Ligji për veteranët miratohet me 13 mars!

0
829

Ligji për veteranët e UÇK-së do të miratohet në Kuvendin e Kosovës më 13 mars. Kështu u tha pas takimit të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi me Kryetarin e OVL-ve, Muharrem Xhemajli.

Kryeminsitri Thaçi tha se në këtë ligj është punuar bashkarisht me veteranët dhe se ky ligj është në përputhje me vullnetin e tyre.

“Ligji për veteranët është punuar bashkërisht nga Qeveria e Kosovës dhe organizata e veteranëve të luftës së UÇK-së, për çka i falënderoj për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, në të njëjtën kohë për durimin dhe besimin që kanë treguar ndaj punës që e ka bërë Qeveria e Kosovës”, tha Thaçi.

Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Xhemajli tha se pret që ky ligj t’i bashkoj të gjithë deputetët dhe të miratohet më 13 mars në Kuvend.

“U takuam me Kryeministrin për ta falënderuar për punën që e kanë bërë për Ligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ligjin i cili është proceduar në Kuvend. Ne shpresojmë që, siç është paralajmëruar edhe nga Kryeparlamentari që me datë 13 mars 2014, ky ligj do të kalojë në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe do të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht subjekteve politike dhe është një ligj që duhet t’i bashkojë gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, pohoi Xhemajli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu