Limaj: Hashim Thaçi po tallet me viktimat e luftës

0
643

Lima

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se Hashim Thaçi është duke u talluar e përqeshur kur tha në Këshill të Sigurimit se Serbia do të hetohet për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare.
Limaj ka thënë se procesi gjyqësor kundër krimeve serbe në Kosovë është mbyllur me procesin e Hagës.

Lexojeni të plotë reagimin

Qytetarë të dashur,

Tallje dhe përqeshje me viktimat do ta quajnë të gjithë ekspertët e drejtësisë deklaratën e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, kur tha se do ta padisim Serbinë, e do të hetohen krimet serbe në Gjykatën Ndërkombëtare.

Asnjëherë më krimet e masakrat që ka kryer shteti serb në Kosovë nuk do hetohen, e as nuk do të gjykohen nga gjykatat ndërkombëtare, sepse kjo temë është mbyllur për shtetin serb me përfundimin e mandatit të Gjykatës së Hagës.

Paraqitja e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tregon se në vendin tonë jemi duke parë diplomaci në shërbim të interesit individual, e asnjëherë në shërbim të shetit, tash e shtatë vjet, fatkeqësisht!

F. LIMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu