Litvinenko, para se ta helmonin: Putin është pedofil

0
630

Putini Pedofil

Deklaratat e bashkëshortes së Aleksandar Litvinenkos kanë ngritur të tjera hije dyshimi mbi presidentin rus Vladimir Putin. Bazuar në dorëshkrimet e ish-agjentit rus që u helmua me polonium nga shërbimet ruse të inteligjencës, Putin eshte pedofil kishte thene ai para se vdiste.

Këto informacione janë bërë publike nga Marina Litvinenko, bashkëshortja e Aleksandar Litvinenkos, në një dëshmi të dhënë para një gjykate britanike në kuadër të hetimeve për vdekjen e bashkëshortit të saj.

Ish-agjenti rus në raportin e tij pak muaj para se të vdiste i referohej një fotoje të vitit 2006 ku presidenti Putin shfaqet duke puthur barkun e një fëmije.

“Iu afrua një fëmije, i ngriti bluzën dhe e puthi në bark. Askush nuk mund ta kuptojë përse presidenti rus e bëri një veprim të tillë, përse puthi barkun e një fëmije”, kishte shkruar ai.

Bashkëshortja e Litvinenkos megjithatë tha se nuk akuzonte presidentin Putin për diçka të tilla.

Litvinenko

Litvinenko vdiq 3 javë pasi u helmua me polonium -210 nga dy agjentët rusë Andrei Lugovoi dhe Dimitri Kotvun, të cilët kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen.

Mësohet se vetë se Litvinenko i kishte thënë policisë se helmimi i tij ishte urdhëruar nga Putin për shkak të informacioneve që dispononte agjenti rus për lidhjet e kreut të Kremlinit me mafian. Aleksandër Litvinienko paguhej 2 mijë paund në muaj për të “këshilluar” shërbimet britanike, pasi më parë kishte marrë azil në Britani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu