Lindja e Mesme mund të ndryshojë ?

0
560

ISIS in Syrien

Ekziston një mundësi reale ndryshimesh territoriale, anipse askush, përjashto kurdët dhe disa izraelianë, i mbështesin ndryshime të tilla. Por paradoksi është se agjentët e ndryshimeve nuk janë njerëzit që i duan ndryshime të tilla! Arsyeja kryesore për ndryshime nuk është vendosmëria e entiteteve të reja, por kolapsi i ngrehinave të vjetra kombëtare. Faktori kryesor që mund të çojë në një riorganizim të kufijve është zgjerimi i vijës kryesore ndarëse strategjike të re në Lindje të Mesme: përçarja midis shiitëve dhe sunitëve. Gjëja e parë do të ishte që të krijohej një Kurdistan i vërtetë i pavarur në Irak, për shkak të një kolapsi të Irakut fillimisht, Siria gjithashtu mund të kolapsohet, por përveç Kurdistanit nuk do të shikonim shtete – kombe të reja me kufij të saktë, por zona influence të vagullta me kufij fluktues.

Ofensiva xhihadiste do të zmbrapset, por jo sepse qeveria e al Malikit do të fitojë dominimin. Ajo do të jetë një pasojë e përplasjes Shiite dhe kurde, për shkak se të dy grupet e dinë se po luftojnë më shpinat e tyre pas muri dhe se xhihadistët ëndërrojnë eliminimin e tyre. Ata janë shumica dhe do të luftojnë. Shiitët do ta pranonin një pavarësi de facto për Kurdistanin dhe nuk do të luftonin për ta rimarrë Kirkukun nga kurdët. Sunitët nuk do të jenë të aftë që ta rimarrin pushtetin qendror dhe tensionet midis xhihadistëve, ba’athistëve dhe liderëve fisnorë do të shpërthejnë midis sunitëve. Shiitët do të administrojnë jugun. Problem është Bagdadi. Kështu që, në rastin më të mirë, do të keni një federatë të dobët të tri entiteteve dhe, në rastin më të keq, një ndarje në tri entitete.

Çarja ka të bëjë pak me besimin fetar në vetvete. Ai rrallë bëhet një çështe gjeostrategjike në histori, përveçse kur Irani u kthye në shiit në shekullin e Gjashtëmbëdhjetë. Gjatë shekullit të Njëzet nuk e patëm aspak një çarje të tillë deri në revolucionin iraniano – islamik. Çarja ka qenë një pasojë e këtij revolucioni iraniano – islamik që e ka identifikuar Iranin me shiizmin militant dhe shkaktoi një radikalizim fetar të një falange sunite (të ashtuquajturve “salafitë”) që janë inkurajuar nga Arabia Saudite për arsye fetare dhe për pengimin e influencës në rritje iraniane në Afganistan, në Gjirin Persik dhe në Irak. Dhe kjo çarje po zmadhohet, për shkak se mosbesimi reciprok po rritet. Shiitët në Gjirin Persik po perceptohen në mënyrë sistematike si një kolonë e pestë iraniane, diçka për të cilën nuk shikoheshin në të kaluarën. Përçarja Shiite – sunite është një luftë me bedelë e realizuar nga Irani dhe Arabia Saudite. Por ndërsa aksi shiit është relativisht koherent (Irani, Hizballahu, Asadi dhe, në një masë më të vogël, al Maliki), fronti sunit është krejtësisht i përçarë dhe nuk ka objektiva të përbashkëta. Pushtimi amerikan i Irakut thejsht e ka shkatërruar fanarin kryesor sunit kundër Iranit, me dy pasoja: solidifikimin e një Kurdistani të pavarurde facto shkëputjen e një zone të madhe të populluar nga sunitë në Iradin Verior që u spostua nga ba’athizmi në xhihadizëm dhe ndërlidh kufirin me Sirinë. Në vend që ta bëjë veten aleate me organizatat sunite tipike, si puna e Vëllazërisë Myslimane, Arabia Saudite do që t’i shkatërrojë ato, ndërkohë që mbështeti për dekada me radhë tamam ata radikalë që tani po marrin drejtimin në Pakistan, në Irak dhe në Siri. Prandaj Irani është përfituesi i madh i kolapsit të rendit dominues të ndërtuar midis viteve 1918 dhe 1948, me një angazhim minimal në terren, kurse Siria dhe sunitet e Irakut duket te jene humbesit me te medhenj ne ket lufte.

Problem nuk është se çfarë Perëndimi duhet të bëjë, por se çfarë mund të bëjë. Refuzimi për të vepruar në fillim të krizës e bën akoma edhe më të vështirë ndërhyrjen tani. Gjëja e parë është koncentrimi rajonal, përfshi Iranin. E dyta është koordinimi me shiitët irakenë dhe kurdët për të përballuar ISIS-in pa dërguar trupa. E treta është të mendojë rreth një alternative ndaj al Malikit. Dhe e fundit, të përpiqet të identifikojë opozitarët e “mirë” në Siri, teksa shmang interferimin e drejpërdrejtë, por precedenti i Afganistanit në vitet tetëdhjetë tregon se kjo është një sfidë e vërtetë. Siria nuk esht Afganistan i viteve të tetëdhjeta.

Irani është furnizuesi kryesor i armëve për regjimin e Asadit, Për dite Aeroplanët iranianë fluturojnë nëpër hapësirën ajrore të Irakut dhe sbarkojn në Zonat e sigurta të regjimit të aasadit, kurse Bagdadi mbyll të sytë.

Në anen tjeter zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare në Iran kanë hartuar një strategji të re ushtarake për regjimin sirian ku përfshin armatosjen dhe trajnimin e një Grupi milicesh prej 50,000 trupash.

Në Irak rekrutohen brigada vullnetare shiite, ruajnë zona të veqante dhe me rendesi në Siri por dhe dergohen në front dhe zonat e Luftës.

Nga ana tjeter Grupi Shiit Hezbollahu në Liban ka rekrutuarderi në 2000 luftëtar në anën e ushtris Siriane.

Rusia mirmban avionët dhe helikopteret luftarakë sirian dhe furnizon me pjese kembemi dhe këshillon zyrtaret e ushtris Siriane

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu