Listat e votuesve të Viçidolit: 4 arabë, 9 gjakovarë e 18 të vdekur

0
626

TIRANË – Kur kanë mbetur vetëm dy muaj nga data e zhvillimit të zgjedhjeve vendore, listat e zgjedhësve vazhdojnë të jenë të tejmbushura me probleme të shumta, ndër të cilat duplikime apo qytetarë që nuk jetojnë më. Karshi këtij fenomeni, kryeministri Berisha ka premtuar se zgjedhjet e 8 majit do të jenë më të mirat që ka bërë ndonjë herë Shqipëria dhe se në lista nuk do të ketë asnjë problem.

Por në realitet qeveria nuk ka mundur që të përfundojë as listat e një komuniteti të vogël njerëzish siç është fshati Viçidol i Tropojës, vendlindja e kryeministrit Sali Berisha. Ky fshat ka qendrën e votimit numër 518 në komunën Tropojë dhe shumë prej emrave që figurojnë në listat e zgjedhësve nuk kanë qenë asnjë herë dhe nuk janë banorë të kësaj zone ose janë të vdekur. Në mënyrë të përmbledhur të dhënat për qendrën e votimit në Viçidol janë këto: Numri votuesve gjithsej në lista, 461 njerëz, nga të cilët 18 të vdekur. Shtetas arabë, 4. Banorë që nuk kanë qenë kurrë banorë të fshatit apo të zonës, 30. Njerëz që banojnë që nga viti 1946 në Kosovë, 9. Mbiemrat që nuk kanë qenë kurrë banorë të kësaj zone: Al-UBEJDIJ, Bakia, Gojani, Hoxha, Jonuzi, Kabashi, Kajtazi, Kumanova, Kurehasani, Morina dhe Vuthi.

***
Gabimet në lista kanë mbërritur edhe në vendlindjen e kryeministrit Berisha, në të cilën numri i banorëve është shumë i vogël dhe të gjithë i njohin mjaft mirë bashkëfshatarët e tyre. Në Qendrën e Votimit 518 në Viçidol janë të regjistruar në listat paraprake 461 qytetarë, nga të cilët 18 nuk jetojnë më duke iu shtuar listës së atyre personave që janë votues edhe pas vdekjes. Duke marrë parasysh edhe numrin e vogël të banorëve të këtij fshati, Gjendja Civile ka menduar për ta shtuar me 30 banorë të rinj, të cilët figurojnë në listat e zgjedhësve edhe pse nuk kanë qenë kurrë banorë të fshatit dhe as të zonës. Në listat e zgjedhësve janë edhe nëntë votues, të cilët janë banorë të Kosovës që nga viti 1946.

***
Por pjesa më interesante e njerëzve që votojnë në fshatin ku ka lindur kryeministri Berisha janë disa shtetas arabë që do të votojnë për të zgjedhur kryetarin e komunës. Në Viçidol, siç mund të shihet edhe nga të dhënat e votuesve, të cilat janë publike në faqen e Ministrisë së Brendshme e ndërtuar posaçërisht për verifikimin e votuesve, është një familje e përbërë nga kryefamiljari dhe tre fëmijët e tij. Emrat e anëtarëve të familjes janë kryefamiljari Emad Al-ubejdij (atësia Shasim) dhe tre fëmijët e tij, Aje Al-ubejdij (atësia Emad), Alkasim Al-ubejdij (atësia Emad) dhe Dua Al-ubejdij (atësia Emad). Këto të dhëna mund të gjenden në linkun: http://95.107.129.71/ListatDPGJC/listat/listatDB/expwebtblpvllist.php?x_emri=Emad%09&z_emri=%3D%2C%27%2C%27&x_mbiemri=Alubejdij&z_mbiemri=%3D%2C%27%2C%27).

Çdo qytetar mund të verifikojë që në vendlindjen e kreut të qeverisë ekziston ky votues, si dhe tre emra të tjerë, të cilët mbajnë të njëjtin mbiemër. Të pyetur nga “Shekulli”, banorët e zonës pohuan se nuk njohin askënd nga emrat e sipërpërmendur. Sipas tyre, në këtë fshat nuk kanë jetuar ndonjë herë arabë.

Tabelë

Listat, e Komunës Tropojë (fshat)
Qendra e votimit 518, fshatit Viçidol, komunë Tropojë (fshat)

Numri votuesve gjithsej në lista janë 461, nga të cilët:
Të vdekur, 18
Arabë, 4
Nuk kanë qenë kurrë banorë të fshatit as të zonës, 30
Banorë të Kosovës që nga 1946, 9 persona
Në total janë 61 njerëz që nuk duhet të jenë në lista.

Mbiemrat që nuk kanë qenë kurrë banorë të kësaj zone:
Al-UBEJDIJ, Bakia, Gojani, Hoxha, Jonuzi, Kabashi, Kajtazi, Kumanova, Kurehasani, Morina dhe Vuthi

Arab.
Emër: Mbiemër, Atësia, nr rendor. Datëlindja.
Aje Al-ubejdij Emad 22 02.12.1989
Alkasim Al-ubejdij Emad 23 06.08.1991
Dua Al-ubejdij Emad 24 07.07.1988
Emad Al-ubejdij Shasim 25 16.03.1963

Të vdekur.
Emër: Mbiemër, Atësia, nr rendorë. Datëlindja
Riza Bakia Isa 28 24.03.1903
Ali Berisha Zeqir 49 08.04.1915
Beqir Berisha Hamez 53 06.03.1951
Fatime Berisha Ali 60 09.04.1915
Hajrie Berisha Man 66 20.09.1928
Hamez Berisha Sejdi 68 03.02.1919
Man Berisha Shyt 74 13.06.1895
Rushe Berisha Beke 79 06.03.1900
Sejdi Berisha Shyt 81 04.05.1894
Sose Berisha Uke 84 02.03.1912
Hananush Hoxha Imer 159 05.04.1860
Ismet Hoxha Shani 160 15.08.1933
Shani Hoxha Sehit 161 08.11.1903
Xheladin Hoxha Sylejman 162 10.03.1895
Ajet Berisha Daut datëlindja 1910, vdekur në viti 1946

Nuk kanë qenë asnjëherë banorë të kësaj zone dhe nuk njihen nga askush në zonë
Emër: Mbiemër, Atësia, nr rendorë. Datëlindja
Bajram Gojani Halil 118 05.02.1940
Fetije Gojani Halil 119 30.09.1945
Halil Gojani Ibrahim 120 30.05.1895
Hatman Gojani Halil 121 19.04.1875
Hatmane Gojani Zeqir 122 30.07.1875
Ibrahim Gojani Halil 123 05.02.1938
Jahja Gojani Halil 124 10.04.1934
Kimete Gojani Qazim 125 15.02.1943
Muharrem Gojani Qazim 126 05.04.1940
Naime Gojani Avdirraman 127 10.03.1910
Nazmi Gojani Halil 128 12.05.1932
Qazim Gojani Ibrahim 129 01.01.1902
Sherine Gojani Shaqir 130 20.07.1902
Zyrafete Gojani Qazim 131 08.02.1942

Nuk kanë ekzistuar asnjëherë emra dhe mbiemra të tillë
Emër: Mbiemër, Atësia, nr rendore. Datëlindja
Ahmet Jonuz Jonuzi 173 03.10.1913
Aziz Kabashi Rexhep 174 17.05.1923
Dyzene Kabashi Hysen 175 20.06.1925
Fatime Kabashi Aziz 176 20.06.1946
Nurie Kabashi Ahmet 177 08.05.1900
Rexhep Kabashi Imer 178 05.07.1984
Kreshnik Kajtazi Nuredin 179 17.06.1979
Ramiz Kumanova Ali 189 15.05.1906
Xherdet Kumanova Ali 190 25.09.1920
Ramadan Kurhasano Malush 191 25.10.1906

Banorë në komunën e Gjakovës, që nga viti 1946. dhe janë në lista në fshatin Viçidol

Emër : Mbiemër, Atësia, nr rendore. Datëlindja
Hyre Neza Sadik 309 07.11.1920
Misin Nezaj Jemin 311 06.01.1910
Ruke Nezaj Misin 314 09.01.1942
Ali Tafa Ukshin 433 03.03.1913
Bajram Tafaj Selim 436 04.04.1949
Hamit Tafaj Ali 443 07.03.1943
Hateme Tafaj Isuf 444 16.06.1928
Rushe Tafaj Ukshin 452 08.01.1911
Selim Tafaj Ikshin 454 09.10.1919

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu