Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar, reagon ashpër ndaj Deklaratave të Daqiqit për ndarje të Kosovës

0
561

LBSH

Pretendimet hegjemoniste serbe nuk kanë të ndalur edhe në shekullin 21. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ashpër ndaj deklaratave të Ivica Daçiçit, i cili vazhdimisht kërkon dhe pretendon ndarjen e Shqipërisë Veriore (Kosovës). Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar në programin e saj politik, synim kryesor ka bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm – Shqipëri të Bashkuar,

Andaj ju bënë me dije armiqve shekullor, atyre që ende kanë territore shqiptare nën pushtimin e tyre, se ka përfunduar koha kur territoret shqiptare janë ndarë e rindarë sipas qejfeve sllavo-greke, andaj le të jenë të vetëdijshëm se tash është koha e dekolonizimit të territoreve shqiptare nga pushtuesit: Serbi, Mal i Zi, IRJM-së dhe Greqisë dhe ribashkimi i tyre me trungun amë – Shqipërinë.

I’a rikujtojmë Ivica Daçiçit dhe politikës shtetërore të Serbisë se ka kaluar koha e Serbisë së Madhe, tash është koha e Shqipërisë së Bashkuar me kufijtë e saj legjitim, natyrorë dhe historik. Kjo ditë e madhe po afrohet në dy forma: në atë natyrale dhe formen politike vetëdijësusese. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar gjithashtu reagon ashpër edhe ndaj heshtjës institucionale të dy shteteve shqiptare dhe spektrit politik shqiptar ndaj deklaratave fashiste të Ivica Daçiçit për ndarjen e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu