ish-grupi negociator në paketën Atisari,ka pranuar ti bëjë Serbisë lëshime fatale për të ardhmen e Kosovës edhe pse mbi (90%) të shqiptarëve do të shndërrohen në Bosnjë ose Palestinë!!!…Heshtni,buçasin politikanë tek u thonë mediave të cilat vinë nga politika të errëta serbe dhe antishqiptare.Janë këta gazetarë e analist ose pasardhës të tyre që distancoheshin dhe akuzonin ata që u ngritën në vitin 1981,janë ky soj e sorollap që i akuzuan edhe luftëtarët e lirisë-UÇK-në, si”dorë e zgjatur e Serbisë”,janë këta kolaboracionist qyqarë që kurrë su ngritën dhe nuk dhanë asgjë pë të mirën kombëtare,por vetëm e shfrytëzuan dhe po e shfrytëzojnë për ineteresat e tyre personale atdheun.Këta shqiptar të tipit Ali Shukria,Sinan Hasani,Kolë Shiroka,Azem Vllasi,Rrahman Morina,Kurtesh Salihu, Syrja Popovci… e të tjerë,kërkojnë që populli shqiptar ta ruaj qetësinë,të heshtë,të mos i ndihet zëri edhe kur nëpëkëmbet e copëtohet liria dhe trualli i tij.Heshtja në këso rrethanash për shqiptarët është kapitullim,është tradhti.

 

Prandaj,çdo shqiptar që do lirinë e atdheun duhet të bashkohet me Levizjen Vetëvendosje për ti prishur të gjitha planet antishqiptare që kanë të huajt që robërojnë lirin dhe tokën shqiptare të Kosovës.Të angazhohesh sot në Lëvizjën Vetëvendosje është nder është tërësisht të jesh shqiptar progresist.Të heshtësh nuk është virtyt,kur atdheu është në rrezik.Dhuna ndaj protestuesve paqesor,nga ana e qeveritarëve dhe brutaliteti policor na kujtojnë të kaluarën e hidhur të pushtetareve kriminel nga Beogradi.

Ndoshta ky meditim i imi duket paksa i çuditshëm,sepse unë nuk jam i zhytur në politikat ditore,mbase as nuk humb ndonjë post politik,se edhe ashtu kjo qeveri më ka lënë pa punë dhe pa të ardhme,prandaj qeveri ndal dorën e kërrbaçin.

 

23.10.2012

 

 

Shkruan: Avdi Ibrahimi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu