Letër votuesve të prishtinës!

0
631
Velloja e errët e zgjedhjeve të 3 nëntorit po i sillet rreth fytit qytetarëve të Prishtinës!
PRISHTINAS TË DASHUR,
ju lutem“…keni kujdes, mos votoni kundër vetës…”
Vera e vitit 2013 iku në pa kthim. Ndërsa kjo verë do të mbahet mend për anulimin e pushimeve për disa prej politikanëve.  Politikanëve mafioz të Brukselit dhe matrapazëve vendor  ju dashtë vapa e verës me i mbulua veprimet e veta antikombëtare, për të shpëtuar nga shpërthimi i trazirave kundër tyre, për tregtitë e tyre    me fatin e Republikës së Kosovës. Ujkut i duhet mjegulla për gjuetinë në viktimave të veta! Hajnave ju duhet errësira për krimet e veta, ndërsa politikanët e kanë gjet vapën si kohe për krimet e veta.
Kësaj vere Brukseli u murr intensivisht me përgatitjen skenarit  për krijimin e “Jugosllavisë se re” përmes të projektit të Cetinës, përmes të  bashkimit rajonal  të “Ballkanit Perëndimor”  apo përmes të  bashkimit rajonal   të “ Vendeve të Evropës  Juglindore” ku do të hynin  Malit i Zi, BeH, Serbia , Shqipëria dhe Kosova. Kjo në Beograd quhet “4+0”, ku zero konsiderohet Republika e Kosovës .  Takimet e shpeshta  të kohëve të fundit të politikanëve vasal kosovar me politikan malazeze në Podgoricë, në Bruksel dhe në Uashington flasin se po zihet një komplot i ri i Brukselit në emër të Kosovës.
Sllovenia dhe Kroacia, për shkak të  nostalgjisë për kohën sundimit  të Austro-Hungarisë u bashkuan nën BE. Dhe ja tani Kajseri i Austro-Hungarez  i Brukselit, Stefan Fule, po e përgatit edhe një here  aneksimin edhe të Bosnjës dhe terë Ballkanit përmes te këtij projekti imperialist.  Por, pjesë e këtij skenari mundet të behet edhe ndonjë atentat i ri në Sarajevë!
Burgosja e Sulltanit e lirimi i Limës, vendosja  në qendër te Prishtinës të përmendores të një ish lideri partiak i cili kurrë nuk ka bere as një vepër  të vetme patriotike në dobi të kombit si dhe  fillimi i fushatave histerike për zgjedhje lokale e  atyre (anti) nacionale, shërben vetëm si trampolinë për mashtrimin e opinionit  që të mos  organizohen protesta për parandalimin  realiziminit të  Marrëveshjes se Rambujesë – e fuqizuar edhe përmes të Marrëveshjes Ashton – Daqiq (*Thaqi), me të cilin akt  Kosova po kthehet nën sovranitetin e Beogradit përmes të Brukselit. Në momentin kur Serbia do të anëtarësohet në BE, hapet rruga për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Kjo do të ndodh  edhe nëse Kosova e Serbia do të hyn  bashkë në BE. Pra,  edhe një herë Fuqitë e Vjetra të Evropës po e kurdisin një tradhti të re ndaj Kombit Shqiptar! E tërë  kjo po ndodh   në kohën kur po afrohen zgjedhjet lokale të 3 nëntorit të cilat u caktuan si pas diktatit të Daqiqit!
Kolonat e gjata të votuesve në zgjedhjet e para të pas luftës kurrë nuk do të ndodhin më!
Më kujtohen kur u mbajtën zgjedhjet e para mbas luftës në Prishtinë. Atë ditë nga kureshtja i vizitova disa qendra zgjedhore në qytet. Në orët e hershme të mëngjesit  ishin krijua kolonat  e  gjata të votuesve. Ata ishin shumë  të heshtur! Heshtja e tyre ishte  e kobshme! Kjo ndodhi për herë të parë dhe për herë të fundit pas 1999. Dola nga vetura dhe ju afrova njerëzve me të cilët njihesha. Pas, përshëndetjeve të shkurta krejt hapur ju thash “…keni kujdes që të mos votoni kundër vetës…”! Por, në sytë e tyre e lexova se mu atë e kishin vendosur t´a bënin!
Mu për faktin se edhe tani  qytetaret nuk po nxjerrin njerëz të besueshëm nga radhët e veta, por po i lan partitë politike që t´ua i imponojnë kukullat e veta, e kam frikën se edhe kësaj radhe ka me  ndodh njësoj! Sidomos kur dihet se kush është në krye të KQZ dhe në përbërjen e saj. Dihet fare mirë se për votat e vjedhura nuk u përgjigj as një hajn. KQZ i injoroi edhe ankesat e qytetarëve edhe ligjin mbi zgjedhjet.  Ne krimet ndaj votës se vjedhur dështuan edhe gjykatat.  Dështoi edhen Gjykata Kushtetuese! Të gjitha partitë politike  dhe të gjitha ambasadat e huaja në Prishtinë  e dinin  se vota ishte vjedhura, por edhe pse e dinin këtë ata e pranuan rezultatin e zgjedhjeve.  Ky ishte atentat ndaj demokracisë! Demokracia dështoi sepse kapitulloi para pseudodemokratëve. Kështu pat dështua edhe socializmi, sepse kapitulloi para pseudosocialistëve.
Më kujtohet se,  në zgjedhjet e para personalisht, pata marr vendim që vota ime të mos shkoi partive politike, por që të shkoi të personalitetet ndaj të cilëve kisha besimin e formuar se nuk do t´a keqpërdorin votën time. Për mua nuk ishte e rëndësishëm se cilës parti i takojnë ata, por se a  janë njerëz që e meritojnë besimin tim. Partitë politike ashtu –  ashtu nuk ishin të profilizuara as në aspektin politik as në aspektin ideologjik. Ndarja me e madhe politike pas 1999  ishte në dy taborre:
1) Në ata që quheshin “krahu i luftës dhe i ish ilegalëve”, që përbërjen e kishin kryesisht rurale  dhe
2) Në ata që kishin konvertua nga LKJ në LDK, që përbërjen e kishin kryesisht nga shtresa rurale e urbanizuar.   Ndonjë parti politike qytetare nuk ekzistonte as në atë kohë,  sikur që nuk ekziston  as sot!
Pasi kaluan 3 vite pas Rambujesë dhe nuk u mbajt referendumi i premtuar nga Fuqitë e Mëdha,  në zgjedhjet e me vonshme  jam përgjigjur me bojkotimin e tyre, sepse u pa çart se Republika e Kosovës po mbetej e ndarë dhe e  copëtuar   nën sundimin  e huaj kolonial! Nuk morra më pjesë në zgjedhje sepse ato ishin farsë për legjitimimin e vasalëve vendor në pushtetin e tyre fiktiv –  nën pushtetin real të  Brukselit! Edhe Brukselit edhe vasalëve vendor ju konvenon dalja sa me e vogël në votime sepse ata e dinë se nëse në votime dalin vetëm anëtarësia e partive gjithmonë do të fiton partia që ka me shumë anëtar  dhe kështu në ketë rruge pseudo-demokratike popullit munden ti imponohen edhe vendime më antishqiptare! Përndryshe kjo  strategji e partive politike funksionon edhe në vende tjera pseudodemokratike, ku nuk preferohet dalja masive e popullit ne zgjedhje, sepse kjo mundet të e prish ekuilibrin e tyre  në skenën politike!
KOSOVA GJENDET  NË KOMË POLTIKE NGA QERSHORI 1999!
Pas lufte,  kur në Schaffhasen te Zvicrës në një takim rasti ju thash bashkatdhetarëve se   mos të mashtrohen se Republika e Kosovës nuk është e lirë, sepse 50 000 forca ushtarake serbe janë zëvendësuar  me 150 000 forca të ushtrive të huaja, mes të cilëve kishte reparte të ushtrive, ruse, rumune, greke, spanjolle dhe  reparte ushtarake nga shtetet e pa inkuadruara Arabe që ishin aleat të Millosheviqit, ata i zbardhen sytë nga mosbesimi sepse propaganda ua kishte shpërla trurin!
Ata kishin vdekur politikisht, sepse zëvendësimin dhe pranin e ushtrive të huaja në atdheun e vet e kishin  kuptuar si “çlirim”!  Me skenarin e qarqet reaksionare të huaja dhe ë atyre  vendore, Kosova ra në komë politike pas qershorit 1999 dhe po mbahet në komë politike edhe sot.
Nëse  e shikojmë pas historinë ton, del se edhe kur  kishte kapitullua Car Dushani para Sulltanit të Stambollit në trojet shqiptare para rreth 600 viteve, edhe atëherë  shqiptaret e kanë  pranuar  zëvendësimin dhe pranin e ushtrive të huaja  osmane në atdheun e vet  si  “çlirim”! Mu për këtë,  Perandoria Osmane qëndroi për 5 shekuj si okupator në trojet tona. Të përkujtoj se edhe  gjatë bombardimeve të 1999  përfaqësuesi i Brukselit z. Xhimi Shija pat deklarua se: Perandoria Globaliste e Brukselit do të qëndroi në Kosovë 1 vit me shumë se Turqia!
PAS 1999 NË VEND SE TË QYTETROHEN KATUNDET, U KATUNDARIZUAN QYTETET!
Menjëherë pas luftës u ndie se po zihej  një mos durim mes ardhacakëve rural në qytete dhe mes banorëve  të  zonave të urbanizuara. Mos durim nuk kishte mes  qytetarëve te vjetër dhe mes fshatarëve ardhacakëve në qytete pas 1999, sepse fshataret u vendosen vetëm në pjesët e urbanizuara të Prishtinës!  Me qëllim nuk e përdora termin e qytetarë për banorët  e  zonave të urbanizuara, sepse qytetaret e vërtet prishtinas në shumicë nuk banonin në ndërtesa shtetërore shumëkatëshe, por banonin në shtëpitë e veta private qytetare. Prishtina pjesërisht  i kishte përjetua dyndjet rurale para luftës 1999 dhe këta banor të ri, , kryesisht si kuadro zyrtare, në kohën e para 1999,  shteti i kishte vendosur në ndërtesa shtetërore shumëkatëshe. Ndërsa në lagjet periferike, si  për shembull dikur mëhalla e muhaxherve, mëhalla e shkrumbave,  mëhalla e Matit, mëhalla e Emshirit etj. u banuan nga ardhacak që ndërtuan vet shtëpitë e veta private. Kështu edhe mes ardhacakëve kishte ardhacak të vjetër dhe  ardhacak të ri.  Këto fërkime e mos durime ndiheshin mu në këto mese sepse banoret e ri rural u vendosen në banesat e braktisura të kolonistëve serb, mes  banorëve  të  zonave të urbanizuara që aty ishin vendosur si u shpjegua më lartë.
Pra, pas 1999, në kuptimin negativ,  ndodhi  katundarizimi i qyteteve në vend se të ndodh qytetërimi i katundeve, pa fajin e katundarëve të ndershëm e patriot! Kjo  ndodhi me gjitha qytet e Kosovës, por Prishtina si kryeqytet ketë  e përjetoi 3 fish më rëndë se sa  qytet tjera! Qytetarët e Prishtinës po rrezikohen të mbesin pakicë në qytetin e vet! Pas 1999 pat pretendime që në Prishtinë të emërohen  për kryetar të Prishtinës njerëz me prejardhje nga qytetet e fshatrat jashtë Komunës se Prishtinës, nga zona e Dukagjinit te cilin e solli LDK dhe pastaj nga zona e Llapit te cilin prapë e solli LDK. Ky ishte një ofendim i rënd që ju bë Prishtinës dhe Gollakut nga ana e ardhacakëve të vjetër dhe të ri rural.
Kush ishin ata që e eliminua Adem Demaçin nga kandidatura për President te Republikës se Kosovës?!
Është sekret publik se Prishtina vendosi të mbrohet nga ardhacakët, andaj dy herë e zgjodhi Isa Mustafen për Kryetar Komune. Dhe ka gjasa prapë që  Prishtina të  e zgjedh Isa Mustafen për Kryetar Komune, nëse nuk ka kandidat tjetër të denje nga qyteti apo nga komuna e Prishtinës! Pra, nëse përsëri fiton Isa Mustafa nuk ka fitua as LDK dhe as Isa Mustafa si kryetar i LDK, por ka fitua Prishtina që nuk mundet e duron me ardhur dikush me prejardhje nga fshatrat apo krahinat tjera të sundon në Prishtinë.
Mendoj se çdo Bashkësi Lokale, çdo Fshat dhe çdo qytet duhet të ketë kryetarin vendas e jo ardhacakët të ju imponohen vendorëve me dhunë si udhëheqës, si dikur nën sundimin e Serbisë!  Isa Mustafa  nuk ka as  të kaluar as të tashme  shumë ndritshme, sepse në krejt  biografinë  dhe në krejt karrierën e vet politike edhe para edhe pas 1999 e ka vetëm një argument pozitiv: që brenda zgjedhjeve të LDK për kryetar, lejo të ketë kundër kandidat Fatmir Sejdiun!  Në as një parti tjetër nuk pat kundër kandidat për liderët ! Por, as pas zgjedhjes se ti në krye të LDK ai nuk realizoi  as ndryshimet dhe as  një nga premtimet e dhëna që kishin ndonjë vlerë!
Të shohim biografit e disa  kandidatëve  për kryetar të Prishtinës!
–  Kush janë ata, nga vinë ata?
– Cili prej kandidatëve ka lindur në  regjionin e  Prishtinës dhe a e ka se paku njërin nga prindërit të lindur prishtinas?! Përndryshe paraqitja aktivistëve të ish LKJ, të kolegëve të Azem Vllasit e të  vëllait të Sllobodan Millosheviqit  për kryetar të partive dhe për kryetar komune nuk i bënë nder Prishtinës. Pas masakrave sllave ndaj shqiptarëve, ata që i kanë nënat apo  gratë sllave nuk e meritojnë besimin e qytetarëve për as një post publik!  Çdo respekt për ata që e kanë dëshmua të kundërtën! Por, kur sot në Republikën e Kosovës munden të bëhen, ministra zv. kryeministra e  president dhëndrit e sllaveve, dhëndrit huaj  apo familjaret e  bashkëpunëtorëve të UDB-ës dhe kjo i ndalohet Adem Demaçit, atëherë po shihet se sa është e lirë e sovrane  Kosova!  Kaq janë zgjedhjet  e lira në Kosovë sa ata që e eliminua Adem Demaçin nga kandidatura për President te Republikës se Kosovës  më së shumti kanë gjasa të vinë në pushtet!! Të tillë vasal të huaj ka në të gjitha partitë politike!
VARREZAT NË PRROJET E ISËS!
– Prishtina si kryeqytet ka nevojë për një Kryetar që  nuk lejon tregun afrikan të  teneqeve  para dritareve te komunës.
– Pran Komunës se Prishtinës është një grup kolibesh e ndërtuar nga teneqet në Parkun qendror të Qytetit që duhet të ju kthehet parashkollorëve dhe  nxënësve të qendrës së qytetit.
– Ngjitur me  Komunën e Prishtinës është SHKOLLA E PAR SHQIPE e shndërruar në gjysmë gërmadhë.
– Pran Komunës se Prishtinës në rrugën kryesore të qytetit  fillon të shtrihet merimanga e rrjetit të rrymës elektrike që si vdekja i kërcënohet kokave të qytetarëve, që kryetari Isa moti është dashur të e shtinë terë rrjetin e rrymës në Prishtinë nën dhe. Dhe në vend se të ndërton sheshe betoni për lider partiak që ju ka perëndua koha e që  kushtojnë me miliona euro,  me ato para të e kthen  gjelbërimin në Prishtinë, të ndërton spitale e ti furnizon ato me barna e paisje, të hape  fabrika prodhuese  dhe të hap vende pune për dhjetëra mija te ri që enën  të pa punë në sheshet  betonuara të  Isës.
– Nuk ka kuptim që përmendoren e Heroit Kombëtar  Zahir Pajazitit të e s’poston në periferi të sheshit Zahir Pajaziti, ndërsa atë të liderit të vet te dështuar partiak t´a vendos pran Skënderbeut !  Dihet se ndërtimi  e rrënimi i qendrës së  të Prishtinës disa herë deri me tani, lidhet ngush me përfitimet private përmes të formave korruptive të tenderëve mafioz!
– Pran Komunës se Prishtinës është rruga që qon te Varrezat e Qytetit. Kam kalua gjysmën e Botës, që nga Damasku e deri ne Stokholm, por sytë e mi nuk kanë pa varreza në përroje, si janë  varrezat në prrojet e Isës në Prishtinë!
– Pse  lejon këtë Komuna,
– pse e lejon këtë Bashkësia Islame dhe
– pse e  lejojnë ketë qytetaret, kjo është enigme e vërtetë e pa shpjegueshme?! Si ka mundësi që njerëzit të varrosen në prrojet e qelbura të Prishtinës dhe të hesht Naim Ternava e hoxhallarët tjerë, qe i varrosin për çdo ditë njerëzit e xhematit të vet në prrojet e Isës?!
– Nepotizmi  dhe korrupsioni brenda komunës është kanceri në gjirin e Prishtinës.
– Mjafton me  krahasua pasurin e tyre të para dhe të pas 1999 me vërtetua se janë hajna! Këta matrapaz politik  po të jetonin edhe 7 jeta atë pasuri nuk do të mund t´a krijonin me punën e vet! Por,  nuk duhet harruar se këto dhimbje i kanë edhe qytet tjera!
Prishtina ose do të ndryshon urgjentisht ose do të fundoset në agoni pëfundimisht! Ndryshimi pozitiv  mundet të ndodh nëse qytetaret duan të shpëtojnë qytetin e vet nga bandat e partive politike. Qytetari duhet të behet subjekt dhe jo të mbetet objekt i burokratëve të korruptuar partiash  e mafioz!
Mendoj edhe se brenda komunës duhet të ketë përfaqësues nga bashkësitë lokale të çdo fshati që i takon komunës. Kryetari i Komunës duhet të merret me menaxhimin e lagjeve të qytetit, ndërsa nënkryetari të  merret me menaxhimin e Bashkësive Lokale në Fshatrat e Komunës. Komuna duhet të ndaj pjese e luanit të buxhetit për zhvillimin e bujqësisë në fshatra me te cilën do të siguron ushqimin për qytetin dhe vendet e punës për fshatarët e zellshëm. Me këtë automatikisht do të hapen mundësit për punësimin e të rive qytetar në administratë, ku sot janë të punësuar bujqit, që në fshatra i kanë lan tokat e veta djerr! Gjithsesi mendoj se kjo vlen vetëm për zgjedhje lokale për  vendbanime konkrete.
ZGJEDHJE NACIONALE NUK DUHET TË JENË  ZGJEDHJE  ANTI-NACIONALE!
Për zgjedhje nacionale mendoj krejt ndryshe.  Së pari të them se shtetasit e Republikës së Kosovës qe një kohë të gjatë  u gënjyen nga partitë politike se do te ndodh reforma zgjedhore dhe se Presidentin e Republikës së Kosovës do t´a zgjedh populli, ndërsa Kosova nga një zonë zgjedhore do të këtë me shumë zona zgjedhore me çfarë do të mundësohet përfaqësimi proporcional i tera komunave të Kosovës .  Por, kjo dështoi në saj të angazhimit agresiv të liderëve despotist e  autokratik të partive politike të cilve nuk ju konvenon as zgjedhja e Presidentin e Republikës së Kosovës nga populli dhe as krijimi i zonave zgjedhore nacionale  ne nivelin e Komunave,  për arsye se po që se ndodh kjo, merr fund diktatura e tyre brenda partive dhe brenda pushtetit!
Për zgjedhje nacionale mendoj se Presidentin e Republikës së Kosovës  duhet ta zgjedh populli dhe derisa të jetoj Adem Demaçi askush tjetër nuk mund të kandidoi për këtë detyrë! Këtë ja ka borxh Kosova Adem Demaçit! Republika e Kosovës duhet e ketë aq Zona Zgjedhore  sa ka Komuna dhe që tera institucionet nacionale të kenë delegat dhe të punësuar në institucione shtetërore (në administratën shtetërore, në polici, në shëndetësi, në arsim, etj.) nga të gjitha fshatrat e qytet e Republikës se Kosovës në mënyre të barbarët – dhe as një herë të mos ndodh   që në to  të ketë me shumë se një anëtar të  një familje (kjo vlen edhe për lidhjet miqësore)! Pra, kjo duhet të ndal tendencën që fshataret të  lan tokat e veta shkret dhe të vinë në qytete dhe të zënë vendet e punës të qytetarëve përmes korrupsionit dhe përmes të familjarizimit. Pos kësaj Qeveria duhet të redukton numrin e ministrive  në ato të domosdoshme dhe ministrit artificiale ti kthen në drejtori ose disa krejt te pa nevojshme  të shuan fare.
NË REPUBLIKËN E KOSOVËS EKZSTOJNË VETËM DY PARTI POLITIKE:
LËVIZJA VETËVENDOSJE
DHE FRAKSIONET PARTIAKE TË   AHTISARIT
Qytetarët e Prishtinës  e dinë se pas Miratimit te Planit te Ahtsaarit, me 4 prill 2007, ndarja me e madhe politike pas kësaj kohe ishte në dy taborre:
  1. Në Partitë Politike që e miratuan Planin e Ahtisarit dhe funksionojnë si Fraksionet Partiake të Ahtisarit si dhe
  2. Në Lëvizjen e Vetëvendosje e cila  lufton  kundër Planit e Ahtisarit dhe për bashkimin e pjesëve të copëtuara  të atdheut ton, si pas Programit Kombëtar të Lidhjes së Prizrenit të 1878!
– Për arsye se aktualisht tera partitë politike (përveç të Lëvizjes Vetëvendosje) e kanë për program të vetin  Planin e Ahtisaarit, që Republikën e Kosovës e benë shtet nën sundimin kolonial të Brukselit dhe Beogradit,
–  për arsye se Republikën e Kosovës e ka kidnapua mafia politike vendore e ndërkombëtare  e tipit te Arkanit e Berluskonit,
– për arsye se zgjedhjet në  Republikën e Kosovës  i dirigjojnë faktorët e huaja përmes të Ambasadave,  OSBE dhe EULEX dhe ata vasal përmes të KQZ së korruptuar,
– për arsye Presidenti, Kryeministri, Ministrat dhe deri te drejtoret e drejtorive  caktohen me zarfe të ambasadave të huaja në Prishtinë, në Kosove nuk mundet të këtë zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Nga ana tjetër për arsye se   Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë përball dhe kundër vetes i ka të gjitha Partitë e Ahtisarit,  (që numerikisht janë më shumë), ajo  nuk mund të sjell ndryshime të shpejta, për arsye se nuk ka numër as nuk ka fuqi të mjaftueshme me ndryshua situatën. Por edhe për arsye se pas shndërrimit të saj  nga një Lëvizje që lufton për shtet në një Parti Politike që lufton për pushtet, ajo më nuk mundet të veproi jashtë Kushtetues të Ahtisarit, por merr pjesë në zbatimin e saj.  Pos kësaj  pasi që brenda LVV janë kyçur element nga partitë tjera për të cilët nuk është prioritet shteti por pushteti,  kështu që nuk ka gjasa që në të ardhmen e afërt LVV të shton numrin e anëtarëve e që të ketë më shumë vota se sa Fraksionet Partiake të Ahtisarit dhe që në rrugë të rregullt  Lëvizja Vetëvendosje të vjen në pushtet me votën e qytetarëve.
Prandaj, derisa të jetë kështu, në Republikën e Kosovës nuk do vendos pushtetin vota e lire por vetëm vota e vjedhur!
PARTITË POLTIKE DUHET TË MBIVOTOHEN NGA INICIATIVAT QYTETARE!
Këtë gjendje në Prishtinë nuk mundet të e ndryshon as LVV . Këtë gjendje në Prishtinë mundet të e ndryshon vetëm kandidimi i kandidatëve të pavarur nga Iniciativat Qytetare  jashtë Partive politike!  Prandaj ju propozoi qytetarëve të Prishtinës  që të zgjohen nga koma dhe ne vend te thashë të themëve që i merr era  ata të krijojnë  Iniciativat Qytetare  në nivel të Bashkësive Lokale të Komunës në fshatrat e Prishtinës dhe brenda qytetit dhe që në zgjedhje lokale e nacionale të propozon dhe voton kandidat e vet  jashtë partive politike, dhe vetëm atëherë të dalin masivisht në zgjedhje e ti votojnë kandidatët e vet. Pra, nëse qytetaret e Prishtinës veprojnë si në Elezhan, Prishtina do të arrin të del nga këthetërrat e mafisë të  bandave të partive politike  vasale! Për të shpëtuar  Prishtina dhe krejt Republika e Kosovës është e domosdoshme që  nga pushteti të përmbyset partio-kracija dhe te vendoset demokracia pa parti politike! Partio-kracija është anti-demokrac1! Gjendjen mundet t´a ndryshon vetëm roli aktiv i gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës në nivel lokal dhe në nivel nacional.
Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu