Për çdo veprim njeriu niset nga vetja! Edhe ata që luftën e UÇK-ës e kanë quajtur “lojë serbe”, janë nisur nga vetja!
Të veprosh ilegalisht në qytete brenda e jashtë vendit (kujtojeni vrasjet e nga UDB-a! UDB-a vrau FAZLI GRAJQEVCIN, AFRIM ABAZIN etj. në burgje, KADRI ZEKËN E VËLLEZËRIT GERVALLA etj. në mërgim) dhe të dalësh me armë nëpër male kundër Serbisë ishte lojë me vdekjen, jo vetëm për vete, por për gjithë familjet e ilegaleve dhe të luftëtarëve të UÇK-ës.
Njerëzve duhet të ju thuhet e vërteta, sepse është e pa drejt që ata të mbesin në iluzione dhe rob të autoriteteve të rrejshme që me as një vepër, kurrë nuk kanë bere as një veprim të vetëm patriotik. Autoritet i vërtet, bie fjala, është vepra e jeta e Salih Çekut i cili kur erdhi koha e pushkës tha mjafte më me fjalë – tani është koha për vepra dhe e la LDK dhe erdhi në UÇK. Kështu vepruan edhe disa patriot tjerë që nga LDK erdhën në UÇK, në kohen kur Ibrahim Rugova deklaronte se UÇK-ja është “lojë serbe”! Brezat e ri duhet ta din të vërtetën!
E vërteta është se Ibrahim Rugova ka lëvizur nën mbrojtjen e sigurimin e Milicisë dhe UDB-ës serbe nëpër Kosove njësoj si janë sigurua Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Sinan Hasani e Rrahman Morine etj. Milicia e UDB-a serbe e kanë mbrojtur Rrahman Morinen e Ibrahim Rugovën prej popullit te vete, sepse ky i fundit me mashtrime e me premtime të rrejshme se “liria do të vijën ne rruge paqësore”, e ka ruajtur qetësin e paqen e Serbisë në Kosove deri me 1997, kur rinia studentore ia ktheu shpinën politikes kapitulluese të Ibrahim Rugovës.
Intrigat e çdo kohe, se çdo veprim patriotik kundër regjimit serb janë “lojë e Serbisë” janë shpikje e tradhtarëve me e mbulua tradhtinë e vet duke tentuar me nxit popullin kundër patriotëve me këso akuza të rrejshme. Ata që para lufte, gjatë luftës dhe pas luftës se UÇK-ës e kanë luftua dhe luftojnë UÇK-ën, janë anëtarësia e ish LKJ dhe e organeve të pushtetit të ish LKJ, që kështu po i zbatojnë mësimet e Shkollës se Kumrovcit, ku ata janë përgatitur për veprime të këtij lloji, në rast se LKJ e humb pushtetin, si rruge për ty kthye prapë në pushtet!
.
Cilët ishin DORA E DJATHTË dhe DORA E MAJTË e Ibrahim Rugovës?
1) Dora e djathtë e tyre janë rrjeti i Milicisë, UDB-ës, të Gjykatave e gazetarëve të agjitpropit të ish LKJ.
Çdo respekt ndaj atyre që brenda këtyre institucioneve kanë veprua kundër regjimit jugosllav!
Ibrahim Rugova në rrethin e vet të ngushte të bashkëpunëtorëve kryesisht ka pas njerëz si Memhmet Loci e Tahir Zemaj që vinin nga strukturat kriminale të ish pushtet të LKJ dhe sidomos ata që i kishin gratë shkina dhe që ishin marr me tregtinë me droga etj.! Këto struktura edhe sot dominojnë në kreun e LDK të Ibrahim Rugovës dhe kjo shihet nga histeria e tyre agresive kundër Adem Demaçit dhe ndaj ish të burgosurve e të përndjekurve dhe ndaj ushtarëve të UÇK-ës, te cilët i akuzojnë kolektivisht duke e identifikuar ata me profiteret dezertor që qysh se ishin kyçur në UÇK-e këtë e kishin bere vetëm për përfitime e keqpërdorime materiale.
Adem Demaçi akuzohet edhe “pse po ia jep krahun krahut te luftës”! Po kujt duhet me ia dhanë krahun Adem Demaçi? Ndoshta ata presin me ia dhanë krahun krahut që kërkonte të dorëzoheshin armët te ushtra serbe! Por, Adem Demaçi nuk njeh krah tjetër pos krahut të së drejtës. Dhe ai ka me i than të keçes e keçe dhe të mirës e mire pavarësisht se për ke është fjala! Prandaj i thonë ati Adem Demaçi! Sepse nuk ka force që e mashtron, nuk ka forcë qe e korrupton as nuk ka forcë që e frikëson Adem Demaçin! Prandaj mos pritni kurrë që Adem Demaç të përkulet para varrit Ibrahim Rugovës, të cilin Brukseli e beri “ hero” së bashku me familjen e tij kriminale për shkak të pacifizmit kapitullant ndaj Serbisë dhe për të vu Adem Jasharin dhe familjen e tij heroike nën hijen e një sabotatori si Ibrahim Rugova!
2) Mu këta keqbërës edhe janë dora e majtë e ish LKJ dhe ata janë “komandantet” dezertor e profiter të luftës së UÇK-ës që e shkelën Betimin e UÇK-ës dhe që po marrin pjese në plaçkitjen ekonomisë të Kosovës! Ata janë fajtor edhe për vetëvrasjet e ushtarëve edhe për gjendjen e mjerueshme të familjeve të ushtarëve të UÇK dhe të familjeve të ish të përndjekurve politik brenda e jashtë vendit! Marr në tërësi veprimet e tyre janë lojëra serbe që në fund kanë me dështua njësoj si ka dështua Serbia në Kosovë!
Megjithatë, këto akuza nuk i adresohen terë LDK, por vetëm krahut të ish LKJ në LDK. Pjesa tjetër e LDK që nuk kanë lidhje me ish LKJ, duhet të distancohet dhe të pastrohet nga mbeturinat e ish LKJ, nëse duan që LDK të e ruajnë nga shkatërrimi dhe nëse duan që atë ta ruajnë si parti qytetare nga komprimitimi që po i sjellin njerëzit monstrum të ish regjimit të LKJ në radhët e LDK!. Pa ketë diferencim me strukturat kriminale e tradhtare të ish regjimit të LKJ brenda LDK, LDK është e gjykuar në shkatërrim!
Ata shqiptar të ndershëm dhe patriot që gjenden brenda LDK dhe brenda partive tjera Politike e kane për detyre që të pastrojnë radhët e veta nga elemente të tillë kriminel e reaksionar që po nxisin përçarje mes shqiptarëve dhe qe po e sabotojnë ecjen përpara të Lëvizjes për Pavarësinë e Kosovës dhe të bashkimit të saj me shtetin Ëmë!
Nga: Abdullah Prapashtica