Lidhja e zgjedhjeve të 3 Nëntorit 2013 me skenarin për krijimin e Jugosllavisë së re!

0
709

Çfar po fshihet pas pjesëmarrjes së Serbëve e Malazezëve në zgjedhjet lokale 2013 në Republikën e Kosovës ?!

Kësaj vere Brukseli, bashkërisht me vasalet e vet vendor, u murr intensivisht me përgatitjen skenarit për krijimin e “Jugosllavisë se re” përmes të projektit që u lanësua në emër të Cetinës, përmes të imponimit të dhunshëm të bashkimit rajonal të ashtuquajtur “Unioni Ballkanik”, “Ballkanit Perëndimor”, apo përmes të bashkimit rajonal të “Vendeve të Evropës Juglindore”, ku do të hynin Malit i Zi, BeH me Republika Serbska, Vojvodina, Serbia, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.

 

Zgjedhjet e 3 Nëntorit 2012 janë pjesë e këtij skenari. Brukseli dhe Bashkimi Europian gradualisht po e zëvendëson rolin e Moskës dhe të ish Bashkimit Sovjetik duke i zbatua politikat e tyre të vjetra ndaj shqiptarëve. Motivet politike të kësaj qasje janë tepër absurde, sepse kjo lidhet ngushtë me paragjykimet e Brukselit se shqiptaret janë mysliman, duke harruar se kultura islame shqiptarëve ju imponua dhunshëm nga ish Perandoria Osmane, sepse Fuqitë e vjetra te Evropës as atëherë nuk i dolën në krah Shqipërisë së Gjergj Kastriotit. Zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit 2013 do të përdoren edhe si kali i Trojës për rikolonizimin e Kosovës me koloni të reja serbe e malazeze, duke e fry numrin e serbëve e malazezëve në Kosovë në përmasa të rrejshme e artificiale!

Kjo përpjekje për restaurimin e Jugosllavisë së vjetër me një maskë të re në Beograd quhet “4+0”, ku zero konsiderohet Republika e Kosovës, Shqipëria konsiderohet si Republika e 7, ndërsa Mali i Zi konsiderohet si “Sparta e Serbisë”. Takimet e shpeshta të kohëve të fundit të politikanëve vasal kosovar me politikan malazeze në Podgoricë, në Bruksel e në New York flasin se po zihet një komplot i ri antishqiptar në Bruksel, i cili përmes të agjentëve vasal vendas do tentohet që kjo të realizohet në emër të Kosovës.

Derisa në të njëjtën kohë, një të tretës së popullsisë shqiptare nga Republika e Kosovës që punon përkohësisht jashtë Kosovës ju ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje, çetnikëve serb e malazez, OSBE ju mundësohet të votojnë edhe me postë elektronike. Kjo dëshmon se vet OSBE po e përgatit vjedhjen e votave dhe diktimin e rezultatit në favor të çetnikëve serb e malazez, për të e realizua në meny artificiale projektin që nga Kosova një nacionale shqiptare të krijon një vend “multietnik” ku pastaj sërish do të privilegjohen çetnikët serb e malazez në dëmin e shqiptarëve!

Ky proteksionizëm i Brukselit ndaj serbëve, maqedonëve , malazezëve dhe grekëve shihet së pari nga tolerimi i krimeve të tyre ndaj shqiptarëve. Shqiptarët vriten, masakrohen, dhunohen me dhunë fizike e sociale, burgosen e shpërngulen me dhunë nga trojet e veta nga serbët, maqedonët , malazezët dhe grekët dhe Brukseli hesht, ndersa po të ndodh e kundërta do të kërcitnin tera kambanat për satanizimin e gjithë shqiptarëve.

Ky proteksionizëm i Brukselit u pa pas 1999 edhe kur u çarmatosën ushtarët e UÇK-ës dhe kur u shkatërruan armatimi i shqiptarëve dhe kur nuk u çarmatos as një prej kriminelëve sllav që kishin bërë gjenocid ndaj shqiptarëve dhe kur nuk u shkatërrua as një armë serbe, sllavomaqedone e as malazeze. Ky proteksionizëm i Brukselit u pa edhe kur edhe pas shkatërrimit të ish Jugosllavisë, Brukseli nuk lejoi të bashkohen viset etnike shqiptare nën sundimin grek, sllavomaqedon, serb e malazezë me shtetin Ëmë Shqipërinë.

Brukseli po fshihet pas spiunëve të vet kosovar të kolonës së pestë. Ndërsa serbofilët e turkofilët dhe brukselofilet kosovar po fshihen pas Brukselit! Në realitet okupimi klasik ushtarak i kolonive të reja, si është rasti i Kosovës, u zëvendësua me korruptimin e elitave politike vendore përmes të cilave po e shtrin sundimin e vet e Perandoria Globaliste e Brukselit ! Korrupsioni niset nga kreu i shtetit, andaj këto elita të korruptuara kurrë nuk munden të e luftojnë korrupsionin! Pasi që Brukseli ka nevojë për këtë elitë të korruptuar politike për ti realizuar përmes saj planet e veta antishqiptare, edhe pritet që OSBE-e me vjedhjen e votave dhe me kurdisjen e rezultatit të tyre të e vazhdon pushtetin këtyre elitave të njëjta kriminale në Republikën e Kosovës, sepse vetëm përmes tyre ka mundësi qe të imponohen Ligjet e diktaturës së Brukselit në vendin ton!

Derisa akoma po dëgjohen zërat e ç’errur se “Kosova është Serbi dhe se Kosova është Turqi”, tani po dëgjohen edhe disa zëra tjerë të ç’errur mbi “Kosovën Amerikan apo Kosovën Europiane”! Por, Republika e Kosovës ishte, është dhe do të mbetet vetëm Kosovë Shqiptare! Mund të jemi miçë të mirë edhe me Perëndimin edhe me Lindjen , edhe me Jugun edhe me Veriun, por secili zot shtëpie vetëm në vendin e vet.

Votuesve ju apeloi që të mos votojnë partitë politike por të votojnë vetëm ata kandidat të cilët janë të lindur ose të rritur në komunat ku ata kanë kandidua për Kryetar Komune.

 

Nga: Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu