Lëvizja Vetëvendosje nuk heqë dorë nga protesta

0
759

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga protesta e radhës më 22 janar.

Dardan Molliqaj nga ky subjekt politik, ka theksuar se dallimi i vetëm i organizimit të protestës së datës 22 me atë të 14 janarit, mund të jetë masiviteti, duke besuar se edhe më shumë njerëz do t’i përgjigjen thirrjes së Vetëvendosjes për bllokimin e rrugëve për mallrat e Serbisë që provojnë të futen përmes kalimeve kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë.

“Prapë do të jemi në pikat Dheu i Bardhë dhe Merdare, ku në mënyrë të njëjtë, sikurse më 14 janar, do ta bëjmë bllokimin e rrugëve që vijnë nga Serbia, për ta ndaluar Serbinë në Kosovë. Sigurisht që do të rrimë aty derisa Qeveria e Kosovës nuk e zbaton vendimin e Parlamentit të Kosovës. Në momentin kur Qeveria e zbaton këtë vendim, atëherë ne nuk do të jemi në rrugë, por do të jemi në aktivitete tjera”, ka thënë Molliqaj për Evropën e Lirë.

Para 22 janarit, është paralajmëruar që edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, të provojë që t’i ulë partitë politike dhe subjektet tjera relevante në një tavolinë bisedimesh, në mënyrë që të shmangen protestat dhe dhuna eventuale, siç ngjau më 14 janar.

Megjithatë, Dardan Molliqaj i Vetëvendosjes, ka thënë se bisedimet me presidenten nuk mund ta zhbëjnë mocionin e Kuvendit të Kosovës për reciprocitet me Serbinë.

“Ne nuk kemi marrë ftesë dhe as thirrje nga Presidenca. Sigurisht që për çështjet, për të cilat ka marrë vendim Parlamenti, si organi më i lartë, besoj se ato nuk duhet të diskutohen. Por, megjithatë do të presim të shohim se për çka dhe kur po na thërret, si dhe cili është qëllimi i ftesës”, ka shtuar Molliqaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu