Llap-i heq dorë nga deputetët e LDK-së që votuan kundër Isa Mustafes

0
616

LDK-ja

Dega e LDK-së në Llap është mbajtur rregullisht e informuar për procesin e konstituimit të institucioneve të vendit derisa partitë politike fjaloseshin se kush ka të drejtë t’i udhëheqë ato.

Dega e LDK-së në këtë qytet që udhëhiqet nga Agim Veriu i ka ofruar përkrahje të plotë qeverisë së udhëhequr nga kryetari i kësaj partie.

Megjithatë, komunikata e LDK-së në Llap thotë që ata i ofrojnë mbështetje vetëm atyre deputetëve të LDK-së që votuan pro qeverisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa.

Llap-i heq dorë nga deputetët e LDK-së që votuan kundër Isa Mustafes

Janë 6 deputetë të LDK-së që kanë votuar kundër qeverisë së koalicionit LDK-PDK, ndërsa dy të tjerë kanë abstenuar.

Këto vota kundër dhe abstenim kanë nxitur debate të ashpra gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së, debate këto që duket se ende nuk kanë mbaruar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu