Letra e dytë mikut të nderuar Ramadan Pllana

0
872

Edhe pse ju për herë të dytë po ekspozoheni me tituj e me përmbajtje të pa denjë, unë do të bëj përpjekje që të ruaj respektin për juve. Ju kam shkrua publikisht me emër e mbiemër timin, andaj mos shpikni emrat të tjerë, sepse kjo nuk ju nderon aspak. Nëse shkrimet e tjerëve ju ngjan me shkrimet e mija për këtë unë nuk jam fajtor, sepse unë shkruaj publikisht qe mbi 30 vite. Shqip shkruaj dhe i përdori fjalët shqip si gjithë shqiptarët tjerë. Ka autor nga të cilët unë kam mësuar dhe i përdor ndonjëherë shprehjet e tyre që më pëlqejnë. Besoj se ka edhe të tjerët që mësojnë dhe marrin nga mësimet e mija dhe ndonjëherë edhe përdorin shprehjet e mija të publikuara, pa prapavijë e qëllime të këqija. Këtë e kam vërejtur edhe te disa autor tjerë dhe derisa ata i përmbahen të vërtetës çdo gjë është në rregull.

Jo vetëm ju, por edhe unë kam mbështetjen e shumë bashkëluftëtarëve e lexuesve të mij që më njohin më mirë se ju. Ju nuk më njihni fare, andaj nuk keni të drejtë me dhënë asnjë lloj vlerësimi mbi mua. Vetëm bashkëluftëtarët e mi munden të japin vlershme mbi mua. Vetëm ata mund të jen dëshmitar të vërtetë mbi veprimtarin time dje, sot dhe nesër. Besoj se një ditë do të njihemi edhe personalisht dhe se do të bëhemi miq të mirë! Vetëm stëher mund të jepni vlersime tuja mbi mua.

Me ju thanë të drejtën pak u befasova nga forma e reagimit të juaj! Të gjitha tezat e juaja në këtë reagim janë të paqëndrueshme. Unë bëra përpjekje që t’ju ruaj nga gabimet, duke ju korrigjuar, e ju në vend të falënderimit silleni kështu! Kam pas besim se ju nuk jeni amortizuar kaq shumë sa të mos jeni në gjendje të dalloni kritikat nga kritizimet, realitetin nga fantazia, mirësjelljen e urtësinë nga arroganca provokative, miqësinë nga e kundërta. Ju propozoj që të lexoni me kujdes reagimin tim, sepse e paskeni keqkuptuar në tërësi. Natyrisht se besoj se pastaj do të më kërkoni falje si miku mikut.

Kam pas rast të lexoj shumë shkrime edhe të emigracionit të vjetër edhe të emigracionit të ri, dhe aty dallohet diferenca mes atyre që i takojnë mërgatës së shqipeve dhe atyre që i takojnë mërgatës së qyqeve. Ju duhet vet të përcaktoheni se ku do të rreshtoheni. Zemra ma do që ju të rreshtoheni te mërgata e shqipeve.

– Mërgata e shqipeve merren me luftë ndaj armiqve të kombit tonë dhe ndaj veglave të tyre dhe kurrë nuk marrin pjesë në polemika shterpë duke i konsideruar për “luftë e patriotizëm” përgojimin e luftëtarëve të lirisë duke e nxitur përçarje mes shqiptarëve.

– Mërgata e qyqeve merret gjithmonë me polemika shterp duke i konsideruar intrigat e veta për “patriotizëm”. Për “patriotizëm” e quajnë përgojimin e luftëtarëve të lirisë duke e nxitur përçarje mes shqiptarëve! Dhe fare pak ose hiq nuk merren me luftë ndaj armiqve e veglave të tyre, sepse nuk kanë kohe me luftua kunder armiqve . Mërgata e qyqeve me dekada ju ka mbështjellë lëvizjes ton patriotike nëpër këmbë si gjarpri, duke e penguar ecjen e saj përpara me thashë të thanat e veta. Intrigat e tyre ishin gjithmonë thikë e ngulur në shpinën e patriotëve. Ky ishte “patriotizmi” i tyre nga i cili më është dashur shumë herë të mbrohem edhe mua në format ma të mira të mundshme. Tani jemi akoma në luftë me shkaun. Por edhe kësaj do t’i vie fundi së shpejti dhe pastaj do të kemi kohë me i sqaruar edhe punët e shtëpisë, vëllazërisht me ata që kanë qenë viktima të thashethemeve! Por, ligjërisht me keqbërësit.

Nuk e kam pritur nga ju të më quani “titist” sepse ju e dini shumë mirë se shteti titist u rrënua nga lufta e popullit, por edhe nga veprimtaria e ime dhe e shokëve të mi, se sa për do Sanqo Panqo në mërgim edhe sot Jugosllavi titiste do të ishte prezent në Kosovë. Nëse unë ju quaj juve “titist” pas të gjitha vuajtjeve tuaja e të familjes suaj, si do ta ndienit veten? Ky kualifikim për “titist është përdor edhe ”për shokët tanë që kanë qenë nga 5 veta në burg nga një familje ( tre vëllezër e dy kushëri). Shokët tanë kanë mundur të na dëmtojnë vetëm neve, andaj tjerët që nuk kanë bashkëpunua me ta nuk kanë të drejtë me “dëshmua” rrejshëm për veprimtarin e tyre. Duhet ta dini se në krahasim me ndonjë grup tjetër ilegal, mes shokëve tanë janë raportet shumë të mira, sepse ne s´kemi pse ta akuzojmë njeri-tjetrin. Ju po harroni se një ditë hapen dosjet për të gjithë dhe se gënjeshtrat nuk do t’i harrojë e as nuk do t’i falë koha!

E shihni se unë nuk kam, qime në gjuhë me than të vërtetën hapur, ju pëlqeu apo jo të tjerëve. Keni të drejtë që qëndrimet e mija të urta i quani “të mekura” sepse unë kurrë nuk shes trimëri shqiptarëve, sepse kemi mjaft armiq sllavë e aleat të tyre ku mundemi të shesim trimëri. Kjo është porosi edhe për tërë meshkujt e familjes ton, goxha të madhe. Tjerat vinë kur të ju vjen koha e vet. Edhe akuza për “meskin” është e vërtetë sepse unë jam vërtetë meskin kundër dëshmive të rreme, sepse bashkë me shokët e mi kam qene viktimë e gjykimeve të montuara me dëshmi të rreme edhe nga regjimit titist edhe nga veglat e tyre reale dhe ato qorre, jashtë regjimit. Nëse disave nuk ju pëlqen e vërteta dhe e heshtin atë unë nuk do ta heshti. Sepse fjala është për shqiptar që kanë merita që askush nuk ka të drejtë tua shkel! Këtu është fjala edhe për kontribute e vuajte te shokëve të mi dhe të familjeve të tyre mbi të cilat nuk e lejoj të shkeli askush! Shumë nga ata janë anashkaluar dhe janë duke vuajtur edhe më shumë se para 1999. Kam mendua se këtyre gjykimeve të rrejshme ju ka ik koha! Por, ja se nuk qenka ashtu.

Juve ju kam çmuar sepse deri me këtë letër nuk jeni zhytur në ujërat e mërgatës së qyqeve. Ju lutem mos u rreshtoni aty, sepse aty nuk e keni vendin. Nga ajo që kam lexuar e dëgjuar për juve, ju si njeri nuk keni qenë keqbërës. Pse tani duhet të ndodhi kjo?

Unë nuk e kontestova tërësinë e shkrimit tuaj, por vetëm ato pjesë ku ju ishit të pa saktë dhe provokativ. Unë nuk ju provokova juve me asgjë, por ua tërhoqa vërejtjen që të mos provokoni të tjerët që nuk i njihni fare dhe që nuk ju kanë borxh asgjë, sepse kjo nuk është korrekte. Askush nuk lejon që të tjerët ti marrin në për këmbë veprimtarinë, djersën e gjakun, vuajtjet e sakrificat personale e familjare të tij e të shokëve të vet. Ju duke qene edhe vet viktimë e thshethemeve të intrigantëve të njohur ordinerë, keni rishit në ujërat e tyre.

Unë e kam than hapur se sa herë që tjerët i përsërisin të pavërtetat për ngjarjet ku kam marr pjesë dhe për njerëzit me të cilët kam bashkëpunua në luftë kundër diktaturës titiste, unë do të ua përsëris të vërtetën. Nëse ata nuk lodhen duke i përsërisin të pavërtetat edhe unë nuk kam me u lodh duke ua përsëris të vërtetën. Nëse atyre nuk ju vjen turp me gënjye edhe mua nuk ka me më ardhur turp me ju thanë se po gënjejnë. Falsifikimi e montimi i historisë nacionale me të pavërteta është krim i pa lejueshëm.

Mendova se do të mësoni njëherë e mirë që mos të jepni dëshmi për njerëz dhe për ngjarje që nuk i njihni fare dhe ku nuk keni qen i pranishëm. As të tjerët dhe as ju nuk keni të drejtë të jepnim dëshmi për ngjarje ku nuk keni marr pjesë dhe për njerëz që nuk i njiheni vet. Nëse megjithatë dikush i jep të drejtë vetit me thur intriga e me i marr të tjerët nëpër këmbe e nëpër gojë, ai duhet ta di se kjo nuk mund të tolerohet nga viktimat e tyre.

Ju nuk është dashur me u thirr në “dëshmi” me intrigat ordinere të Sanqo Panqove të cilët po ashtu kanë shkruar “libra” të mjera për ngjarje ku nuk kanë marrë pjesë vet dhe për njerëz që nuk i njohin fare vet. Në fjalorin juridik kjo quhet dëshmi e rrejshme dhe gjykimet që dalin nga dëshmitë e rrejshme quhen gjykime të montuara politike. Të njohura si metoda staliniste për shtypjen e linçimin e rivalëve politik në luftë për pushtetin e tiranisë së vet edhe kur ka edhe kur nuk ka shtet!

Aktualisht si komb gjendemi në pragun e shpërthimit të luftës të re me Serbinë dhe është turp që në këto rrethana në vend se të bashkohemi e të mbështesim njeri tjetrin për të organizuar mbrojtjen veriut të okupuar nga bandat çetnike, ju merreni me thashetheme e me të pavërteta të do Sanqo Pnaqove të mërgatës së qyqeve, që në emër të “patriotizmit” të rrejshëm e luftojnë patriotizmin e vërtetë.

Kërkoi nga të gjithë ata, që në shkrimet e veta, shkruajnë mbi ngjarjet ku kam qenë unë prezent dhe ku përmendet emri im, që para publikimit të tyre të konsultohen me mua personalisht. Ndryshe do ti demantoi publikisht sa herë që e thonë të pavërtetën. Ju propozoi ta përfundoni këtë polemikë shterp, që nuk qon as ku, dhe që të koncentroheni në luftë ndaj Serbisë!

Mua më vjen shumë keq që po debatojmë kështu, por ju më detyruat të mbrohem nga vlerësimet e tilla vërtetë të pa denja.

Ju dëshiroj çdo ç´do të mirë!
Shpresoj se ky është fundi i debatit në këtë temë.

Me respekt
Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu