“Limak” fiton 50 milionë euro nga borxhet e KEK-ut

0
616

Kompania turke “Limak”, e cila e ka privatizuar distribucionin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), do të përfitojë më shumë se 50 milionë euro, nëse arrin të inkasojë të gjitha borxhet që qytetarët i kanë kësaj kompanie.

Deri më tash shuma totale e borxheve të konsumatorëve ndaj KEK-ut ka arritur deri në 400 milionë euro, ku rreth 280 milionë euro janë borxhe të konsumatorëve shqiptarë, ndërkaq pjesa tjetër iu takon konsumatorëve serbë të kësaj kompanie.Burime të besueshme të gazetës “Zëri” thonë se me kontratën për privatizim mes “Limak” dhe Qeverisë së Kosovës precizohet shumë saktë inkasimi i borxheve të vjetra të korporatës.

Sipas këtij burimi, kompania turke do të ketë të hyra të konsiderueshme nga inkasimi i borxheve të vjetra të KEK-ut. Sipas këtij burimi, për inkasimin e borxheve të vogla, kompania turke”Limak” do të marre për veti 10 për qind të shumës që e inkason.Ndërkaq për inkasimin e borxheve të mëdha kompania do të marrë 15 për qind të shumës se mjeteve që ajo i inkason. “Në fund të çdo muaji ‘Limak’ duhet t’i dorëzojë të gjitha mjetet që i ka mbledhur para se ajo ta marrë në pronësi dhe menaxhim kompaninë”, tha burimi i besueshëm i gazetës “Zëri”.

Gazeta për këtë çështje u ka dërguar pyetje zyrës për media të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, por këta të fundit nuk janë përgjigjur fare. Por, në anën tjetër, njohës të rrethanave ekonomike në vend thonë se privatizimi i distribucionit nuk është bërë për të mirën e qytetarëve të Kosovës, por për interesa të privatizuesit.

Dardan Sejdiu nga Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se inkasimi i borxheve të vjetra dhe mënyra e trajtimit të kësaj çështjeje në kontratën e shitjes së KEDS lë shumë hapësirë për të kuptuar se kjo kontratë nuk është bërë për të mirën e qytetarëve dhe vendit, por për te mirën e privatizuesit. “Për me shumë, në kontratë nuk specifikohet asgjë dhe kjo i lejon privatizuesit qe te krijojë plan pagese për këtë borxh dhe kështu të mbledhë këto borxhe, pra edhe shërbime financiare me kamatë. Këta qeveritarë janë bërë ekspertë në shitje të lirë, aranzhime të mira për vete dhe ne proces nuk mërziten fare për dëme që i shkaktojnë publikut dhe qytetarëve”, tha ai.

Kompania turke “Limak”, e cila e ka privatizuar distribucionin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), do të përfitojë më shumë se 50 milionë euro, nëse arrin të inkasojë të gjitha borxhet që qytetarët i kanë kësaj kompanie.

Deri më tash shuma totale e borxheve të konsumatorëve ndaj KEK-ut ka arritur deri në 400 milionë euro, ku rreth 280 milionë euro janë borxhe të konsumatorëve shqiptarë, ndërkaq pjesa tjetër iu takon konsumatorëve serbë të kësaj kompanie. Burime të besueshme të gazetës “Zëri” thonë se me kontratën për privatizim mes “Limak” dhe Qeverisë së Kosovës precizohet shumë saktë inkasimi i borxheve të vjetra të korporatës.

Sipas këtij burimi, kompania turke do të ketë të hyra të konsiderueshme nga inkasimi i borxheve të vjetra të KEK-ut. Sipas këtij burimi, për inkasimin e borxheve të vogla, kompania turke”Limak” do të marre për veti 10 për qind të shumës që e inkason.
Ndërkaq për inkasimin e borxheve të mëdha kompania do të marrë 15 për qind të shumës se mjeteve që ajo i inkason. “Në fund të çdo muaji ‘Limak’ duhet t’i dorëzojë të gjitha mjetet që i ka mbledhur para se ajo ta marrë në pronësi dhe menaxhim kompaninë”, tha burimi i besueshëm i gazetës “Zëri”.
Gazeta për këtë çështje u ka dërguar pyetje zyrës për media të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, por këta të fundit nuk janë përgjigjur fare. Por, në anën tjetër, njohës të rrethanave ekonomike në vend thonë se privatizimi i distribucionit nuk është bërë për të mirën e qytetarëve të Kosovës, por për interesa të privatizuesit.

Dardan Sejdiu nga Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se inkasimi i borxheve të vjetra dhe mënyra e trajtimit të kësaj çështjeje  në kontratën e shitjes së KEDS lë shumë hapësirë për të kuptuar se kjo kontratë nuk është bërë për të mirën e qytetarëve dhe vendit, por për te mirën e privatizuesit. “Për me shumë, në kontratë nuk specifikohet asgjë dhe kjo i lejon privatizuesit qe te krijojë plan pagese për këtë borxh dhe kështu të mbledhë këto borxhe, pra edhe shërbime financiare me kamatë. Këta qeveritarë janë bërë ekspertë në shitje të lirë, aranzhime të mira për vete dhe ne proces nuk mërziten fare për dëme që i shkaktojnë publikut dhe qytetarëve”, tha ai.

Borxhet, vështirë të inkasueshme

Ibrahim Rexhepi nga organizata joqeveritare STRAS thotë se kompania turke “Limak” do të ketë të vështirë të inkasojë shuma të mëdha parash. Sipas tij, nëse kthehemi në të kaluarën shihet se për çdo vit KEK-ut iu janë rritur e jo ulur borxhet e konsumatorëve.”Pavarësisht ndihmës së policisë, gjykatave,presionit, KEK-u nuk ka arritur të inkasojë borxhet e vjetra. Ndërkaq kompania turke do ta ketë edhe më vështirë ta bëjë një gjë të tillë, e sidomos nëse nuk ka përkrahjen e këtyre institucioneve”,tha ai. Sipas tij, marrja e  10 deri 15 për qind e shumës për inkasim është normale, pasi që, sipas tij, çdo shërbim paguhet. “Në këtë rast Qeveria duhet ta paguajë shërbimin e inkasimit të borxheve”,tha ai.

Nga: Enis Veliu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu