
Në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare sot u promovua libri “Liri për Dr.Ramabajën”.
Edhe pak mbushen një vit e gjysmë prej kur profesori, veprimtari dhe asamblisti Sadri Ramabaja po mbahet padrejtësisht në burg. Në seancën e fundit gjyqësore, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, në deklaratat e tyre në cilësinë e dëshmitarëve, mbajtën qëndrim të skajshëm armiqësor kundër Sadriut duke e vulosur atë si të burgosur politik në shtetin e kapur të Kosovës.
