Liburn Aliu: Hashim Thaçi ta sqarojë vrasjen e Bjadin Hallaqi

0
1848

Liburn Aliu

Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, ka kërkuar sërish sqarim nga zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi lidhur me vrasjen e ish sekretarit të LPRK-së, Bejadin Hallaqi.

Liburn Aliu tha se Thaçi ishte i fundit që e kishte parë atë, prandaj nga ai kërkohet sqarim rreth fatit të Hallaqit.

Këtë pyetje Aliu ia kishte bërë Thaçit edhe gjatë kohës sa ai ishte deputet në Kuvendin e Kosovës, kohë kur Thaçi ishte kryeministër i vendit.

“Në momentin kur u vra Bejadin Hallaqi, Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së. Ai u shpall hero por nuk i dihet varri. Thuhet se ai ishte nisur nga Drenovci me Hashim Thaçin. Nuk po kërkoj asgjë më shumë se një sqarim nga ai dhe kështu sqarohen shumë gjëra”, tha Aliu.

Bejadin Hallaqi ishte ftuar dhe marre nga shtepia e tij per ne Shtabin e UÇK-së ku ishte pritur nga Hashim Thaqi dhe ishte shoqeruar nga Thaqi por me vone z. Bejadin Hallaqi nuk ishte pare me kurr i gjalle dhe qe nga ajo dite, Bejadin Hallaqi sdihet  ku e ka varrin, ku i ka eshtrat dhe si u vra Bejadin Hallaqi ?

Bejadin Hallaqi esht shpallur Deshmor me vone ne nje Komunikate te dale nga Shtabi i Pergjithshem i UÇK-së, por se kurr sesht sqaruar rrethana se si u vra Bejadin Hallaqi dhe ku esht varri i tij ?

Familia e Bejadain Allaqit, Gruaja, Femijet dhe sidomos Motra e Bejadin Hallaqit, kerkoin me ngulim te dine se ku jan eshtrat e Bejadinit qe te kujtoin vrasjen e Bejadinit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu