Lirim Jakupi serish para Gjykatës

0
643

Ish-luftëtari i UÇK-së, Lirim Jakupi ka mohuar të gjitha akuzat që i janë ngarkuar atij. Procesi gjyqësor ndaj tij ka filluar qysh nga viti 2003, kur regjimi i UNMIK-ut e kishe dënuar me gjashtë vjet heqje lirie. Të enjten në paraqitjen përballë Gjykatës së Qarkut së Gjilanit, Jakupi ka mohuar të gjitha akuzat që i ngarkohen. “Të nderuar gjykatës, i mohoj të gjitha akuzuat që më vihen në barrë. Në ditën kritike për të cilën unë akuzohem fare nuk kam qenë atje, për çka kam edhe dëshmitarë”, ka thënë ai në fjalën përfundimtare. Aktakuzat ndaj të tij janë ngritur nga prokuroria ndërkombëtare, e cila i mvesh Jakupit dhe disa të tjerëve gjoja disa përgatitje për sulme në Konçul të Bujanocit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu