Londra dhe 3 qytete në flakë, shënohet viktima e parë

0
648

1. Londra, Birmingami, Liverpuli, Bristoli janë të përfshirë nga flakët

2. Kryeministri i Britanisë u kthye nga pushimet me urgjencë për shkak të ngjarjeve.

3. Anulohet ndeshja mes Anglisë dhe Holandës

4. 28 000 telefonata u kryen në repartin e zjarrfikëses vetëm mbrëmë

5. 450 vetë janë arrestuar, ndërsa 44 policë kanë përfunduar në spital

6. Sot pritet raporti lidhur me vrasjen e 29-vjeçarit Dugan nga policia, shkak për nisjen e protestave

7. 16 000 policë janë në gjendje gatishmërie

8. Dyqane, makina janë thyer, vjedhur e djegur në të gjitha qytetet

9. Policia deklaroi se situata i ka kaluar kufijtë e protestës e tashmë mund të flitet vetëm për shkatërrim e grabitje. Pronarët e dyqaneve deklarojnë se janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre

10. Të enjten pritet mbledhja urgjente e parlamentit për të diskutuar për çështjen

11. Një 26-vjeçar i plagosur nga grabitësit ndërroi jetë në spital. Policia ka shpallur në kërkim përmes fotografive të paktën 12 të rinj

Një pjesë e madhe e Londrës dhe tre qytete kryesore të Britanisë u zgjuan mëngjesin e së hënës të përfshirë në zjarret e natës së tretë të protestave.

Ndërsa rrëmujërat vazhdojnë në kryeqytet, policia konfirmoi se e njëjta situatë është edhe në Liverpul, Birmingam dhe Bristol dhe po të njëjtat gjera raportohen në Notingam dhe Lids.

Kryeministri i Britanisë David Kameron la pushimet dhe u kthye për takimin e emergjencës në 9 të këtij mëngjesi.

Një numër shumë i madh policësh patrulluan Londrën gjatë natës duke gdhirë e martë, ndërsa u është anuluar ndeshja e Anglisë me Holandën.

20 800 telefonata emergjence janë kryer tek zjarrfikëset që patën një nga netët më të tmerrshme në historinë e tyre. Vetëm kostoja e pastrimit të rrënojave pritet të shkojë në dhjetëra miliona.

Protestat dhe djegiet e qyteteve vazhdojnë prej tre netësh, ndërsa zanafillë ishte vrasja e një 29-vjeçari nga policia mbrëmjen e së enjtes në Totenham.

Tre vetë përfunduan në pranga nga policia pasi dyshohet se po planifikonin vrasjen e një oficeri policie. Më shumë se 450 vetë janë arrestuar, ndërsa për 69 vetë janë ngritur tashmë akuzat. Të gjitha qelitë e paraburgimit në Londër janë plot, ndërsa mësohet se numri i policëve të plagosur ka arritur në 44. Një burrë është në gjendje të rëndë pasi u qëllua në Krojdon.

Sot policia deklaroi se pritet edhe përgjigja balistike lidhur e plumbit që vrau Mark Duganin, shkak i fillimit të protestave. Përgjigjja vjen nga një komision i pavarur i ngritur për këtë rast. 16000 oficerë mësohet se janë të angazhuar për situatën.

Policia e Londrës u ka bërë thirrje prindërve që të mbajnë fëmijët në shtëpi dhe të mos i lënë të dalin. “Tani nuk kemi të bëjmë më me protestë. Kjo i ka kaluar kufijtë. Tani mund të flasim për dhunë, grabitje dhe shkatërrim”, tha shefi i policisë, ndërsa deklaroi se të gjithë ata që kanë marrë pjesë në këto grabitje do të dënohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu