Liderët e partive opozitare takohen sot në orën 13:00

0
674

Blloku Opozitar

Liderët e tri partive opozitare, ai i Vetëvendosjes Visar Ymeri, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën do të takohen sot në orën 13:00.

Lajmin e ka bërë të ditur Ramush Haradinaj në konferencën e AAK-së për aderimet e reja në parti, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Takimi i tyre vie pas ngjarjeve të ditës së djeshme, ku u arrestuan pesë deputetë të opozitës.

Takimi do të mbahet në selinë e Nismës për Kosovën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu