Limaj fajëson Thaçi për gjithçka që po ndodhë

0
807

Prishtinë, 4 prill – Nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj, njëherësh deputet në Kuvend, ka thënë se e drejta kushtetuese ka fituar me rastin e largimit të presidentit Behgjet Pacolli nga Presidenca. Sipas tij, në këtë situatë nuk ka as humbës dhe as fitues.

Limaj, i cili ishte deklaruar kundër kandidaturës së Pacollit për president, ka përsëritur qëndrimin se Kosovës nuk i duhet koalicioni i PDK-AKR. Gjatë një interviste për Klan Kosova, ai ka thënë se PDK-ja duhet që ta diskutojë në organet e veta vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe jo që këtë ta bëjë një individ i vetëm.

Për gjithçka që ndodhë në jetën politike dhe në krizën institucionale, Limaj ka thënë se përgjegjës është kryeministri Hashim Thaçi, njëherësh kryetar i PDK-së.

Ndërkohë, Limaj ka thënë se PDK-ja e ka humbur rastin shumë të mirë që ta bëjë Jakup Krasniqin president, sepse, sipas tij, me shtatë për qind të votave, Pacolli nuk meriton më shumë sesa postin e ministrit të Jashtëm.

I pyetur për mundësinë e kandidimit të Adem Demaçit për president, Limaj ka thënë se Demaçi është një personalitet që e unifikon popullin.

Ai ka vlerësuar se askujt në Kosovë nuk i konvenon që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Deputeti Limaj është në shënjestër të EULEX-it, i cili ka një fletarrest kundër tij për krime lufte, por imuniteti i deputetit po e mbron nga përndjekja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu