Libia, Klinton:Po diskutohen hapa të tjera për t’i dhënë fund krizës

0
816

Sekretarja e Shtetit për SHBA, Hillari Klinton ka përshëndetur rezolutën e OKB-së për caktimin e zonë ndalim-fluturimi në Libi por nga ana tjetër ka theksuar se do të ketë hapa të tjera. “Kjo rezolutë është një hap shumë i rëndësishëm, por SHBA dhe partnerët e saj do të vazhdojnë të shqyrtojnë rrugë të tjera për t’i dhënë fund krizës në Libi”,- tha Klinton.

Ndërsa sekretari për mbrojtjen, Robert Gates do të udhëtojë të shtunën për në Rusi raporton Reuters. Nuk janë të qarta arsyet por mendohet se kjo ka lidhje me abstenimin e Rusisë në votimin e rezolutës për Libinë.

Përfaqësuesja më e lartë e politikës së jashtme në BE, Kathrin Ashton është shprehur se shpresonte në një largim sa më të shpejt të Gedafit duke shtuar se BE është e gatshme për të ndihmuar në ndërtimin e demokracisë në Libi.

NATO ka rë në dakord për një plan të mundshëm për ndërhyrje ushtarake në Libi por nuk është vendosur akoma nëse do të ndërhyjë mes konfliktit në Libi.

* * ** *
Libia ka deklaruar armpushim të menjëhershëm në mbrojtje të civilëve, duke respektuar kështu rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Njoftimi vjen në kohën kur NATO-ja dhe Perëndimi po mbajnë takim të jashtëzakonshëm, për të disukutuar mënyrat e zbatimit të zonës së ndalim-fluturimit mbi Libi. Armëpushimi u deklarua pasi Britania e Madhe kishte bërë të ditur se do të dërgojë forca ushtarake në bazën e saj në Mesdhe.

Moussa Koussa, ministri i jashtëm i Libisë gjatë një deklarate mbajtur në televizionin shtetëror është shprehur se shteti ishte i interesuar për mbrojtjen e civilëve dhe të huajve dhe në këtë mënyrë kërkonte armëpushim të menjëhershëm. “Ne kemi vendosur armëpushim të menjëhershëm dhe ndalim të gjithë operacioneve ushtarake” tha Koussa. Ai ka shtuar se vendi i tij ishte anëtare e OKB-së dhe se ishte e “detyruar të pranonte rezolutën e Këshillit të Sigurisë”. Ndërkohë, CNN citon burime nga forcat opozitare në Libi se pavarësisht deklaratës për armëpushim, në qytetin e Misrata-s vijojnë luftimet.

Këshilli i Sigurisë në OKB i ka hapur rrugën shteteve perëndimore anëtare të NATO-s të përgatiten për ndërhyrje ushtarake mbi Libinë. Rezoluta lejon që për të gjitha arsyet e nevojshme, te kete ndërhyrje nga forca të jashtme në mbrojtje të civilëve të cilët janë të kërcënuar nga sulmet e Muommar Gaddafit.

Forcat mbështetëse të Gaddafit kanë avancuar ditën e fundit duke rimarr kontrollin në qytetet ku rebelet kishin marrë prej ditësh kontrollin. Al Jazera raporton se po vazhdojnë luftimet në Misrata. Gaddafi ka premtuar se do të rimarr edhe kontrollin e Benghazit, duke thënë se forcat e tij nuk do të tregojnë mëshirë. Ndërkohë, Libi ka mbyllur lëvizjet në hapësirën ajror sipas Agjencisë së Kontrollit të Trafikut Ajror Europian. NATO është duke diskuar mbi rolin që duhet të luajë aleanca.

Sulmi
Mendohet se SHBA nuk do të përfshihet në sulmet e para mbi Libinë. Britania, Franca dhe disa shtete arabe pritet të luajnë rolin kryesorë në këto sulme. Norvegjia gjithashtu ka bërë të ditur se do të marr pjesë. Katari është shprehur se do të marrë pjesë në këtë përpjekjet ndërkombëtare në mbrojtje të civilëve, por nuk është e qartë nëse kjo të do të thotë se do të përfshihet në një operacion ushtarak.

Rezoluta e OKB-së, është e gjerë dhe lejon aksion ushtarak kundër kërcënimeve ndaj civilëve, gjë që mund të përfshijë edhe sulmet me bombë nëse lind nevoja. Djali i Gaddafit, Saif al-Islam, është shprehur se rezoluta e OKB-së është e padrejtë në një kohë kur Libia nuk ka bombarduam mbi civilët. Presidenti i SHBA-ë, Barak Obama pas miratimit të rezolutës në OKB, u ka bërë thirrje liderëve të Francës dhe Britanisë për të diskutuar mbi hapat e mëtejshme.

Mesazhi i fortë
Britani, Franca dhe Libani propozuan në Këshillin e Sigurisë së OKB-së miratimin e rezolutës 1973, me mbështetjen e SHBA-së. Në Nju Jork, 15 anëtarët e Këshillit votuan 10-0 në favor, ndërsa pesë ishin abstenim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu