Letra raciste kundër shqiptarëve në Zvicër

0
843

Familja Gashi me origjinë nga Kosova është dëshmitare e urrejtjes dhe racizmit nga ultranacionalistët zviceran të këtij vendi që shfaqin fobinë ndaj shqiptarëve.

Ngjarja ka ndodhur në Buchs të Argaut, kur pranë derës së shtëpsië së familjes Gashi ishte lënë një letër me një porosi tmerruese “Schweine albaner, Drecks Albaner”, pra që nënkupton fyerje si derrat shqiptarë, informon agjencia e lajmeve INA.

Drita Gashi dhe Selman Gashi, dy bashkëshortët kanë paraqitur menjëherë rastin pranë autoriteteve policore, duke theksuar se letra e tillë është një porosi e keqe, por edhe kërcënim për ta.

“Personat të cilët shkruan këtë letër janë frigacakë dhe të mjerë nga mendët. “Sikur unë të kisha nevojë të kundërshtoj dikë, atëherë do shprehja urrejtjen time para syve të tij”, ka thënë Selman Gashi. Policia e Argau ka thënë se është në kërkim të autorëve të kësaj letre, por deri tani nuk ka pasur ndonjë rezultat.

Kjo familje një vit më parë ka përjetuar një lajm të keq, pasi që i ishte refuzuar shtetësia zvicerane, pikërisht nga ana e autoriteteve komunale, por çështja tashmë ka shkuar në instancat e larta gjyqësore. (A.Martini/INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu