Zekës së Levizjes “BESA” nuk i pengon që gjuha maqedone të bëhet zyrtare në Shqipëri, edhe pse VMRO bën luftë kundër shqipes
Deputeti i Lëvizjes BESA dje u shpreh se nuk i pengon që gjuha maqedonase të jetë zyrtare edhe në Shqipëri.
“Edhe pse unë jam në grupin e atyre deputetëve që nuk dëshirojnë që të humb kohë sepse të gjithë e dimë se cili është qëllimi i këtyre diskutimeve. Megjithatë më lejoni që të them se nga kjo foltore po dëgjojmë se si disa deputetë po i frikësojnë qytetarët se Maqedonia me zyrtarizmin e gjuhës shqipe do të bëhet shtet biancional. Nuk kam takuar qytetarë të cilët frikësohen nga gjuha e të tjetrit. Mua aspak nuk më pengon që gjuha maqedonase të jetë zyrtare edhe në Shqipëri dhe Greqi, pse jo edhe në Kanada. Por nuk e kam të qartë se pse kolegët tanë maqedonas kanë frikë nga zyrtarizmi i gjuhës shqipe. Për shembull në Kosovë serbët me vetëm 5 për qind, kanë gjuhën e tyre gjuhë zyrtare. Ju lus në mënyrë më miqësore që të jeni më të kujdesshëm me kualifikimet ndaj gjuhës shqipe”, tha Zeqirja Ibrahimi
Nga ana tjetër partia maqedonase VMRO-DPMNE gati një muaj bën luftë në shtet duke protestuar kundër gjuhës shqipe.
Dëgjoni në minutën 1.41