Lideri i Shqiptarve të FYROM: Ali Ahmeti vizitë zyrtare në Shqipëri

0
804

aliahmeti5

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Lideri i Shqiptarve të FYROM, Ali Ahmeti, këtë fundjavë pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare një ditore në Tiranë, ku do të takohet me krerët më të lartë të shtetit.

Sipas portalit shqiptar të lajmeve në Maqedoni “Zhurnal”, Ahmeti ka parashikuar në agjendën e tij që të takohet me presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Parlamentit Ilir Meta.

Ai pritet të takohet gjithashtu edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Zhurnal” shkruan se nuk përjashtohet mundësia që Ahmeti të udhëtojë edhe në Elbasan për të ndjekur ndeshjen e Kombëtares shqiptare me Danimarkën në orën 20:45, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Francë 2016”.

/Shekulli Online/E.G/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu