Lëvizja për Pavarësinë e Kosovës (LPK) duhet ta qoj deri në fund misionin e vet historik.‏

0
559

Thirrje Liderëve të Partive Politike që menjëherë të ndalin armiqësitë dhe të filloinë mobilizimin për mbrojtje nga agresioni Serb.

Nga zhvillimet e fundit politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës po duket qartë se akoma pa u arritur pavarësia faktike, vendi po shkon drejtë një lufte qytetare vëllavrasësemes partive politike. Të gjitha indikacionet po dëshmojnë se fjala është për një konflikt të programuar të brendshëm nga qendrat e huaja të jashtme, përmes të agjenturave të tyre të instaluara brenda partive politike. Kjo është parapërgatitje e terrenit për një agresionin të ri qe po përgatitet nga Serbia e Daqiqit kundër Republikës së Kosovës, pas “përfundimit” të mbikëqyrjes.

 

“Mbikëqyrja” (sundimi) koloniale e diktatoriale e UNMIK-ut, e ndryshoi emrin dhe maskën në EULEX, ndërsa EULEKSI po e ndryshoi emrin dhe maskën me procesin për “anëtarësim” në-n BE dhe NATO, pa e marr fare pëlqimin e popullit në referendum, se a donë ky popull apo jo anëtarësime të tilla. Si ka mundësi që qeveria me sjell ushtri të huaj brenda vendit pa e pyetur popullin e vet fare!? Dihet fort mire se si quhen qeveritë e tilla që veprojnë kështu, sepse këto janë çështje sovraniteti.

 

Mu ashtu si e futi Salih Berisha Shqipërinë në-n kontrollin e NATO-s, pa pyetur popullin e vet fare, jo për të realizuar interesat nacionale por për fut Shqipërinë nën kontrollin greke. Pra, NATO-ja erdhi në Shqipëri për të fut Shqipërinë nen kontrollin e vet. Dihet se qeveritë e afta për qeverisje kurrë nuk kanë nevojë për tutela të jashtme për qeverisje e mbrojtjen e vendit të vet. Të përkujtomi këtu se Zvicra nuk është anëtare as e NATO-s as e BE dhe se populli atje e ka refuzua 4 here me referendum anëtarësimin në BE, për ta ruajtur pavarësinë e vet dhe për të shpëtuar nga invadimi imperial i Euros. Nga Euro që është kancer për ekonomit nacionale.

 

Kot mundohet qeveria e me e mbulua të vërtetën mbi shkatërrimin e ekonomisë nacionale përmes të privatizimit duke u thirr në autostradën Durrës – Nish, që nuk është projekt i tyre por projekt e koncesion i BE për daljen e Serbisë në detin Adriatik. Qeveritë e Tiranes dhe të Prishtinës me mire është dashur të ndërtojnë një hekurudhë nacionale me kyçje internacionale se sa që e kanë shkatërrua token e bukës e na kanë mbush me gazra helmuese për me i mundësua Serbisë dalje në detin ton.

 

Situata është kritike andaj duhet me urtësi dhe gjakftohtësi me e analizua se ku kanë ndodh hapat e gabuar gjate ecjes nga 1999 e deri me sot dhe duhet bërë korrigjimin e kursit të gabuar që solli deri te kjo gjendje, e cila nëse nuk stopohet, mundet të qon vendin te ajo katastrofe e vëllavrasjeve të programuar nga qarqet e huaja këtu e 13 vjet, të cilën e dëshirojnë armiqtë e kombit dhe të atdheut ton, dhe fillimin e te cilës e pamë ne javën që shkoi në kuvend.

 

SI U PROGRAMUAN KONFLIKTET SHQIPTARE – SERBE

NGA QARQET E HUAJA PAS 1999?

 

Për vëzhguesit e kujdesshëm kanë mbetur ne kujtesë sjelljet kontradiktore te Brukselit ndaj UÇK para 1999. Brukseli fillimisht e trajtoi UÇK si “rebel terrorist” dhe i dha leje Millosheviqit për një aksion të kufizuar për likuidimin e UÇK. Me lejen e Brukselit ndodhi masakra e Prekazit. Kjo ndodhi kur UÇK-ja ende kishte vetëm përmasa të një Kryengritje kryesisht fshatare. Vetëm atëherë kur Populli Shqiptar i teri brohoriti “KREJT KOSOVA ESHTE UÇK”, Brukseli në sipërfaqe dhe përkohësisht e ndryshoi qëndrimin ndaj UÇK. Dështimi serb i likuidimit ushtarak të UÇK u realizua në Rambuje me likuidim diplomatik të UÇK nga ana e BE. Kjo ndodhi pasi që Brukseli e vlerësoi se rritja e fuqishme e UÇK, me mbështetjen anglo-amerikane, mund ta rrezikonte shkatërrimin e Greqisë dhe të Serbisë bashkë me Malin e Zi e Maqedoninë si shtete të krishtera aleate të Francës e Rusisë. Prandaj ndodhi Rambujeja ne vitin 1999.

 

Vet fakti se forcat huaja që intervenuan ushtarakisht në vitin 1999 u shtrinë vetëm në hapësirën shqiptare në Ballkan dhe i çarmatosen vetëm ushtritë shqiptare, e shkatërruan vetëm armatimin shqiptar dhe vetëm shqiptarët i vendosen nën një administratë diktatoriale të UNMIK-ut, e cila vazhdoi ti mban shqiptaret të ndarë në 6 shtete, në vend se kjo të ndodh me agresoret serb, malazeze e maqedon, të cilët ishin shkaktar të luftërave të fundit në Ballkan me përmasa gjenocidi, dëshmon se ndaj shqiptarëve, që ishin viktima të agresionit sllav e grek, Brukseli vendosi një regjim apart`hejdi.

 

Logjikisht do të ishte që kjo të ndodh me ata qe ishin shkaktar të gjenocidit e jo ndaj viktimave të tyre. Ashtu si ndodhi me nazifashistet në përfundimin e LDB është dashur me ndodh edhe nazifashistet e Millosheviqit e Daiqiti dhe me satelitet maqedon e malazez të Millosheviqit. Kjo duhej ti ndodhte Greqisë për shkak të barbarive ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe ndaj shqiptarëve që punojnë atje përkohësisht. Në vend se të ndodh kështu, tani ata mundësuan ardhjen e partisë të Millosheviqit e Daiqiti përsëri në pushtet në Beograd. Brukseli ka pas fuqi me zgjedh moti edhe çështjen e Mitrovicës që në vitin 1999, por po shihet çart se Brukseli e ka lan këtë çështje qëllimisht të pa zgjedhur.

 

Brukseli e sajoi dhe e programoi ndarjen e Mitrovicës duke e lan hapur konfliktin shqiptaro-serb si një plagë që kullon gjak. Me të cilën Brukseli shantazhon edhe shqiptarët edhe serbet me kërcënimin e shpërthimit të një lufte të re. Dhe me këtë e arsyeton prezencën, shtrirjen dhe sundimin vet kolonial në Ballkan, ku drejtë për së drejti e ku përmes të vasalëve të vet të korruptuar e të komprimituat me të kaluar kriminale.

 

CILA DO TË ISHTE RRUGA NORMALE E ZHVILLIMEVE PAS 1999?

 

Të kujtoj se pas 1999 në Konferencën e Rambujesë, mes Vendimeve tjera të disfavorshme u murr edhe Vendim që tri vite pas kësaj Konference të organizohet edhe Referendumi mbi Vetëvendosjen e Popullit Shqiptar, i cili deri atëherë ishte nën sundimin e ish Jugosllavisë. Së pari në Rambuje nuk do të duhej të shtrohej për zgjedhje çështja e ish KSA Kosovës si njësi administrative, por është dashtë të shtrohet Çështje e Popullit Shqiptar në sundimin e ish RSFJ si çështje e pa, zgjedhur nacionale.

 

Do të ishte normale që para se të mbahej Referendumi për Vetëvendosje dhe para se të arrihej dhe të sigurohej pavarësia nuk do të duhej të demobilizohej UÇK-a dhe nuk do të duhej të krijoheshin partitë politik. Kjo nuk ka guxuar me ndodh derisa vendi ynë të është i nënshtruar diktaturës se huaj civile-ushtarake policore të Brukselit. Tri vite vendin do ta qeveriste administrata e UNMIK-ut, dhe për tri vite ka pas mundi të organizohen Këshillat Popullore pa parti politike, që do të organizonin referendumet për zgjedhjet e çështjeve juridike për marrjen pushtetit nga UNMIK-u pas tri viteve nga 1999. Kjo do të evitonte përçarjet fatale që sollën partitë politike dhe do të forconte unitetin e idenë e bashkimit kombëtar. Këshallat Popullore do të organizonin

– REGJISTRIMIN e saktë të popullsisë dhe vetëm atëherë do te duhej te fillohej me organizimin e referendumeve e të zgjedhjeve.

 

– Vetëm pasi të ishte mbajtur Referendumi mbi Vetëvendosjen e terë Popullit Shqiptar, të ndarë me pare mes tri republikave të ish RSFJ, do të duhej të organizohej

– Referendumi mbi përcaktimin e Rregullimit të Brendshëm Shtetëror si vend me demokraci të drejt për së drejtë popullore apo me demokraci indirekte partiake, dhe varësisht nga ky përcaktim

– do të hartohej projekt kushtetuta e Republikës së Kosovës, nga e cila do te dilte edhe

– Ligji Zgjedhor i cili se pari

– do të duhej të përjashtonte nga pjesëmarrja në zgjedhje të njerëzve të pushteti të ish LKJ të regjimit diktatorial të ish Jugosllavisë, gjë që kishte me mundësuar një ndarje radikale me të kuluarën diktatoriale komuniste titiste – staliniste dhe vendi do hynte në një epoke te re historike me institucione të rregullta të reja dhe pa gjarpërinjtë e se kaluarës titiste nëpër këmbë.

 

PSE NDODHI E KUNDËRTA E NORMALES?

SI U PROGRAMUAN KONFLIKTET E BRENDSHME SHQIPTARO – SHQIPTARE,

NGA QARQET E HUAJA PAS 1999?

 

Akoma pa arritur pavarësia dhe pa u pjekur kushtet elementare për fillimin e vuarjes se bazave juridike për ndërtimin e sistemit politik demokratik shtetërorë, nga ana e sundimit diktatorial të UNMIK-ut u themeluan disa parti politike nga krahu i luftës si dhe u legalizua LDK si parti trashëgimtare e ish LKJ për Kosovën, e regjistruar me par në Beograd. Kështu u organizuan zgjedhjet për krijimin e institucioneve e klasike vasale. Populli fillimisht besoi se perëndimi solli normat perëndimore demokratike dhe doli në zgjedhjet e para masovikisht. Për herë të pare dhe për here të fundit njerëzit dolën në orët e hershme të mëngjesit dhe pritën në radhe të gjata me qindra metra deri në mbrëmje, për të votuar institucionet provizore që do te vepronin nën hijen dhe nën diktatin e UNMIK-ut dhe të OSBE-së, duke besuar ne demokracinë perëndimore, që doli farsë.

 

Sepse, faktikisht pavarësisht nga votat, pushteti u nda si deshi UNMIK-u dhe OSBE-ja! UNMIK- dhe OSBE-ja e kishin nda mendjen me kthye Kosovën nën sundimin e Beogradit, prandaj shumicën e votave i “fitoi” ish LKJ për Kosovën që tani quhej LDK. Kështu Kosova u bë vendi i pare në bote ku në vend se çlirimtaret të vinë në pushtet, në pushtet erdhën njerëzit e ish regjimit të ish LKJ që e kishte humbur luftën. President u emërua njeriu qe nuk morri votat e mjaftueshme dhe qe ishte ish funksionar i ish LKJ, ndërsa viktima e ish regjimit jugosllav që ishte 28 vite ne burgje, lideri popullor Adem Demaçi mbeti jashtë institucioneve. Sa për sy e faqe në pushtet po merrnin pjesë edhe një pjesë e ish luftëtarëve të dëgjueshëm të UÇK-es nga GNS (Grupi për Negociata me Serbinë). Kështu u krijua ky koalicion stalinist – titist i cili qe 13 vite po e ia zë frymën Kosovës.

 

Nga atëherë fillojnë eksperimente e fenomene të tilla absurde që u kurorëzuan me emërimin me zarf të presidentes Jahajaga. UNMIK- dhe OSBE-ja krijuan nga ish KSA të Kosovës një Republikë te kolonizuar ku po vazhdohej që shumica e popullit të shtypej, ndërsa minoriteti serb po privilegjohej me shume se në kohën e Millosheviqit. Kjo edhe e sjelli Kryengritjen e Përgjithshme Popullore Shqiptare të vitit 2004 kundër diktaturës se UNMIK- OSBE-ës dhe kundër institucioneve vendore – kukulla të të huajve, përmes të cilëve u instalua sundimi i huaj kolonial në Kosovë.

 

Kryengritja e vitit 2004 e beri me dije edhe Brukselin edhe Beogradin se kthim mbrapa të Kosovës në Serbi më nuk ka. Andaj kuzhinat e Brukselit e të Beogradit e shpiken Planin e Ahtisarit me të cilin Serbia mbetej në Kosove përmes të Kishave Ortodokse të Kosovës dhe enklavave serbe, ndërsa Shqipërisë i ndalohej hyrja në Kosovë duke shpikur kombin e shtetin kosovar me “kufi ndërkombëtar” ndaj Shqipërisë dhe me kufij administrativ ndaj Serbisë. Nga kjo kohë fillon projekti per restaurimin e ish Jugosllavisë përmes të krijimit te Ballkanit Perëndimor me kryeqendër Beogradin.

 

Me 10 shkurt 2007 ndodhi Kryengritja Qytetare kundër Planit të Ahtisarit, e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje e të cilës i prinin Adem Demaçi dhe Albin Kurti. Edhe pse kjo Kryengritje Qytetare u shua me gjak nga ana UNMIK-OSBE-ës dhe të mercenarëve të tyre vendor, ajo vazhdoi rezistencën e karshi sundimit kolonial deri sa ajo u shndërrua në parti politike parlamentare duke pranuar kushtin për partneritet me sundimin kolonial të BE në Republikën e Kosovës.

 

Personalisht kam qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje para se ajo të behet parti politike, dhe për këtë arsye, për shkak të sjelljeve jo korrekte ndaj Adem Demaçit e ndaj veteranëve tjerë të ilegales që e kanë mbështet LVV, si dhe për shkak të akuzave të rrejshme të tipit stalinist ndaj aktivistëve të ri veterane të LVV që nuk pranuan shndërrimin e lëvizjes në parti, unë e kam ngrirë në tërësi statusin tim në raport me VV pasi që ajo u shndërrua në parti politike. Po të ishim pajtua me partneritet me sundimin të huaj (Brukselit) në vendin tom akoma do të ekzistonte ish Jugosllavia dhe akoma do të sundonte Beogradi në Kosovë.

 

Lufta që u nisi me 1981 nuk u bë për të zëvendësuar sundimin e Beogradit me atë te Brukselit por për çlirim nga çfarëdo sundimi tiran i huaj dhe nga pushtetarët vasalet e tyre vendor. Andaj distancohem nga tera veprimet destruktive të PVV nga 10 shkurti 2010 e këtej sikur qe kam denjuar sulmet fizike të aktivistëve te PDK ndaj aktivistëve te LVV. Por, kjo nuk do të thotë që nuk do të vazhdoi të përkrahu çdo veprim pozitiv të saj dhe të gjitha partive tjera politike kur e kanë mire. Ritheksoj edhe njëherë se kategorikisht distancohem nga veprimet e të gjitha partive politike që nxisin vëllavrasje mes shqiptarëve në gjithë hapësirën shqiptare. Dënoj kategorikisht akuzat e rrejshme se Albin Kurti është “agjent serb” si dhe akuzat e rrejshme nga kuzhinat e Beogradit se Hashim Thaqi ka “prejardhje serbe”. Këto janë akuza e insinuata të turpshme. I bëje thirrje anëtarësisë të gjitha partive politike që të disiplinojnë liderët e vet që të mos nxisin lufte vëllavrasëse.

 

DEMOKRACIA INDIREKTE PLURALISTE – MONISTE DUHET TË ZËVENDSOHEN ME

DEMIOKRACINE AUTETNTIKE KOMBETARE PA PARTI POLTIKE

Edhe partitë e konceptit monist edhe ato të konceptit pluralist synojnë të ushtrojnë pushtet E VET të përjetshëm MONIST. Prandaj në esence nuk ka shumë dallim mes monizmit e pluralizmit, pra, sepse dy sistemet e kanë të përbashkët synimin e sundimit të vet monist dhe të përjetshme. Ato detyrohen në kompromise për ndarjen e pushteti me parti tjera dhe në shkuarjen nga pushteti vetëm kur nuk kanë qare tjetër. Pra, për të mbetur në pushtet, Partitë janë gjendje te bëjnë edhe krime të organizuara që nga kërcënimet e sulmet fizike, vjedhje votash e deri në vrasjen e kundërshtarëve politik brenda dhe jashtë partive të veta. Ketë e kem i pa te LDK, te PDK e te PVV e tj.

 

Kur PDK i nxiste shërbimet e veta të inteligjencës dhe SHPK qe ti rrahte e shkarraviste me fytyre për asfalti aktivistet e vetëvendosjes, unë kam apelua te PDK qe ta ndal dhe ta dënon ketë praktik, sepse herët a vone kjo do ti kthehej PDK si bumerang. Tani apeloj te PVV qe ti ndal këto sulme fizike e verbale ndaj PDK, që munden me nxit vëllavrasje, dhe ti kthehet komunikimit intelektual politik. Nëse ata vazhdojnë kështu do te përsëritet rasti tragjik i Malishevës në zgjedhjet e kaluara!

 

Shkaktar i këtyre konflikteve është lufta e liderëve e grupeve të tyre për pushtet, në një vend i cili akoma nuk është shtet!

 

Për arsye se ne vendin tonë nuk funksionojnë dhe nuk ka gjykata juridike që ndajnë drejtësinë, por kemi vetëm gjykata politike, duke fillua nga gjykatat komunale e deri te gjykata kushtetuese, për arsye se Akademitë e Shkencave me heshtjen e tyre prej koprracve kanë rënë në provimin kombëtar për te qene arbitër intelektual, po i drejtohem Adem Demaçit dhe veteranëve tjerë te ilegales që të krijojnë një Këshill për Pajtim Kombëtar, i cili urgjentisht duhet te bisedoi edhe me PDK edhe me PVV për ndaljen e menjëhershme të armiqësive dhe për pajtim mes veti sa më parë. Kjo është kërkesë për ndaljen e armiqësive dhe për respektimin e mendimeve të kundërta në debate demokratike.

 

E kuluarja e afërt na ka mësuar se çfarë fatkeqësish kanë ndodhur mes shqiptarëve në sistemin monist mu për shkakun se sistemi monist ishe një shabllon i huaji qe nuk ka lidhje me kulturën e mentalitetin ton. E njëjta gjë është me sistemi pluralist, si një sistem i një kulture te huaj i cili te ne prodhon armiqësi qe kërcënon me vëllavrasje mes shqiptarëve. Prandaj Partitë Politike duhet te heqin dore nga kjo lloj partishmërie dhe ti kthehen demokracisë direkete, pa parti politike. Pastaj te i bëjnë ato veprime që e nuk i kanë bere me kohe me urtësi dhe me qetësi për ndërtimin e vendit, për të cilat fola në fillim.

 

Republika e Kosovës është në armiqësi me Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Në Serbi u kthye në pushte partia e Millosheviqit që hapur po na kërcënohen me agresion të ri. Andaj menjëherë duhet ndalur armiqësitë dhe menjëherë duhet me e fillua mobilizimin politik e ushtarak. Ne jemi ne një jemi në një gjendje para invazionit ushtarak të çetnikëve serb, andaj shqiptaret duhet të përsërisin Tubimin e pajtimit të Gjaqeve te VERRAT E LLUKES. Por tani, sa më shpejt e sa më pare, për pajtimin e gjaqeve mes partive politike. Lëvizja për Pavarësinë e Kosovës (LPK) duhet ta qoj deri në fund misionin e vet historik.

 

Nga Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu