Libi, rebelët bastisin bunkerin e kolonelit. Gadaf: Jam gjallë, nuk iki

0
919

TRIPOLI –Në Tripoli janë orët vendimtare. Kryengritësit kanë avancuar drejt qendrës së qytetit dhe luftimet kundër forcave të Gadafit zhvillohen pranë rezidencës Bab Al Azizia. Avionët e NATO-s fluturojnë mbi qiellin e Tripolit. Dëshmitarët thonë se kryengritësit po përgatiten për sulmin final në bunkerin e Gadafit. Njerëzit e kolonelit po përdorin mortaja dhe artilieri të rëndë. Godasin Misratan me tre raketa Skud.  Djali i Gadafit, Saif Al Islam nuk është në duart e kryegritësve, sic u deklarua dje. BBC transmetoi në orët e vona të natës, fotot e Saif al-Islam brenda kompleksit të bunkerëve, i rrethuar nga një turme mbështetësish “Tripoli është nën kontrollin tonë. Ta dijë bota. Gjithçka shkon mirë në Tripoli,” tha al-Islam duke shtuar se “babai i tij është në Tripoli dhe udhëheq betejën”. Ministri italian deklaron se Gadafi dhe djemtë e tij duhet të gjykohen nga Haga. Ministri i jashtëm francez: Fitorja kundër regjimit të Muamar Gadafit nuk është ende e plotë dhe NATO duhet të qëndrojë në vigjilencë t’i shkojë deri në fund misionit të saj. Rebelët kanë marrë portin më të madh naftënxjerrës në Gjirin e Sirtës, ndërkohë që po përparojnë drejt perëndimit. nterfax citon se Gadaf ka mohuar zërat për vrasjen e tij. “Unë jam gjallë dhe i shëndetshëm. Lajmet e televizionet perëndimorë flasin gënjeshtra”, thekson Gadaf në mesazhin e tij. Së fundi BBC raporton se rebelët kanë mundur të marrin kompleksin e koloneli në Tripoli.

BBC: QËLLOHET NË BUNKER GAZETARI I AL JAZEERA
Ora 19:19 Vijojnë luftimet në bunkerin e Gadafit. BBC raporton te këtë shkëmbime zjarri brenda kompleksit. Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur një gazetar i Al Jazeera.

REBELËT BASTISIN BUNKERIN E GADAF
Ora 19: 11 Rebelët pasi kanë marrë nën kontroll bunkerin e kolonelit po kërkojnë Gadafin, raporton Al Arabiya. Sipas të njëjtit burim të cilët i referohet edhe BBC rebelët kanë nisur bastisjen e bunkierit, pasi kanë rrëzuar bustin e kolonelit dhe po kotrollojnë cdo dhomë duke plackitur armë. Sipas BBC rebelët besojnë se Gadafi është në Libi.

BRITANI, HAGUE: LIBIA DO JETË E ÇLIRUAR BRENDA 72 ORËVE
Ora 18:30-Shefi i diplomacisë britanike, Hague ka deklaruar sot se regjimi i Gadaf është drejt fundit. Hague u shpreh se Libia do të jetë cliruar brenda 72 orëve. E megjithatë shefi i diplomacisë britanike nuk mohon se në Libi ka ende probleme të mëdha.

PENTAGONI: “PO MONITOROJMË ARMËT KIMIKE TË GADAFIT”

Ora 18: 12 Departamenti i Mbrojtjes së SHBA bën me dije se po monitoron pikat t ku regjimi i Libisë ka ruajtur armët kimike. Burimet nga Pentagoni bëjnë me dije për BBC se rebelët kotrollojnë pjesën më të madhe të Tripolit.

ASHTON: PAS RËNIES SË GADAFIT TË CLIROHEN TË MIRAT E LIBISË
Ora 18:04 Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE, Catherine Ashton, ka identifikuar si prioritete pas rënies së Gadafit heqjen e sanksioneve si dhe zhbllokimin e burimeve të Libisë. “Ka shumë vende që dëshirojnë për të zhbllokuar asetet e ngrira libiane. Çështja tani është të sigurohemi që ato të përdoren në mënyrë transparente.

REBELËT HYJNË NË KOMPLEKSIN E GADAFIT
Ora 17:27 Qindra rebelë kanë mundur të hynë në kompleksin e Gadafit. Lajmi bëhet i ditur nga BBC, i cili i referohet  Al-Jazeeras. Rebelët po festojnë duke shtënë në ajër me armë. Raportohet se forca pro Gadafit kanë ndërprerë luftimet, ndërkohë që rebelët kanë marrë nën kontroll pjesën lindore të vendit. Rebelët libianë konfirmojnw se kanë marrë kontrollin e një prej hyrjeve të kompleksit residencial të Muamar Kadafit në Tripoli, ku luftimet e dhunshme vazhdojnë. “Forcat tona janë vendosur në Bab al-Aziziya, residenca e kolonel Kadafit në kryeqytet dhe ne kemi marrë kontrollinm e një prej hyrjeve të residencës,- deklaroi koloneli i rebelwve, Ahmed Omar Bani.

GADAF: UNË JAM GJALLË. NUK LARGOHEM NGA LIBIA
Ora 17:00- Pas kaq orësh luftimesh në Tripoli reagon dora vetë, Muamar Gadaf. Interfax citon se Gadaf ka mohuar zërat për vrasjen e tij. “Unë jam gjallë dhe i shëndetshëm. Lajmet e televizionet perëndimorë flasin gënjeshtra”, thekson Gadaf në mesazhin e tij, që u citua nga kampioni rus i shahut, Kirsan Ilyumzhinov. Sipas tij, gadaf ia tha sot këtë mesazh në një telefonatë drejtuar atij.
Më tej Gadaf thekson se nuk do të largohet në asnjë moment nga Libia edhe pse jeta e tij mund te jetë në rrezik.
“Unë dua t’u shpreh falenderimet gjithkujt që në këto momente bashkohet me dhimbjen e popullit libian. Jam i bindur se do të fitojmë”, tha gadaf, gjithmonë sipas Ilyumzhinov, që citohet nga agjencia e lajmeve Interfax.

Ilyumzhinov gëzon një marrëdhënie të fortë personale me familjen Gadafi dhe është një nga të paktit persona të njohur që takohej me udhëheqësin libian. Ai u shfaq në muajin qershor në një televizion libian duke luajtur shah me Gadafin dhe në Korrik ka takuar në Tripoli, të birin e tij, Muhamedin.
Ilyumzhinov ndërkohë njihet dhe si një person shumë provokativ. Ai ka provokuar shtetin rus me deklarata si si psh ka takuar alienët. 

NATO: FUNDI I REGJIMIT ËSHTË I AFËRT
Ora 15: 45 Fundi i regjimit të Muamar Gadafit në Libi është i afërt dhe përkrahësit e tij zhvillojnë një betejë të humbur, u shpreh sot NATO-ja duke theksuar se ajo do ta vazhdojë misionin në vend deri sa të mos ketë më asnjë kërcënim për popullsinë civile.
“Fundi është i afërt. Për regjimin Gadafi, ky është kapitulli i fundit”, deklaroi zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu në një konferencë shtypi në selinë e aleancës në Bruksel. “Përkrahësit e tij po zhvillojnë një betejë të humbur”, shtoi ajo.

NATO: NUK DO VENDOSIM TRUPA NË LIBI
Ora 15:23 Ambasadorët e përfaqësuesve të vendeve të NATO-s u takuan këtë pasdite për të vlerësuar situatën e krijuar në Libi ditët e fundit si dhe rolin e NATO-s pas përfudimit të operacioneve ushtarake. Kjo u njoftua nga zëdhënësi i Aleancës, Oana Lungescu, gjatë një konference për shtyp i cili deklaroi se “NATO nuk ka dhe nuk do të në të ardhmen trupat në terren në Libi.

REBELËT MARIN PORTIN RAS LANUF
Ora 15:13 Rebelët kanë marrë më së fundi edhe portin Ras Lanuf, portin më të rëndësishëm naftënxjerrës të naftës në në Gjirin e Sirtës. Sipas raportimeve të Al Jazeera rebelët kanë mundur të arrijnë në në kufi të Bin Jawad , duke vazhduar përpara drejt perëndimit.

REBELET HYJNE NE BUNKER
Ora 14: 52 Sipas korrespondentit të Al Xhazirës disa rebelë kanë arritur të hyjnë në një prej portave lindore të rezidencës së fortifikuar të Bab Al Azizia. Ndërkohë që dëshmitarët tregojë për të shtëna të shumta armësh përreth zonës. Zëdhënësi ushtarak i NATO-s deklaron se “nuk dimë se ku ndodhet Gadafi dhe nuk besoj se ka rëndësi”. Në një konferencë për shtyp, nga baza ushtarake Bagnoli, në Napoli, Roland Lavoie tha se “zgjidhja e situatës do të jetë politike, dhe besoj se të gjithë e dinë se Gadafi nuk do të jetë më pjesë e të ardhmes së Libisë. Nuk besoj se ka rëndësi se nuk ndodhet “
Kryengritësit konfirmojnë se kanë dëgjuar shpërthime brenda Ban Al Azizia, ku supozohet se fshihet koloneli, raporton Al Arabia. Ndërkohë që NATO nuk kofirmon se shpërthimet ishin të tyre. “Mund të themi vetëm që avionet e NATO-s ndodhen mbi Tripoli, ka thënë zëdhënësi i NATO-s, ndërsa një zyrtar nga Brukseli tha se
“Avionët tanë nuk na kanë kërkuar të ndërhyjnë.

VAZHDOJNE LUFTIMET PRANE REZIDENCES SE GADAFIT
Ora 14. 20 Sulmet po zhvillohen në hyrjen perëndimore të bunkerit, por kryengritësit nuk kanë aritur ende të hyjnë në rezidencë. Sipas gjeneralit të rebelëve Umar al Hariri në rezidencë ndodhen tunele të gjatë deri në 30 km të cilët e lidhim me detin. Ndërkohë që një tjetër rebel ka thënë për Sky Tv se nëse do të kenë sukses beteja do të vazhdojë dhe brenda rezidencës. Nga Misrata, 200 km në lindje të Tripolit, kanë mbërritur forca të reja në mbështetje të kryengritësve. Al Xhazira raporton se po zhvillohen luftime edhe pranë hotel Rixos, ku qëndrojnë gazetarët e huaj jo shumë larg rezidencës së Gadafit.

LUFTIMET, 2 TE VDEKUR, DISA TE PLAGOSUR
Ora 13.30 Është me 2 të vdekur e disa të plagosur, mes të cilëve një fëmijë, bilanci i përleshjeve që po zhvillohen mes kryengritësve dhe besniëkve të Gadafit, pranë Bab al Azizia. Sky neës raporton, se fëmija është plagosur në kokë.

KRYENGRITESIT 500 METRA LARG BUNKERIT TE GADAFIT
Ora 12: 44 Kryengritësit janë vetëm 500 metra larg residencës së Gadafit, Bab Al Azizia. Lajmi bëhet e ditur nga korrespondenti arab i Al Xhazirës. Përleshje të dhunshme me artilieri e rëndë filluan sot në mëngjes përreth rezidencës së bunkertë. Sipas Al Xhazirës sulmet mund të jenë dhe të NATO-s.

NATO: FORCAT PRO GADAFIT GODASIN MISRATAN ME TRE RAKETA ”SKUD”
Ora 11: 57 NATO konfirmon informacionin lidhur me lëshimin e tre raketave ”Skud” tokë-tokë nga zona e Syrtes. Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu deklaron se forcat besnike të Muamar Gadafit qëlluan pak më parë Misratan me tri raketa ”Skud” nga rrethinat e Syrtes, bastion i regjimit dhe qyteti i lindjes së udhëheqësit të Libisë, ndërkohë që qyteti shënjestër kontrollohet nga kryengritësit. Ajo denoncoi aktin si “të papërgjegjshëm” dhe shtoi se sulmi nuk shkaktoi viktima apo dëme.

MESIÇ: GADAFI I GATSHËM TË TËRHIQET NËSE NDALOJNË SULMET E NATO-S
Ora 11: 50 Presidenti kroat, Stipe Mesiç, mik i Muamar Gadafit, u shpreh sot se lideri libian i kishte thënë javën e kaluar në një “mesazh gojor personal” se ishte i gatshëm të tërhiqej “plotësisht” nga jeta politike nëse ndalojnë sulmet e NATO-s. “Mund të konfirmoj se kolonel Gadafi ishte i gatshëm të tërhiqej plotësisht nga jeta politike dhe publike, me një angazhim të prerë se nuk do të ketë pengesa për vënien në zbatim të sistemit shumëpartiak dhe të reformave, por me kushtin paraprak të ndalimit të goditjeve të NATO-s”, deklaroi Mesiç në një komunikatë të cituar nga agjencia zyrtare Hina. Mesiç shtoi se mesazhi verbal personal i Muamar Gadafit është bërë javën e kaluar dhe se ai ka njoftuar për të dje ambasadorët amerikan, kinez dhe rus në Kroaci.

AL XHAZIRA: LUFTIME PRANE BUNKERIT TE GADAFIT
Ora 11: 10 Al Xhazira raporton për luftime të dhunshme në lagjen Mansour, pranë rezidencës së Gadafit, Bab Azizia. Sipas gazetarit njerëzit e Gadafit po përdorin mortaja dhe artiliri të rëndë.

PARIS, ZHUPE: FITORJA JO E PLOTE, NATO TE RUAJE VIGJILENCEN
Ora 10: 30 “Fitorja kundër regjimit të Muamar Gadafit nuk është ende e plotë dhe NATO duhet të qëndrojë në vigjilencë t’i shkojë deri në fund misionit të saj.“- Deklaroi ministri i jashtëm france Alain Zhupé në një pronocim për median franceze. Ai shtoi se “regjimi po bie, por ka ende rezistencë” . Ministri i Jashtëm shtoi po ashtu se ishte zhvilluar një audio-konferencë mbi situatën në orët e fundit me palën amerikane, britanike, gjermane, turke dhe vendet arabe.

FRATINI: LUFTOHET PRANE BUNKERIT, GADAFI E DJEMTE E TIJ TE GJYKOHEN  NE HAGE
Ora 09: 50 Ministri i jashtëm italian konfirmon se luftimet vazhdojnë në Tripoli, sidomos përreth Bab al Azizya, ku ndodhet dhe bunerki i Muamar Gadafit.
Franko Fratini deklaroi se “ka luftime në disa zona të qytetit, sidomos përreth qytetit të fortifikuar të diktatorit i cili sipas disa dëshmive vazhdon të jetë në Tripoli.”
Presioni i NATO-s”- shtoi ministri “vazhdon për të çliruar vendin nga dhuna dhe është koha që populli i Libisë është çliruar dhe diktatorit i mbeten pas vetëm mercenarët e snajperat. Ministri i Jashtëm italian deklaron se “Gadafi dhe fëmijët e tij do të arrestohen patjetër, është cështje kohe të shkurtër. Opinioni im është se ata duhet të gjykohen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, CPI në Hagë.
Duke përmendur periudhën post-Kadafi, shefi i diplomacisë italiane nuk u shpreh për “liderin më të mirë për libianët”, por megjithatë vlerësoi shumë liderët aktualë të rebelimit.”Nuk do të bëja gabim të zgjidhja se kush është lideri më i mirë për libianët”, deklaroi ai, due shtuar megjithatë se ish-numri dy i regjimit libian, Abdessalem Jalloud, i cili është larguar nga Tripoli të premten, “i ka të gjitha cilësitë për të qenë një prej protagonistëve të tranzicionit drejt Libisë së re”.
“Të dy drejtuesit kryesorë të CNT-së, Mustapha Abdeljalil dhe Mahmud Jibril, kanë treguar deri tani cilësi të mëdha urtësie dhe ekuilibri, përfshirë momente delikate”, theksoit Frattini. Sipas ambasadorit të Libisë në Itali, Hafez Gadur, “Kadafi do të arratiset ose do të arrestohet i gjallë, por është e vështirë që ai të dorëzohet”. “Po përpiqemi ta arrestojmë për ta gjykuar për krimet që ka kryer”, i deklaroi radios Radioanchio diplomati i cili ka kaluar në anën e kryengritësve që prej disa muajve. Gaddur shprehet se Italia “do të vazhdojë të ketë marrëdhënie të veçanta dhe të privilegjuara me Libinë”.Deri tani, në fillim të rebelimit në mes të shkurtit, Italia, ish-fuqi koloniale në Libi, ishte partneri i parë tregtar i Tripolit veçanërisht me një prani të madhe të kompanisë ENI, grupi më i madh i huaj i naftës në këtë vend.

KESHILLI TRANZITOR: SAIF AL ISLAM U ARRESTUA, POR IKU
Ora 09: 10 Kreu i Këshillit kombëtar transitor në Garjan, dekaroi sot për Al Xhazirën se Saif al Islam është arrestuar të dielën e kaluar, por nuk arriti të shpjegojë faktin e lirimit të këtij të fundit. Sipas Wahed Burshan, Saif al Islam është arratisur pasi personat që e ruanin  ndoshta ishin “të rinj pa eksperiencë” ose mungoi “një mbikëqyrje efikase ushtarake”

PERLESHJE 80 KM LARG TRIPOLIT
Ora 08:40 Përleshje mes forcave kryegritëse dhe besnikëve të kolonelit libian janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth 80 km në perëndim të Tripolit. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Dpa, duke cituar burime nga kryengritësit. Sipas saj përleshjet janë përqëndruar përreth qytetit Al-Ajaylat, ku në ditët e kaluara ka pasur dhe manifestime pro Gadafit.

GADAFI FSHIHET NE KALIMET NENTOKESORE
Ora 08:00 Kompleksi qeveritar Bal al Azizia është i madh dhe bazë e fortë ushtarake, e sistemuar në një territor prej 6 kilometra katrorë. Objekti është i rrethuar  me 3 rradhë gardhi pej betoni. Në kompleks ka kazerma dhe ndërtesa administrative. Është i pajisur me sisteme bashkëkohore për siguri, duke përfshirë video kamera dhe sensorë për lëvizje. Në territorin e Bab al Azizia gjenden edhe dy tendat beduine, në të cilat Gadafi pranonte mysafirë të lartë. Supozohet se nga kompleksi shkojnë tunele drejt objekteve tjera në Tripoli.Sipas burimeve të kryengritëse, Gadafi për momentin fshihet diku në kalimet nëntokësore nën kryeqendrën libiane.

NATO, SOT MBLEDHJE URGJENTE
Ora 07: 00 Ambasadorët e NATO-s do të zhvillojnë sot një takim urgjent në Bruksel lidhur me situatën më të fundit në Libi. Lajmi u bë me dije dje, ndërsa burimet diplomatike thanë se takimi do të shërbejë për të vendosur rrugën që do të ndjekë Aleanca në periudhën pas rënies së regjimit të Gedafit.
Avionët e NATO-s janë parë të fluturojnë mbi qiellin e Tripolit teksa lindte dielli, pas një nate bombardimesh të shoqëruara me shkëmbime të shumta zjarri mes kryengritësve dhe forcave besnike të Muamar Gadafit. Dëshmitarët thonë se kryengritësit po përgatiten për sulmin final në bunkerin e Gadafit. Të paktën 8 shpërthime janë dëgjuar, gjatë natës pranë bunkerit të diktatorit, dhe për disa orë kanë vazhduar shkëmbime zjarri të armëve të rënda

ALEATËT NDIHMUAN REBELËT NË STRATEGJINË USHTARAKE
Ora 03:35 Forcat e inteligjencës së NATO në bashkëpunim me forcat e SHBA, ndihmuan rebelët të perfeksiononin sulmin e tyre me anë të një strategjie sulmi nga tre pozicione të ndryshëm: Misurata dhe Brega në lindje, Zawiyah në perëndim dhe Gharyan në jug, gjë që i dha mundësin e sulemve të përpikta NATO-s

SAIF AL ISLAM NUK ËSHTË NË DUAR TË REBELËVE
Ora 01:42 Mësohet se një prej djemve të Gedafit, Saif al Islam, nuk është në duar të rebelëve. Saif al Islam është takuar me disa gazetar në Bab al-Aziziya dhe ka deklaruar se lajmi i arrestit ka qenë i rremë. Al Islam ka thënë se Gedafi gjendet akoma në Tripoli dhe se forcat e regjimit kanë nën kontroll ende 80% të Tripolit.

NJË PREJ DJEMVE TË GEDAFIT ARRATISET NGA REBELËT
Ora 00:50 Ambasadori libian ka bërë të ditur se një prej tre djemve të kolonelit, Mohammad Gadhafi, ka arritur të arratiset nga rebelët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu