Lirak Çelaj shpërthen kundër Kadri Veselit përmes një letre publike

0
364
Lirak Çelaj shpërthen kundër Kadri Veselit përmes një letre publike

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj, ka publikuar sot një letër publike në të cilën ka kritikuar udhëheqësin e partisë së tij.

Çelaj, përmes letrës publike, ka shrehur shqetësimin e tij për zhvillimet e fundit në PDK, ndërsa ka kritikuar edhe shefin e tij Kadri Veselin, transmeton Zëri.info

“Unë ende konsideroj që ju jeni njeri shumë i mirë, por jeni rrethuar me njerëz të cilët po ju këshillojnë që të mos jeni ai që keni qenë, por të bëheni dikush tjetër. Që partia nuk duhet t’i mbrojë dhe të identifikohet me vlerat mbi të cilat është themeluar, që i ka mbrojtur dhe të cilat përbëjnë ADN-në e PDK-së, por tash duhet të jeni “kuller”, shkruan Çelaj në letrën publike të drejtuar kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit

Çelaj më tej ka thënë se në krye të PDK-së, kanë ardhur njerëz pa merita dhe në menyrë demokratike, ndërsa sipas tij partia tash po turpërohet nga identiteti i saj, e që ishte antar i UÇK-së dhe i të burgosurve politik.

“Ka kohë që PDK-ja sikur turpërohet nga identiteti i saj që ka të bëjë me UÇK-në, me ish të burgosurit politikë, por edhe të tjerë aktivistë patriotë dhe intelektualë të sprovuar në stuhitë nëpër të cilat ka kaluar vendi. Ajo ka filluar të interpretohet si diçka demode, prandaj është pranuar këshilla për ndërrim të imazhit, ndryshim të identitetit, të shndërrimit “në kuller”, shkruan mes tjerash Çelaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu