Pas presionit të shumtë të Policisë që i bënë aktivistët e Vetëvendosjes, është liruar Albin Kurti.
Këtë e ka konfirmuar para protestuesve, sekretari organizativ i kësaj lëvizje, Dardan Molliqaj.
E me të dëgjuar këtë lajm, protestuesit, filluan të bërtisnin “Poshtë Zajednica”.
Menjëherë pas lirimit, Kurti ka thënë se arrestimi i tij është bërë pa asnjë dokument.
Kurti ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij të cilët kishin dalë dhe e kishin përkrahur atë. ai lirimin e tij e quajti si një fitore të simpatizantëve të tij të cilët janë kundër “Zajednicës” dhe kundër demarkacionit. /Zëri/