Libi, djali i Gedafit, NATO-s: Nuk do të fitoni kurrë

0
684

“Nuk do të fitoni kurrë, nuk keni asnjë mundësi për të fituar këtë luftë”, ky ishte mesazhi i dhënë për NATO-n dhe perëndimin nga Saif al-Islam, një ndër djemtë e liderit të Libisë Muamar Gedafit.

“Iniciativa ushtarak i Perëndimit për rrëzimin e Muamar Gedafit është i destinuar të dështojë”, tha djali i liderit libian. Saif shtoi se babai i tij nuk ka ndërmend të braktisë vendin, por Tripoli është gati të bëjë disa lëshime.

Djali i tretë i liderit libian tha se duke sulmuar Libinë, Perëndimi kthehet në një objektiv të ligjshëm, duke i referuar në këtë rast deklaratave të disa ditëve më parë të Gedafit, sipas së cilave, nëse nuk ndalen sulmet e NATO-s mbi Libinë, ata do të reagonin.

“Ne duhet të luftojmë për vendin tonë dhe ju do të jeni shënjestra legjitime për ne”, tha ai. Ndërkohë, duket se po shkojnë drejt dështimit përpjekjet e Bengazit për mbajtjen e një tryeze për paqen, pa praninë e Gedafit. Koloneli nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga autoriteti i tij dhe preferon të quajë veten udhëheqës të Libisë dhe në deklaratat e fundit është shprehur se nuk do të largohet nga Tripoli pa luftuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu