Loja macja dhe miu me KFOR-in

0
876

Beograd, 10 nëntor – Marrja e barrikadave, por pikësëpari me to edhe mbyllja e rrugëve alternative në drejti të veriut të Kosovës është koncept i KFOR-it amerikan, shkruajn sot gazetat në Kosovë.

Strategjia është që me marrjen një nga një të rrugëve alternative që serbët i përdorin do të pamundësojë lëvizjen dhe do të bëjë presion shtesë i cli në një moment do të rezultonte me kërkesën serbëve që të hapen këtë vendkalime e me këtë edhe me heqjen e barrikadave.

Në periudhën e ardhshme do të bëhet përpjekje për të marrë barrikadën në Jagnjenicë.

Kjo barrikadë është problem i vazhdueshëm dhe nëse kjo rrugë vihet në kontrollin e KFOR-it dhe të EULEX-it, forcat ndërkombëtare do të kontrollonin qarkullimin ndërmjet Zubin Potokut dhe Mitrovicës.

Kështu popullata vendëse nuk do të mund ta shfrytëzonte rrugën nga Mali i zi. Me mbylljen e kësaj rruge KFOR dhe EULEX do të kontrollonin shumë territorin dhe lëvizjen. Situata nëpër barrikada është e qetë, serbët e kanë vazhduar gjatë natës të ashtuquajturën kujdestari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu