Limaj dërgohet në Gjykatën Supreme

0
814

(E plotësuar) Përreth dy orë, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj është marrë në pyetje nga EULEX-i. Menjëherë pas marrjes në pyetje, nën përcjellje të EULEX-it, Limaj është dërguar në Gjykatën Supreme, ku do të merret në pyetje edhe nga prokurori.

***

Fatmir Limaj është paraqitur në EULEX, ndërkaq, në pyetjet e gazetarëve se cila është arsyeja që ai gjendet në EULEX, ai është shprehur shkurtimisht: “Pyetni këta [EULEX-in], sepse unë nuk e di”.

***

EULEX arreston tre persona – pritet paraqitja e Limajt

Burime të “Zërit” të afërta me deputetin Fatim Limaj kanë treguar se ai është ftuar nga EULEX-i që të paraqitet në këtë mision për të marrë një ftesë, dhe më pas në ora 17:00 do të shkojë në Gjykatën Supreme, ku do të mbahet një seancë për Rastin Kleçka.

Këtë javë, EULEX rihapi rastin “Kleçka” ku u pranuan dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, (tashmë i ndjeri Agim Zogaj). Për rastin “Kleçka” i akuzuari kryesor është njëri nga ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj.

***

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj thotë se akoma nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth këtyre informacioneve që po qarkullojnë nëpër media.

“Për të tjerët ma kanë konfirmuar jozyrtarisht, por jo edhe për klientin tim”, ka thënë ai.

Sipas tij, ai nuk beson se klienti i tij është arrestuar pasi thotë se po të ndodhte kjo, familjarët e tij do ta informonin menjëherë.

***

EULEX në aksion për arrestimin e Limajt?

EULEX është duke e zhvilluar një aksion arrestimesh në Kosovë.

Sipas burimeve, thuhet që cak i aksionit të tyre është arrestimi i deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Aksionin e kanë konfirmuar për Express edhe zyrtarët e EULEX.

“Mund ta konfirmoj se EULEX është duke e zhvilluar një aksion për arrestim. Aktualisht nuk mund të japim detaje se për kë bëhet fjalë dhe në cilin lokacion po zhvillohet aksioni”, kanë thënë këta zyrtarë.

Ata sqarojnë se shumë shpejt do të dalin me një komunikatë rreth arrestimit.

Po ashtu, gazeta serbe Blic thotë se ky aksion i EULEX ka për cak arrestimin e deputetit Limaj.

Sipas Blic, arrestimi i Limajt lidhet me krimet e luftës.

Ditë më parë, EULEX hapi rastin Kleçka ku u pranuan dëshmitë nga ditari i “Dëshmitarit X”, të të ndjerit Agim Zogaj. Po ashtu, Limaj akuzohet për krim të organizuar, shpërdorim i detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte Ministër i Transportit.

Pos Limajt EULEX pritet të arrestoj edhe të akuzuar të tjerë në lidhje me këtë rast.

Për arrestim përmenden edhe emrat e Naser Shalës, Naser Krasniqit dhe Nexhmi Krasniqit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu