Libi, NATO pranon goditjen gabimisht të rebelëve

0
820

Një avion i NATO-s ka goditur aksidentalisht dy ditë më parë një grup kryengritësish në zonën e Brega-s, në perëndim të Bengasit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Aleanca mbrëmjen e të shtunës në një komunikatë për shtyp.

“NATO konfirmon që automjetet e goditura ishin pjesë e një kolone të rebelëve.

Incidenti ndodhi në një zonë ku aktualisht ka konflikt”, njofton NATO.

Një zëdhënës i rebelëve kishte njoftuar të enjten se 16 rebelë kishin mbetur të plagosur gjatë një sulmi të ndërmarrë gabimisht nga NATO-ja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu