Liderët s’e dëgjojnë presidenten, shteti drejt kolapsit

0
595

Hasha me tre

Liderët politikë, sidomos ata nga koalicioni paszgjedhor, LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, nuk po shprehin interesim për nismat e presidentes Atifete Jahjaga për realizimin e një takimi të përbashkët me PDK-në dhe partitë tjera të përfaqësuara në Parlament.

Përderisa liderët vazhdojnë të hamenden, nga Zyra e Presidentes është “lëshuar” edhe një alarm se Kosova ka hyrë në një fazë kritike ku qëndrueshmëria e shtetit po lëkundet.

Shqetësimet e Jahjagës, mbase u kanë dhënë liderëve edhe një mesazh se kjo mund të jetë java e fundit kur ata duhet të reflektojnë dhe tregojnë fleksibilitet, pasi që kriza po hyn në limitet e skajshme duke prekur qëndrueshmërinë dhe funksionimin e shtetit. Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka thënë se vendi tashmë nuk po hyn vetëm në krizë politike, por edhe financiare e buxhetore.

“Mos të harrojmë se pa konstituimin e Kuvendit nuk do të mund të miratohet Ligji për Buxhetin, i paraparë nga fundi i muajit nëntor dhe kjo nënkupton që nuk mund të garantojmë funksionimin e shtetit”, ka deklaruar Vllahiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu