Liria me kushte!?

0
981

Vyn Tuholski: As teologët që predikojnë në kishë, as oratorët në parlament, as profesorët në shkollë nuk kanë aq ndikim sa ka shtypi. Si të hynë në gazeta lexuesin e ven në dilemë, çka të lexoi, apo në kë te besoi. Analistet dhe mediet, akuzojnë politiken shqiptare për qëndrime servile ndaj ndërkombëtareve ne lidhje me anëtarësimin e vendit ne BE. Serbia mori sinjalin pozitiv te bashkimit evropian për marrjen e statusit. Shqipëria e rrezikon ta humbe këtë mundësi për te treten here, dështimi i pritshëm është komentuar si dobësi shtetit shqiptar dhe mungese totale e politikes se jashtme. Ndërsa shteti Serb sipas analisteve pavarësisht problemeve te shumta me Kosovën dhe pakicat atje ka qene e palëkundur ne qëndrimet dhe vendimet e saj. Faji për dështimin e tretë te Shqipërisë ne raport me Brukselin është i qeverisë, por edhe i opozitës. Analistet e shohin te zymtë te ardhmen e Shqipërisë ne lidhje me anëtarësimin ne bashkimin evropian. Madje sipas tyre afrimi i Serbisë ne BE do te ndikojë negativisht jo vetëm për shtetin shqiptar por edhe atë te Kosovës. Kreu i qeverisë dhe opozitës pranuan rrezikun e humbjes se shansit te trete te Shqipërisë për marrjen e statusit te vendit Kandidat. Nga 12 kushte te vendosura nga bashkimi evropian politika ka plotësuar vetëm një, zgjedhjen e avokatit te popullit. Ndryshe nga rasti i Shqipërisë, Serbia mori sinjalin pozitiv te bashkimit evropian për marrjen e statusit, tani shpall edhe zgjedhje te saj në kosovë.

Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s’e ha as qeni!

Ngjarjet që po ndodhin në skenën politike, na rikujton kohën e luftës së dyt botërore, ku kosova mbeti e ndarë nga trungu i sajë Shqipërisë dhe servilet e saj kalarborcionist që udhëhëqën kosovën gjysëm shekulli, satelitët me pjata të  “argjenda”  të Beogradit. Sipas medieve, mësohet se prezantimi i Kosovës në nismat rajonale mund të ndodhë vetëm atëherë kur të fillojnë bisedimet politike me Serbinë dhe kur të arrihet një kompromis për Veriun e cila i referohet edhe Rezolutës 1244, do të jetë shumë e vështirë. Madje, burimet diplomatike ironizojnë me kryenegociatoren Edita Tahiri. “Ky shënim nuk dot të shkrihet si një fjollë bore, me kalimin e dimrit, ashtu siç ka thënë Tahiri”, si pas medieve “Jetëgjatësia e shënimit, e cila i referohet edhe Rezolutës 1244, do të jetë deri atëherë kur Serbia e Kosova të arrijnë një kompromis për Veriun. Bashkimi Evropian dalëngadalë po e fut Prishtinën në rrugën drejt bisedimeve politike me Serbinë për çështjen e Veriut, e shënimi do të përdoret për këtë qëllim, (Nga burimet ndërkombëtare). Sipas këtij burimi, propozimi i radhës do të jetë statusi special për Veriun. “Si shpërblim për dhënien e këtij statusi që ju dha serbisë heqja e shënimit nga emri i Kosovës. Pra, me këtë propozim u pajtua edhe vetë Beogradi dhe qeveritë Kosovë-Shqipëri. Fjalë e urtë: Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s’e ha as qeni!

Fan Noli: në parlamentin shqiptar në vitin 1924, ku mes tjerash, ish-kryeministri i Revolucionit te Qershorit shkruan: “Këtu (në Shqipëri) brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor.

Janë luftërat ndër mjet grupeve etnike, fetare, klaneve që janë të rrënjosura në identitetin e popujve që s´kanë për tu ndalur asnjëherë në çdo periudhë. Ripërleshjet e civilizimeve, përsëritje edhe tani në këtë kohë ku klasa politike shqiptare nuk diti ta gjej vetën në momentin e integrimeve shqiptare si komb i bashkuar ne Evropën e bashkuar. Pengesë kryesore janë liderët e partive dhe bosëve të strukturave të biznesit së nëntokës, trafikantëve, që po lulëzojnë në Kosovë-Shqipëri. Në tryezat me pjata të argjendit edhe një herë u dëshmua zonja e kompromiseve me e shumë tjerë me plane ahtisariane zëvendësuan trashëgimin shqiptare në Kosovë me ato serbe, në këtë muaj të përkujtimeve për 568 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, 2 marsi i vitit 1444 shënon momentin e bashkimit të princave shqiptar që nën udhëheqjen e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu iu kundërvunë pushtuesit osman. As për sakrificën e familjës së Adem Jasharit e Demonstratat e vitit 1981 nuk i bashkoi. Akuza e kundër akuza kudo, nëpër parlamentet shqiptare Kosovë-Shqipëri, ma të korruptuarat ne Evropë, dosje e spionime, të shëndrruar në jetën me injorancë e errësirë “merzenarizëm modern” !. Si ai Amet Zogut, A, Shukrisë, F,Hoxhës ,Hasan Sinanit, lakmia për për para me bizneset tyre qoftë idealistë veprimtar e ish të levzijeve politike kombtare qlirimtare etj, detyra financiare qe ja ka pushtuar vlerat shpirtërore  ja ka blerë koha e sotme me tryeza të argjenda. Fan Noli: në parlamentin shqiptar në vitin 1924, ku mes tjerash, ish-kryeministri i Revolucionit te Qershorit shkruan: “Këtu (në Shqipëri) brenda një dite si me magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Në ballafaqimin e situatave gjithnjë qendrojnë hije të zeza të përbashkëta duke qeshurë si skenarë të fshehur në tryezat e argjenda. A do të dijë ta shfrytzoi këtë situatë populli Shqiptarë, ku kohëve të fundit debatohet për bashkim me Shqiperinë, derisa perendimorët bëjnë përpjekje si të bashkohën me jashtëtoksorët! Brenda kësajë errësire të tyezave politike si pjesë e shërbëtorëve, më në fund a do të gjejmë edhe një rreze drite…, e jo si ajo qe ndodhi me rezoluta:Betejat kanë nderin e sajë, nuk jepet liria me kushtë!?  Fjala e Skendërbeut: Fuqitë e Shqipërisë u ngjajnë rrëkeve të vogla që rrjedhin në drejtime të ndryshme. Nëqoftëse këto rrëke bashkohen, atëherë bëjnë një lumë të madh e të fuqishëm! 2 mars 1444, Lezhë. Shtini durt në brez të shoshoqit qi të mani njani tjetrin e mos t’u çajnë bota.

Fran Buzhala: Esslingen

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu