Lojërat e Vdekjes, Marathona

0
823
Neza 2
Në Marathonë
shumë u nisën në vrapime
e pak arritën cakun majën
Marathona –
do të thosha:
lojëra të lindjes
sa thjeshtë u quajti bota –
Lojërat e Vdekjes
lum ai që arrinë
I Pari në cak
i pari në maje
te lindjes
në maje të fjalës
në maje të zërit
në maje të këngës
në maje të lavdisë
e mbetet atje në maje –
i fundmi që futë shpatën në kllef
joveç duke shikuar poshtë
po duke vepruar lartë
dhe i ngritë të poshtit –
të mjerët të shtypurit të poshtruarit
pa të drejtë
dhe i grinë të poshtërit
llafazanët e hajvanët e gjallë figurë njeriu
mizantropët spijujtë e shpifësit e ndyer
e hipokritët në tribuna
lum ai që mbetet trim tribun
liberator –
i lavdisë së përkryer
një këngë e lashtë e pashkruar –
po ngjitëm majes përpjetë e
kurre në maje mos hypsha
atje s’ka ma degë ku kapesh
as vegë ku llapesh
kur hip në maje
s’ke ma kah ia mbanë
veç pingul e poshtë
Marathona –
vrapime demokratike
Lojërat e Vdekjes
shumë u nisën e
pak arrijtën e
pak arrijnë në cak
aty –
në pikën e vlimit të turmave antike
shumë nisën në front
e pak kthehen në lavdi
në pirgun e lavdisë
mos u ngutni të shohim
si po vdes
shumë nisën në këngë
e pak kthehen në zemër
t’i thuashë –
o ty të këndoftë zemra
shumë nisën në fjalë
e pak kthehen në zanore
në gji të zanës e
t’i thonë –
o ty të lumtë penda
shumë nisën në fron politik
e pak arrinë në lavdi e
t’i brohorasin –
rroftë filan fisteku
kurse
a pas vdekjes –
na e rroftë filan fisteku
rrënohen statujat
digjën librat –
rrënohen diktaturat
lindet demokracia
ende nuk e din se –
Demokracia është Marathona
Lojërat e Vdekjes!
Nolin e vërboi drita e fortë e fjalës
e tha: Rent o marathonomak!
Bashkohuni o Shqipe –
se qiellin pushtojnë migat konkordët supersonikët
po shumë larg –
të arrihen as të shihen ufotë universale
shumë larg je –
të bëhesh Shqiponjë e Qiellit
kur ta pushtoshë qiellin
e ke pushtuar tokën
e,
shumë nisën kah qielli
e asnjë nuk mbetet në qiell
zbrit zbrit me këmbë në tokë
aty ku qendron –
në këmbë
në varr lavdie
ku askush nuk guxon ta rrënojë
pip në këmbë
Permendore
aty ku permendesh
përgjithmonë
në tokë e në qiell!
(03 tetor, 2014)
VALLJA E SHQIPEVE
Çka flet –
e merr era e
as çka shkruhet
nuk rron përhera
Shkrove shumë fjalë
as peshk as halë
Shkrove shumë libra
një a asnjë vepër
edhe atë ta shkruan
ëngjujtë a djajtë
mbrapsht –
kujtë i ndihmove
ëngjullit a djallit
kur u lindën tuajtë –
t’mijtë e morën malin
Këndove shumë këngë
as thithma as klithma
pa e provuar zërin e Bareshes
në fushat e brigjet e Pagarushës
si Nexhmija jonë bilbil kosove
shumë e provuan zërin e saj
e thikëpërpjetëzat e Korabit
e,
provo në thikëpërpjetëzat vaje
në majat e Kreshtabardhes
atje ku mushti bëhej valë
ngjitu të ngrehim një dolli
me gota të verës së mjaltit
atje ku flitej Skypas
jo vaje në maje –
e atje në Dinarike e tej Alpeve Alpane
Skypas
provove shumë zëra
e dredha cullake gjarpnore
sa shtatgjarpnusha e shtatngjala
vezullon xixa me t’i marrë sytë
me ta marrë zemrën e mendjen
po mos harro se duhet të mbetesh
shqipe
a kashelashe sorrë me një zorrë
me qepë fustanella të reja
a marrja e botës
hore
turrevrap e në trap
nuk janë fortlarg –
fjalët e burrave këmbkryq e
tytat në frënxhia të kullave të gurit e
Lahuta e Malcisë e
vallet me guna e xhubleta
e këngët malsorçe
e këngët majekrahut
e këngët e idhta Anadrinase
Dri o Dri i Zi –
sa shumë derdhe ujë në det
e ma shumë gjak
në Histori –
duket ma shumë derdhe gjak se ujë
në det –
ende derdh ujëgjaku
e pin ujë gurgjaku
e mbetën joveç gurët e kalave
Te Molla e Kuqe Tivar e Prevezë
më thuani –
a ka dritë të zezë
ngrehe shtatin e fjalës
shtatin e hapit
shtatin e veprimit
tej shtatë bjeshkëve shqiptare
Marathona
thona
prore –
Vallja e Shqipeve!
(03.tetor, 2014)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu