Lëvizja BESA po rreshtohet pas VMRO-së për të prishur çdo gjë shqiptare

0
806

Lideri i VMRO DPMNE, Nikola Gruevski, në intervistën e tij në “Kanal 5” ditë më parë njoftoi se VMRO DPMNE përgatit dokument politik me të cilin do të ofrojë mundësi për dalje nga kriza.
Sipas Gruevskit ky dokument nuk e favorizon as ndonjë parti politike e as ndonjë bashkësi etnike.

“Po përgatisim dokument për ruajtjen e Maqedonisë, ky është dokument politik që do të ofrojë mënyrë për dalje nga kriza. Përmes pranimit të tij,do të dilet nga kriza, por nuk do të shkatërrohet uniteti i shtetit. Kydokument gjatë javës së ardhshme do t’u ofrohet partive politike dhe presim ta pranojnë si mënyrë për dalja nga kriza”, deklaroi Gruevski në intervistë.

Edhe kryetari i Lëvizjes BESA siç duket ecën në hapat e Nikolla Gruevskit dhe kjo Lëvizje tani del me një ofertë për të dalë nga kriza që sipas kësaj hedh poshtë “Deklaratën Shqiptare” të nënshkruar nga liderët shqiptarë, transmeton Gazeta Express.

Ai mbrëmë në emisionin Click Plus në TV21, theksoi se Lëvizja BESA të hënën del me një ofertë për strategji për dalje nga kriza.

Ai nuk tregoi se cila do jetë kjo ofertë nga BESA, por sipas tij kjo do jetë një ofertë serioze dhe nje strategji e mirëfilltë për ngërçin politik që ka kapluar Maqedoninë.

Me këtë ofertë Lëvizja BESA do të rreshtohet pas VMRO-së për të prishur çdo gjë shqiptare e cila është nënshkruar edhe nga vet Bilall Kasami, shkruan Tetovasot.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu