Nikola Shainoviq, ish nënkryetari i Qeverisë së Jugosllavisë, i akuzuar për krime lufte me vendim gjyqësor, kthehet të mërkurën e ardhshme në Beograd, pasi i ka vuajtur dy të tretat e dënimit me burg, prej 18 vjetësh
Shainoviq i ka vuajtur dy të tretat e dënimit prej 18 vjetësh me burg në Suedika merrë vesh “Večernje novosti”.
Me aktgjykimin e shkallës së parë më 2009 Shainoviq ishte dënuar me 22 vjet burg për krime lufte në Kosovë, por pas ankesës dënimi i ishte zbritur në 18 vjet.
Kërkesën për lëshimin në liri mbrojtësit e Nikolla Shainoviqit e kishin bërë në qershor.
Megjithatë udhëheqësit suedez kishin llogaritur se dy të tretat e burgut arrihen më 26 gusht.
Shainoviq ishte dorëzuar vullnetarisht në Hagë në maj të vitit 2002.
Mbrojtësi i tij Toma Fila gjatë tërë procesit ka provuar që të dëshmoj se Shainoviq nuk ka mundur të jetë njeriu më i afërt i Millosheviqit as sipas përgjegjësisë komanduese, as ndryshe, pasi tërë kohën e bombardimeve më 1999 afër Millosheviqit ka qenë ish presidenti i Serbisë, Millan Millutinoviq.