Lidhja e Margarita Kadriut me Marko Millosheviqin përmes Mishkoviqit

0
764

Margarita Kadriu

Shefja e gazetës Kosova Sot, Margarita Kadriu, e cila në prag të zgjedhjeve të 8 qershorit, tha se ka hequr dorë nga drejtimi i kësaj gazete, vazhdon të shpifë ulët dhe pa fije turpi, po përmes Kosova Sot.

E turrur në PDK, jo për të bërë politikë që shkon në të mirë të qytetarëve, por për prona (rasti i Terminalit Doganor), Margarita dhe familja e saj Kadriu në krye me Ruzhdiun, çdo ditë e helmojnë opinionin publik me shpifje dhe gënjeshtra të llojeve të ndryshme dhe atë vetëm për interesa personale.

Margarita Kadriu & familja Kadriu, partner në biznes me Mirosllav Mishkoviqit, aleatit kryesor të ish diktatorit serb, Sllobodan Millosheviq, vjellin vrerë ndaj cdokujt që ua qet rrenat në shesh.

Sot, pos që ka vazhduar me të njejtin personazh (të dyshimtë) i cili pohon se Baton Haxhiu është njeri i UDB-ës (gjë kjo e cila nga dëshmitarë të kohës në media tjera u hodh poshtë kategorisht dhe Margarit Kadriu do të përballët në gjykatë nga këta persona për shpifje), u është vërsulur edhe portaleve – dhe atë Indeksonline-it. Pas Klan Kosovës e Haxhiut, më pas Gazetës Express, në shënjestrën e Kadriut me shfije është vënë edhe portali ynë, dhe atë me një gjuhë sa primitive aq edhe të dyshimtë për etikën jo vetëm gazetareske.

Hyrja në politikë e Margaritës, kryekëput për interesa personale

Miroslav miskovic

Mirosllav Mishkoviq

Një gjysmë faqe gazetë në “Kosova Sot”, një muaj para vitit 2014, ka zënë hapësirë reklamuese një objekt me xhama blu. Me datë 23 nëntor del në shitje objekti në Bresje të Fushë Kosovës, i cili gjendet përbri Autostradës së kombit. Telefoni kontaktues për komunikim ka prefiksin e IPKO-s dhe numrat tjerë janë 40 2000. Objekti nuk përshkruhet se çfarë destinimi ka dhe për çfarë shërben.

Për gjashtë muaj sa ka qëndruar reklamimi në gazetën familjare nuk mjaftojnë që ta bindin dikë, asnjë blerës, se mund të shitet. Ky objekt nuk shitet dhe mbetet zyrtarisht në pronësi të familjes Kadriu.
Në fillim të Majit 2014, objekti, me xhama blu, largohet nga faqet e gazetës. Arsyeja është e gatshme. Vajza më e njohur e familjes Kadriu, Margarita, drejtuese e Kosovës Sot, hynë në politikë. Dhe, hapen horizontet për vlerësimin dhe përdorimin e tij. Politika bëhet derë e fortë.

Lideri i Partisë Demokratike, më 14 maj, është paraqitur në selinë e Partisë së tij me anëtaren më të re të Misionit të Ri. Thaçi e pat prezantuar si drejtoreshë dhe kryeredaktore të “Kosova Sot”, por jo si anëtare por si nënkryetare të PDK-së.

Kryetari i Partisë, as që ka ditur që krejt asetet e kompanisë me çka mburrej Margarita dhe familja Kadriu, dhe PDK-ja, ishin në dorë të kompanisë serbe “Delta Holding” me pronar Mirosllav Mishkoviq, ish anëtar i Qeverisë në kohën e Millosheviëit.

Margarita, tregoi qartë arsyen e hyrjes në Politikë, dhe ceku dy arsye: “E para janë qytetarët e Kosovës, që vuajnë nga politikat dhe politikanët e mirëfilltë në interes dhe dobi të tyre”.

Kaq zgjati deklarata hipokrite. U harruan interesat qytetare dhe deklarata.

Një ndërtesë e mbetur shkretë në mes të fushës, pa ide dhe pa plan, bëhet pjesë e pazareve politike. Fillon të rregullohet e gjithë infrastruktura brenda natës dhe bëhet kërkesa për Terminal Doganor.
Disa muaj më herët në parkingun e PDK-së po dilten nga Porsche një femer e ngjyrosur bionde.

Lidhja me Mirosllav Mishkoviqin dhe Marko Millosheviqin

Marko milosevic

Marko Millosheviq i kërkuar nga Interpoli

Po zbriste kryeredaktorja dhe drejtoresha e Kosova Sot. Mysafire e kryetarit të PDK-së dhe nënkryetarit Hajredin Kuçi, me ndërmjetësim të deputetit Ilmi Reçica, ishte pronarja e Kosovës Sot, Margarita Kadriu.

Ishte përfolur prej kohësh, por në Kosovë askush seriozisht nuk ishte marrë me këtë punë, dhe askush nuk bënte pyetje se kush udhëhiqte me asetet e Biznismenit personal të Millosheviqit, pronarit të Delta Group, Mirosllav Mishkoviq, nën firmën “EuropInvestment SH.P.K.(LL.C)”.

Kryetari dhe nënkryetari i PDK-së, nuk kanë besuar (së paku duhet besuar se nuk e kanë ditur) se ajo për çka bisedonin me Margarita Kadriun, ishte hiq me pak se oferta për t’u pranuar femren e parë të Kosovës Sot dhe të familjes Kadriu, si nënkryetare e PDK-së, dhe me këtë rast ajo guxitshëm dhe me hile, përmes derës së PDK-së, po mbronte biznesin e familjes së saj, të kryesuar me letra nga Ruzhdi Kadriu.

Krejt kjo nismë biznesi kishte filluar pas luftës, nga një tokë e dyshimtë në periferi të Prishtinës, ku Ruzhdi Kadriu e kishte përfituar para luftës së vitit 1999, me një truk, nga një kompani sllovene, që më vonë kishte bankrotuar për shkak të rrethanave të luftës dhe dominimit serb në Kosovë. Prona tashmë ishte në duar të Ruzhdi Kadriut.

Zyrtarizimi i biznesit me Mishkoviçin kishte arritur në vitin 1997.

Kompania e Mishkoviqit kishte arritur një akord biznesi me Ruzhdi Kadriun dhe Margarita Kadriun për 100% të aksionevenë favor të Delta Holding. Vlera e investimeve të kompanisë nga Beogradi kishte kapur shumën prej 10 milionë euro. Këtu përfshihet toka, ndërtesa, investimet.

Krejt kjo ka mbetur e fshehur për një kohë të gjatë përderisa babë dhe bijë nuk akuzohen për keqpërdorim të mjeteve, investimeve dhe aseteve, në një letër – dokument që kompania dërgon në një adresë amerikane.

Për shkak të problemeve Kosovë-Serbi, kompania përmes nënkryetares së kompanisë, Marija Cvetkoviç, dërgon një letër në Odën Amerikane të Serbisë, ku kërkon ndihmë për keqpërdorim të aseteve dhe parave nga Ruzhdi Kadriu dhe kompania Interpress Company.

Në letër thuhet se Delta Holding ka investuar 10 milionë euro në Kosovë përmes familjes Kadriu. Të gjitha asetet, thuhet në letër i takojnë Kompanisë Delta, duke përfshirë, toka, Investime, dhe pronë në ndërtesa.

Këtu hynë edhe një ndërtesë e cila po provohet të kontrabandohet si terminal doganor në emër të nënkryetares së PDK-së, Margartia Kadriu duke lënë mundësinë që të pastrohen parat e një marrëveshjeje ndërmjetMishkoviqit dhe Margaritës e Ruzhdiut.

Mirosllav Mishkoviq, i cili dyshohet për miliona euro te keqpërdorura në Serbi gjatë kohës së pushtetit të Sllobodan Millosheviq, mbajti lidhje të fuqishme me Markon, djalin e Millosheviqit, i cili akuzohet për fshehjen e miliona eurove në Qipro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu