Letër publike z. Edward Joseph

0
603

Gjuha juaj po e arsyeton politikën serbe kundër shqiptarëve

Është naive të mendohet ndryshe kur kihet parasysh gjakderdhja shekullore ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë (përfshirë shembujt ku të dyja palët kanë bërë krime makabre të dhunës ndaj njëri tjetrit dhe vitet e mosbesimit në dy dekadat e fundit).”

Edward Joseph

*

*         *

Nuk duan për ta ditur, apo nuk e din historinë e shqiptarëve?!

Historia e shqiptarëve është e krijuar nga gjaku i bijëve dhe bijave më të mira të kombit, mirëpo, kjo sikur injorohet, edhe pse për ne kanë shkruar historian e publicist anglofon, të cilët janë shumë bindës, sa edhe pushtuesit tanë nuk po mundën për t’i ikur të vërtetës, por po mundohen që këtë ta bëjnë me trysni dhe permes sejmenëve të vet.

Nuk e di se çka e shtyri z. Edward Joseph, t’i dali në ndihmë serbëve, në letrën drejtuar Vetvendosjes, me konstatimin “Është naive të mendohet ndryshe kur kihet parasysh gjakderdhja shekullore ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë (përfshirë shembujt ku të dyja palët kanë bërë krime makabre të dhunës ndaj njëri tjetrit dhe vitet e mosbesimit në dy dekadat e fundit).” Sigurisht ky është i pasuruar vetëm me të “vërtetën” që ia kanë dhënë serbët, sa ka qenë në mission të OSBE, të kundërtën, do të nxjerrte përfundime tjera shkencore, të cilat do të hynin në shërbim të politikës amarikane. Sa për ilustrim, po ia përkujtojë disa shifra, të cilat Presidenti, Stetjtdepartamenti dhe institutet tjera amerikane i dinë, prandaj duhet të merret me të vërteta shkencore, nëse me të vërtet do për të ndërprer lojën e pistë politike që bënë Serbia kundër shqiptarëve dhe dhënia e mendimit publik duke e injoruar të vëreteën, e mbështetur në koluarët e beogradit, nuk i bënë nder, në radh të pare SHBA dhe istituteve shkencore të cilat merren me marrëdhëniet shqiptaro serbe. Sidoqoftë, po ia përkujtojë disa fakte që mun t’i gjejë kudo, vetën në literaturën serbe jo:

1. Territoret shqiptare në prag të Kongresit të Berlinit – 1878, kishin sipërfaqe 115.000 Km2

2. Që në vitin 1913, shtetet fqinje: Greqia, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, me ndihmën e shteteve sunduese evropiane, kanë shpopulluar territore shqiptare në mënyrë të dhunshme dhe shlyejnë nga harta gjeografike rreth 55 000 km2.

3. Shqipëria ka 28 000 km2 dhe është i vetmi shtet në Evropë që gjithkah kufizohet me territor të vetin.

4. Kosova i ka rreth 10 000 km2 dhe rreth 30% e territorit të saj ende është e pushtuar nga Serbia.

Në vitin 1913 Leo Frojndlih (hebrej nga Gjermania), i cili, duke u mbështetur në raportet e luftërave ballkanike, nxjerr përfundimin dhe akuzon fuqitë e kohës “kundër injorimit të një politike të re, e cila krejt hapur para botës bëri rezolutën: “Shqiptarët duhet çrrënjosur“. Metoda e shfarosjes së kombit shqiptar paraqet diçka të re në historinë e njerëzimit, duke alarmuar që kjo çështje të zgjidhet me urgjencë. Kjo çështje u la në harresë dhe alarmit për “Një soldateskë e egër dhe çnjerëzore kishte bërë kërdi, të cilat nuk mund të përshkruhen. Me dhjetëra e mijëra burra ishin masakruar: gratë ishin dhunuar, pleqtë dhe fëmijët ishin ngulfatur me zënie të frymës. Qindra fshatra ishin djegur, kurse Evropa akoma heshte” (libri “Golgota shqiptare”)

Këtë alarm që lëshon Leo Frojndlih në vitin 1913, si duket ende zotëria nuk e ka kuptuar, prandaj edhe vë baraspeshë në mes shqiptarëve dhe serbëve, apo ndoshta edhe i është mbyllur goja nga politike serbe, për të mos folur të vërtetën. Ky bëhet një me politikën serbe e cila që në vitin 1913, del hapur për çrrënjosjen e shqiptarëve, këtë e thotë në letrën që i dërgon Vetëvendosjes dhe për të mos rënë më në “lajthitje” herëve tjera, po ia përkujtoj bëmat e Evropës dhe fqinjëve tanë, pra edhe të Serbisë, të argumentuara shkencërisht për 100 vjet historie, të cilat argumente gjinden nëpër arshiva:

Gjatë sundimit serb shqiptarët ishin të persekutuar në të gjitha format që i krijon truri i akademisë fashiste serbe, këto mund t’i vërtetoni po të merrni në dorë elebnoratet dhe memorandumet, qoftë individuale, qoftë kolektive të akademikëve serb. Shembull për këtë kemi: Vetëm në mes dy luftërash botërore e lëshuan përdhunisht këtë hapësirë më se 240 000 njerëz, përmes një marrëveshje xhentelmene në mes të Turqisë dhe Jugosllavisë, që ua ndalonte deklarimin kombëtar – shqiptar, ua ndalonte gjuhën, kulturën, doket dhe zakonet, e cila marrëveshje do të aktivizohet edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitet e pasluftës shkuan po aq dhe 600 000 në kohën e ndryshimeve demokratike i dëbuan nëpër rrugët e Evropës dhe kontinenteve tjera, ka edhe në Amerik, kryesisht intelektual. Gjatë viteve të tetëdhjeta do të ndiqeshin penalisht 1298 veta dhe do të trajtoheshin nga policia, rreth 584.373 veta.

Ndërsa për dy dekadat e fundit të shekullit të kaluar, ku zotëria mundohet të vë në peshojë të barabartë “krimet” serbe me ato shqiptare, më vjenë keq që ka rënë në grackë të tillë, sepse është dëshmitar i kohës, ka qenë këtu dhe në fund të fundit edhe sulmet e Paktit NATO janë bërë për “shkaqe humanitare” kundër caqeve serbe, që për herë të parë në historinë e saj të ekzistencës ndërmerr veprime të tilla. Në fund të fundit ky është emancipimi politik i tij, e besojë se nuk përkon me atë amerikane.

Në këtë konstatim të “shkaqeve humanitare”, po ua japim disa shifra, për ta përkujtuar se ishte apo jo humane dhe për të dëshmuar të kundërtën e asaj që z. Edward Joseph e thotë në letrën dërguar Vetëvendosjes:

Është dëshmuar se në vitet 1998/99 vriten e masakrohen në mënyrën më barbare rreth 15 000, të të gjitha moshave dhe dy gjinive, do të dhunohen rreth 20 000 femra, do të digjet rreth 90% e ekonomisë familjare, do t’i dëbojnë nga Kosova mbi 800 000 shqiptarë dhe ende nuk dihet fati i afro 1800 vetave.

Këto shifra, që janë vetëm për dy vite të mbarimit të shekullit njëzetë, flasin mjaft, prandaj nuk dëshirojë që një politikan amerikan të mëshirojë për të gjitha këtë politikën vrastare fashizoide serbe.

Ky bie ndesh edhe me parimet e politikës së SHBA, në të cilat thirret dhe vepron presidenca dhe senati.

1. Parimi i vetëvendosjes së qytetarëve dhe kombeve. Këtë parim e ka mbrojtur në Irak, Libi e gjithkund, me gjakun e ushtarëve të vet, me parat e taksapaguesve. Pra qytetari ka të drejtë të vendos për sistemin politik, për mënyrën e krijimit të pushtetit, për sundimtarin, por edhe për në cilin shtet do për të jetuar si kolektivitet, parim përmes të cilit janë zgjeruar SHBA, në njërën anë, e në anën tjetër ka mbrojtur dhe mbron parimin e vetëvendosjes së kombeve, si rasti i Izraelit, Timorit Lindor, Bangladeshit, Vietnamit, Gjermanisë etj.

2. Parimin e barazisë së qytetarëve. E ku ka një shembull të tillë në botë, që 5% e qytetarëve të jenë të barabartë me 90%, pos në Kosovë dhe atë në relacion me serbët dhe tash kjo edhe më tepër stërkeqet, e i jepet zjarr për të qenë shtet formues, përmes politikanëve të mentalitetit të z. Edward Joseph.

3. dialogun politik të mbështetur në argumente. Pse ju dilni kundër kësaj politike amerikane, e cila gjithnjë është interesuar të ketë dialog politik, por të argumentua shkencërisht, e, faktikisht.

Politika e jashtme amerikane është e konsoliduar dhe parimore, prandaj nuk guxon asnjë diplomat i saj të bie ndesh me këtë politik. Kjo mund të ju ndodh shteteve në formim e sipër, në kriza të mëdha ekonomike e sociale, ku mundohen individët të promovojnë politikën e tyre, për të gëzuar simpati te qytetari dhe i forti. Amerika është e fort, prandaj nuk keni pse veproni kështu, duke na marrë të drejtën historike për të jetuar të bashkuar, në një kompaktësisë territoriale, që kemi një gjuhë, kulturës, dokeve e zakone.

Këtë letër nuk po e shkruaj si anëtar i Vetëvendosjes, sepse nuk i takojë asnjë subjekti politik, por si një publicist dhe ish udhëheqës i një parti politike (1996 – 2000), e cila ka pasur platformë politike dhe program për bashkim kombëtar, një e drejtë historike e shqiptarëve dhe derisa nuk realizohet ky program, Ballkani dhe Evropa gjithnjë do të jenë vatër krize morale, politike e luftarake, sepse fqinjët tanë, të mbështetur edhe nga “analist” të tipit të Juaj, mendojnë se çdo pëllëmbë e truallit shqiptar duhet marr për t’ia bashkëngjit territorit të vet.

Nganjëherë është më mirë të heshtësh, se sa të vësh zjarr në barut, se pas kësaj pritet shpërthimi!

 

Prishtinë, 14.06.2013

 

Shkruan: Afrim Morina

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu