“Lojës politike të LDK-së shpejt do t’i vie fundi”

0
292
“Lojës politike të LDK-së shpejt do t’i vie fundi”

Çështja e postit të presidentit ka mbetur problemi kryesor që LDK-ja e VV-ja, ende nuk po mund të arrijnë një marrëveshje për koalicionin e ardhshëm qeverisës.

E derisa LDK-ja, insiston në këtë pozitë, avokati Tomë Gashi thotë për Ekonomia Online se pikësynimi i postit të presidentit nga kjo parti ka të bëjë me pazare politike.

Sipas tij, kërkesa e tyre është e panevojshme.

“Meqenëse parti fituese është VV-ja, asaj në bazë të ligjeve, Kushtetutës i takon që ta ketë kryeministrin dhe kryeministër i ardhshëm definitivisht do të jetë Albin Kurti , ndërsa kalkulimet apo të themi në gjuhën e popullit, pazaret që është duke tentuar t’i bëjë LDK-ja duket që tani më është ka fundi i këtyre pazareve apo negociatave, meqenëse kërkesa e tyre totalisht e panevojshme shumë e hershme është pikësynimi kryesor që të kenë një zotim nga VV-ja që presidenti i ardhshëm që do duhej të zgjedhje në vitin 2021, të jetë ai që do të propozohet nga LDK-ja”, thotë Gashi.

Gashi kërkesën e LDK-së për president po e konsideron si “lojë politike” të cilës thotë se shpejt do t’i vjen fundi.

Sipas tij atyre po i dhimbsen kolltukët pasi nuk do të jenë në pozitat të cilat kanë qenë më herët.

“Mendoj që loja politike e LDK-së është veç në fund dhe edhe pse zyrtarët me moshë të re një pjesë e zyrtarëve të rinj të LDK-së janë duke e pranuar kushtet që negociatat me VV-në për formimin e një qeverie e cila nuk do duhej të kishte vetëm një mandat por së paku dy mandate por duke se janë disa që i kanë betonuar pozicionet e tyre për shkak të përfitimeve personale dhe duket që kolltuqet janë duke iu dhimbsur shumë që nuk do të jenë në pozita ku kanë qenë më herët”, thotë Gashi.

Gashi thotë se LDK-ja nuk do duhej të vepronte në këtë mënyrë, pasi që mund të dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu