Letër publike organizatorit të sympozumit shkencor për demonstratat e vitit 1981

0
816

Afrim Morina

Organizatorët kanë vulosur kohën

Kur të jepni mendimin tuaj para së gjithash ruajuni nga mallkimi i historisë”

Hasan Prishtina

 

Isha i pa ftuar në këtë përvjetor të madh. Kriterin e ftesave e di vetëm organizatori, ku në regjistrin e lexuesve të kumtesave shumë pak ishin ata të cilët e vulosën këtë vit të kthesave të mëdha për kombin dhe i dhanë për të kuptuar gjithë botës së qytetëruar për ekzistencën e kolonializmit në brendi Evropës.

Rehabilitimi i personaliteteve, si duket na është futur në gjak dhe vështirë e kemi për të thënë akëcilit se nuk e ke vendin këtu. Kjo po ndodh ndoshta për shkak të “dosjeve të përziera”, për shkak të miqësisë, farefisit, klanit apo shoqërisë me të cilën ka krijuar një të “vërtetë” kur kanë kërkuar azil politik, apo në burg, etj.

Çdo ngjarje e madhe historike i ka organizatorët e vet dhe duhet respektuar punën dhe mundin e tyre, të paktën për atë ditë, muaj apo vit. Dikush ka marr mandat të jetë kripë për të gjitha ato që kanë ndodhur në viset e pushtuara shqiptare, mirëpo edhe kur i qitet kripë e tepruar gjellës nuk hahet. Organizatori në këtë moment e ka mbushur me kripë dhe po i jep shije tjetërfare gjellës, me qëllim të caktuar, nga ajo që ka ndodhur dhe me njerëz të cilët e madhuan vitin 1981.

Çfarë po ndodh me ne?!

Kur ne nuk dona për të pranuar realitetin e ndodhur para dyzetë e tridhjetë vitesh, si mund ta mësojnë pasardhësit tanë historinë e vërtetë? Jemi të dinjitetshëm për pasardhësit tanë nëse ua lëmë këtë trashëgimi burracake dhe të vetmjaftohemi me lëvdatat tona, duke bërë gropë gjoksin?

Theranda, sipas fakteve ekzistuese që janë publikuar deri sot për demonstratat nëpër qendra komunale e Kryeqytet, po del se në këtë drejtim ka punuar shumë me përkushtim, në mënyrën më të mundshme të organizimit, në një kohë relativisht të duhur për të kryer misionin kombëtar organizatorët dhe tash del dhe prezantohet me një kamuflazh dhe me një vijë prerëse, në të cilën autori i kumtesës që do të paraqitet, atëbotë vetëm ka dëgjuar pas kryerjes së shumë punëve.

Sot kemi shumë figura historike që i ka mbuluar pluhuri i harresës dhe me vështirësi po dalin në dritë dhe ende nuk po kanë mundësi të jenë në brenda ballinës së historisë ashtu siç e kanë merituar. Dikur parashtroja pyetjen, pse ka ndodhur me disa burra të dheut ashtu?! Sot kur jam në rrjedh të ngjarjeve nuk po befasohem për të gjithë lojërat që janë bërë, sepse këto po ndodhin ditë më diell sot, me gjithë këtë potencial komunikimi dhe zbardhje të së vërtetës, që historianë deshën nuk deshëm do të merren, jo vetëm me anën zyrtare të paraqitur, por edhe ajo që sot publikohet.

Ka shkuar koha kur historia është bërë nga të fuqishmit në pushtet, me para dhe përmes klaneve të caktuara, që pa kripë në sy përdhosin kohët, shokët dhe gjakun e derdhur për të qenë të lirë.

 

Prishtinë, 03.06.2011

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu