Lojën e kujt e luajti sistemi i drejtësisë që dha urdhër gojor për ndalimin e Kurtit?

0
821

Albini

Policia e Kosovës kishte ndaluar deputetin Albin Kurti, pa fletarrest me shkrim. Ajo ishte vendosur në këtë pozitë të vështirë nga prokurorja e shtetit, Shemsie Asllani.

Mësohet se prokurorja Asllani, e cila ishte kujdestare atë natë, me urdhrin që i kishte dhënë policisë për të shoqëruar deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti në polici për ta intervistuar, kishte shpërfillur të gjitha procedurat e rregullta.

Për intervistimin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të shtetit, prokuroria fillimisht duhet t’i dërgojë ftesë për paraqitje në polici. Në rast të mosparaqitjes, prokurori i rastit duhet të lëshojë urdhërarrest me shkrim dhe jo urdhër gojor, sikurse që kishte vepruar prokurorja kujdestare, Shemsie Asllani.

“Urdhrat gojor janë thjesht ndalesa dhe mund të jepen vetëm për raste flagrante, kryesisht për probleme që ndodhin nëpër rrugë, vjedhje dhe kanosje të zakonshme dhe assesi për të shoqëruar një deputet në stacion të policisë”, tregojnë burime të lajmi.net.

Ky veprim i prokurores Shemsie Asllani, po shifet si i kordinuar nga Bashksia Nderkombtare dhe Qeveria e Kosovës që Kurtit tia pamundesonte prezencen në Kuvendin e Kosovës dhe keshtu të arrihej mbajtja e Seances në Kuvendin e Kosovës e cila do sjell Zajednicen e serbis në Kosovë.

“Prokurorja Shemsie Asllani, e cila si prokurore kujdestare i kishte dhënë urdhër gojor policisë për ndalimin e deputetit Albin Kurti, ka shkelur procedurën dhe duhet të japë përgjegjësi dhe të hetohen motivet që atë e kanë shtyrë të veprojë në këtë mënyrë”, thonë burimet e mirëinformuara me rastin.

Madje, sipas këtij burimi, pas shoqërimit të Kurtit në stacionin policor, prokurorja Asllani që kishte dhënë urdhër gojor, nuk kishte pranuar as ta intervistojë atë, por kishte kërkuar që këtë gjë ta bënte policia.

Arrestimin e Kurtit shume analist dhe Qytetarë të Kosovës e kann cilsuar si kindapim për shkak se Deputet e Kuvendit kann Imunitet Poltike dhe edhe njerzit e thjeshte e dine se nje person i tille smund te arrestohet ne kete menyr arbitrare në rruget e Kryqytetit dhe reagimet e Qytetarve të republikës së Kosovës kann qen te ashpra kesaj radhe.

Veprimi i fundit i Polcisë së Shtetit, tregon se Polcia e Shtetit esht kapur nga Qeveria e isa Mustafes dhe Koalicionit PDK- LDK-, dhe po veprohet si ne kohen e Lidhjes Komuniste të Jugosllavise kur vepronte në Komitetin e Krahines Socialiste të Kosovës.

Keto veprime të kesaj Qeverie, jan krykeput Staliniste dhe të demshme për te ardhmen e republikes së Kosovës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu