Limaj lirohet nga paraburgimi

0
812

Ish-ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, i akuzuar për veprën penale të krimeve të luftës dhe për atë të korrupsionit, është liruar nga masa e paraburgimit.

Në mesditë, me vendim të Gjykatës Supreme – dhe pas disa kërkesave të mbrojtjes – masa e paraburgimit është zëvendësuar në masën e arrestit shtëpiak.

Pritet marrja e vendimit edhe për bashkëluftëtarët të Limajt të cilët akuzohen për kryerjen e krimeve të luftës në Kleçkë gjatë vitit 1999.

Ndaj Limajt dhe të tjerëve gjykimi për krime lufte pritet të fillojë më 18 prill.

Lirimin e Limajt nga paraburgimi e ka konfirmuar për Gazetën “Zëri” njëri nga mbrojtësit e tij, Tomë Gashi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu